Connect with Us

Rama përgjysmon rrogën e ministrave dhe deputetëve/ Nuk prek pagën e Presidentit: “S’dua t’i hyj në hak”

Politikë

Rama përgjysmon rrogën e ministrave dhe deputetëve/ Nuk prek pagën e Presidentit: “S’dua t’i hyj në hak”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak minuta nmë parë se do të përgjysmojë rrogën e ministrave dhe të deputetëve.

Kreu i qeverisë tha gjatë një videolive se nuk dëshiron të prekë rrogën e Presidentit Ilir Meta, pasi theksoi se nuk do t’i hyjë në hak por ta falenderojë për gjithçka po bën në këto momente.

“Unë në fakt doja që në planin të imponoja heqjen e diçkaje nga vetja për ata që fitojnë më shumë në sektorin privat apo ata me pagë të lartë por më bindën që do tingëllonte e gabuar. Ndaj nuk do prekim hë për hë asnjë pagë përveç këshillit të ministrave dhe deputetëve të cilët do marrin gjysmën e rrogës. Nuk dua t’i hyj në hak Presidentit të Republikës që ka ndihmuar në këtë situatë. Nuk duam të krijojmë asnjë keqkuptim që do i përgjysmojmë rrogën Presidentit të Republikës përndryshe dua ta falenderoj se po ndihmon si dhe sa mundet”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Nona

    19 Mars, 2020 at 8:53 pm

    Ky jo vetem ae nuk i rriti rrogat 7 vjet por po fillon ti ule. Pak e kane ata qe e votuan.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha denoncon paaftësinë e qeverisë/ Bëri “sehir” 2 muaj për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri, Sali Berisha, në një lidhje për “360 Gradë” ka denoncuar neglizhencën e qeverisë për ti bërë ballë epidemisë së koronavirusit.

Sipas Berishës qeveria humbi 2 muaj kohë që pas shfaqjes së virusit në Kinë, Kore e Jugut, Iran dhe më vonë në Itali duke mos marrë asnjë masë.

“E vërteta është së për fatin më të keq, këtu u veprua të paktën për 70-80 ditët e para të epidemisë me gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra.

Nuk kam ndërmend të bëj politikë, por nëse nuk njofhm gabimet që bëjmë vazhdojmë dhe i përsërisim ato me pasoja shumë të rënda.

Nga mesi i dhjetorit gjer me datën 9 mars, në këtë vend nuk është karantinuar qoftë dhe një qytetar i vetëm që vinte nga Kina, Joreja e Jugut dhe më vonë nga Italia.

Në këtë vend që nga mesi i dhjetorit gjer para tre ditësh, në mënyrë absolute nuk është shpenzuar asnjë qindarkë, nuk është marrë asnjë masë e vetme për tu pregatitur nga pikpamja mjeksore, për përballimin e kësaj epidemie.

Ndejtëm dy muaj duarkryq nga papërgjgjshmëria dhe paaftësia.

Me datën 25 shkurt kryeministri i Italisë, Conte ka shpallur izolimin e plotë të 10 distrikteve të Italisë së Veriut.

Atë ditë kam kërkuar që të bllokohen të gjithë shtetasit që vijnë nga këto 10 zona, shqiptarë apo italian qofshin ata, por asnjë nuk u pengua, ndonëse Tirana gumëzhinte se janë shfaqur rastet e para të koronavirusit në Shqipërii.

Na thuhej se sështë ndonjë gjë, se 97% e tyre shërohen dhe dilte zëdhënsja në media e na thoshte po pres me padurim rastin e parë.

Sa i përket rastit zero, ne duhet të falenderojmë ministrin e Shëndetësisë së Turqisë i cili na informoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me datën dy mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA. Për të mos thënë që kishte një vdekje të dyshimtë në Korçë.

A është kjo paaftësi apo papërgjgjshmëri, këtë nuk mund ta them. Por ajo që mund të them mesiguri është që u humbën më shumë se dy muaj kohë pa u marrë asnjë masë.

Nuk u bë përgatitja më minimale, të paktën për personelin shëndetësor të gatantoheshin maskat dhe kostumet që duhen.

Nuk e shtroj për politikë, por nuk munë të qëndrojmë në bisht të kohës sepse kjo ka pasojë shumë të rënda.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama toleron qytetarët që kalojnë orarin në banka/ “Tregojini dokumentin policëve”

Publikuar

-

Nga

“Nëse do ketë radhë në banka, do ketë tolerancë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa foli për radhët e gjata dhe për qytetarët që nuk mund të mbarojnë punë brenda orarit të caktuar nga qeveria.

Kreu i qeverisë tha se njerëzish duhet të kuptojnë se duhet të rrijnë në radhë dhe të mbajnë distancë, pasi theksoi se do ketë lehtësime për ta.

“Nëse ka njerëz në radhë dhe mbaron ora dhjetë do ketë tolerancë. Nëse ke qenë në bankë ti ke provë që ke qenë. Trego dokumentin kur të ndalon polici”, theksoi Rama.

Kryeministri deklaroi më tej se është i surprizuar nga reagimi i qytetarëve se nuk priste një reagim dhe bashkëpunim kaq të shpejtë.

“Drejtuesit e policisë po mundohen të jenë më shumë sensibilizues sesa ndëshkues. Secili nga ne duhet të bëhet polic në kuptimin e mirë të fjalës që mos ia lejojë vetes dhe të tjerëve të shkelin rregullat. E vërteta është se unë jam i mrekulluar nga fakti se ka një ndryshim kaq të shpejtë dhe kaq masiv saqë mos marrshim mësysh se po vazhduam kështu ne do dalim mirë nga kjo histori dhe nuk do biem pre e pakujdesisë sonë në një formë që do na prodhojë një katastrofë njerëzore”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama kritikon qytetarët për dyndjen në rrugë/ “Më alarmon papërgjegjshmëria, ruani distancën”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për dyndjen e qytetarëve në rrugë sapo ora shkoi 16:00, duke treguar edhe një sjellje papërgjegjshmërie.

Rama tha në emisionin “Opinion” se e alarmon shumë kjo sjellje, pasi rrezikohen të preken më shumë persona.

“Ajo që më alarmon është çdo shenjë papërgjegjshmërie nga qytetarët, nëse ne kufizojmë orarin është e sigurt që do ketë më shumë dyqane, por është e patolerushme që të bëjmë sikur po presin autobusin dhe të turremi te dera. Po përfitoj që t’i them njerëzve ju lutem, ju lutem, ju lutem , të mos hedhim çdo gjë në plehra por të mbajmë distancën”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se nuk ka vlerë asgjë që bëjmë nëse njerëzit nuk rrinë në radhë dhe nuk mbajnë distancë. Mbarojnë punë më shpejt dhe nuk infektohen”, nënvizoi më tej kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE