LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk e preku për të mos krijuar keqkuptime/ Meta "pajtohet" me kryeministrin, vetëofrohet për shkurtim rroge

19 Mars 2020, 20:07, Politikë CNA
Rama nuk e preku për të mos krijuar keqkuptime/ Meta

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se do të përgjysmojë rrogat e deputetëve dhe të këshillit të ministrave, ndërsa theksoi se pagën e presidentit Ilir Meta nuk do ta prekë për të mos krijuar keqkuptime.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Kreut të Shtetit, i cili ka përshëndetur mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri. Meta fton qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

Gjithashtu Presidenti thekson se është i gatshëm që të vërë edhe ai gjysmën e pagës në dispozicion të planit financiar të bërë publik.

“Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve.

Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19.

Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, nënvizon Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga