Connect with Us

Rama kritikon qytetarët për dyndjen në rrugë/ “Më alarmon papërgjegjshmëria, ruani distancën”

Politikë

Rama kritikon qytetarët për dyndjen në rrugë/ “Më alarmon papërgjegjshmëria, ruani distancën”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për dyndjen e qytetarëve në rrugë sapo ora shkoi 16:00, duke treguar edhe një sjellje papërgjegjshmërie.

Rama tha në emisionin “Opinion” se e alarmon shumë kjo sjellje, pasi rrezikohen të preken më shumë persona.

“Ajo që më alarmon është çdo shenjë papërgjegjshmërie nga qytetarët, nëse ne kufizojmë orarin është e sigurt që do ketë më shumë dyqane, por është e patolerushme që të bëjmë sikur po presin autobusin dhe të turremi te dera. Po përfitoj që t’i them njerëzve ju lutem, ju lutem, ju lutem , të mos hedhim çdo gjë në plehra por të mbajmë distancën”, u shpreh kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  Mbyllja e basteve/ Rama e pranon luajne ende

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se nuk ka vlerë asgjë që bëjmë nëse njerëzit nuk rrinë në radhë dhe nuk mbajnë distancë. Mbarojnë punë më shpejt dhe nuk infektohen”, nënvizoi më tej kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD e pakënaqur nga plani financiar/ “Është i pamjaftueshëm”

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me planin financiar të qeverisë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, PD thotë se plani i masave është i mirëpritur, por sërish e cilëson të pamjaftueshëm.

“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, shkruan PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“2.2 miliard euro koncesione”/ Berisha: Qeveria është marrë peng nga PPP-të

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Berisha në se tha se nuk duhet të vazhdohet që të paguhet klientela e PPP-vë, duke u ndalur tek koncesioni për sterelizimin e paisjeve kirurgjikale.

Sipas Berishës, përveç atij të dializës, çdo koncesion tjetër  duhet të pezullohet qysh nesër.

Të vazhdojmë ne të paguajmë klientelën e PPP-ve, është një krim i shëmtuar. Përveç PPP-së të dializës që është jetë mbajtëse, që të gjithë të tjerat janë në gjendje që do t’i pezulloje qysh nesër. Arsyeja që nuk pezullohen është se marrin para paradhënie.

Sterilizimi, për tu firmos kjo kontrartë ultrakorruptive, me një kosto 40 herë më të lartë se çe bëntë sektori publik.

Ju tha mbrëmë shqiptarëve që operacionet bëheshin me pinca të thyera, një marrëzi që nuk janë bërë as në mesjetë.

LEXO EDHE:  Rama mbush sallën me zyrtarë/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pezullon punën

LEXO EDHE:  Për një copë pushtet/ Monika e çizmes rikthehet me Ramën?

Ju tha se infektoheshin 50 mijë  të operaur, në një kohë  kur Shqipëri nuk janë opëruar më shumë se 900 vetë, Kjo qeveri është e tëra e marrë peng nga PPP. 2.2 miliard euro.

Ky komb do ta kapërceje këtë dhe i ka të gjitha mundësitë për ta kapërcy me dinjitet, por duhet të dëgjohet cdo zë, do sirenë urie, dhimbje, skamje dhe pamunësia.

Në 2012 për sterilizmin e mjeteve kirurgjikale është investuar në atë spital aparatura më moderne e Europës sa duhej 6 muaj specializk për ta përdorur, dhe këta shkuan dhe e dhanë me një çmim 40 herë më të lartë.”/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk u hap thesi aty ku duhej”/ Berisha kritika qeverisë për planin 7-pikësh

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Berisha ka komantuar dhe planin ekonomik të prezantuar nga qeveria sot për përballimin e situatës nga koronavirusi.

Në një lidhje me “360gradë” Berisha tha se Rama nuk e ka hapur thesin aty ku duhet.

Ai u shpreh se thesi duhet të hapej  te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë.

Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë.

LEXO EDHE:  Spaho i kundërpërgjigjet Ramës: Artistët humbën besimin, universiteti nuk funksionon

LEXO EDHE:  Pjesëza e Shqipërisë që zgjedh Rama për t’iu thënë sot “mirëmëngjes”!

Janë të gjithë të mbyllur në mision të mbyllur. Shtetit i takon t’i bëjë që ta përballojë këtë situatë. Punonjësit e tyre, nuk mund të paguhen me pagën e para epidemisë, por që të kapërcejnë bazat.”

 

LEXO TE PLOTE