Connect with Us

Rama paralajmëron qytetarët/ “Të ardhurat do të bien në një pikiatë të hatashme”

Politikë

Rama paralajmëron qytetarët/ “Të ardhurat do të bien në një pikiatë të hatashme”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Kryeministria u shpreh se sipasojë e situatës me koronavirusin të ardhurat e shtetit mund të bien në një pikiatë të hatashme, ku nuk mund të ketë një plan për ti kënaqur të gjithë.

“Luftrat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos.Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike.

Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithcka mundet, por cdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithckja nuk mund të përfshijë shumëcka në kohën e paqes.

Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurat ka më pak.

LEXO EDHE:  Genc Pollo pro aleancës Rama-Basha

Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë  një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër.”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama ia thotë hapur qytetarëve/ “Kjo situatë nuk do kalojë për dy javë, mos më kërkoni t’ju shes iluzone”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje të forta për qytetarët që vërshuan sërish në rrugë sapo akrepat e orës shënuan 16:00.

Rama e cilësoi sërish këtë situatë si një luftë që nuk ka përleshje, por çdo ushtar duhet të mbyllet në shtëpi. Kryeministri e tha hapur se kjo betejë me koronavirusin do të zgjasë shumë  dhe askush nuk e di sa do të zgjasë.

“Prandaj motra e vëllezër në këtë luftë jemi bashkë se s’do ketë kush të na varrosë e jo më kush të na qajë. Ne, Shqipëria, unë që qëndroj në krye të kësaj në këtë kohë të mallkueshme s’do kemi ç’të bëjmë. Ne vrapuam më shpejt për t’u mbyllur në shtëpi dhe do vazhdojmë kështu deri kur ky armik i egër të shfarroset. Nuk e di asnjë se kur do vijë dita e çlirimit nga ky makth, por dimë se kjo nuk do kalojë për dy javë. Çdo dy javë që do kalojë do themi që do dhe dy javë të tjera. Mos më kërkoni t’ju shes iluzone t’ju mbaj me llafe. Shtrëngoni dhëmbët dhe ndajeni mendjen se kjo luftë do zgjasë”, tha kreu i qeverisë në një videolive në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Princi i Monakos infektohet me koronavirus/ Meta i shqetësuar: Shpresoj të kthehet shpejt në krye të punëve

Publikuar

-

Nga

Pallati Mbretëror i Monakos, përmes një komunikate për shtyp, njoftoi sot se Princi Albert ka rezultuar pozitv pasi iu nënshtrua testit për COVID-19.

Pas këtij lajmi ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta i uron shërbim të shpejtë princit.

“Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!
Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!
Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme!”, shkruan Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm/ Ç’duhet të dinë shqiptarët që kanë “ngecur” në Gjermani dhe Francë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë./CNA.al

LEXO TE PLOTE