LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama kritikon qytetarët për dyndjen në rrugë/ "Më alarmon papërgjegjshmëria, ruani distancën"

19 Mars 2020, 20:30, Politikë CNA
Rama kritikon qytetarët për dyndjen në rrugë/ "Më

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për dyndjen e qytetarëve në rrugë sapo ora shkoi 16:00, duke treguar edhe një sjellje papërgjegjshmërie.

Rama tha në emisionin “Opinion” se e alarmon shumë kjo sjellje, pasi rrezikohen të preken më shumë persona.

“Ajo që më alarmon është çdo shenjë papërgjegjshmërie nga qytetarët, nëse ne kufizojmë orarin është e sigurt që do ketë më shumë dyqane, por është e patolerushme që të bëjmë sikur po presin autobusin dhe të turremi te dera. Po përfitoj që t’i them njerëzve ju lutem, ju lutem, ju lutem , të mos hedhim çdo gjë në plehra por të mbajmë distancën”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se nuk ka vlerë asgjë që bëjmë nëse njerëzit nuk rrinë në radhë dhe nuk mbajnë distancë. Mbarojnë punë më shpejt dhe nuk infektohen”, nënvizoi më tej kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga