Connect with Us

Rama kërkesë të kamurve/ “Duhet të jepni nga vetja, ndihmoni ata që s’kanë para”

Politikë

Rama kërkesë të kamurve/ “Duhet të jepni nga vetja, ndihmoni ata që s’kanë para”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia do të bjerë dukshëm nga kjo betejë me koronavirusin.

Gjatë një videolive, Rama i kërkoi qytetarëve të mos shpenzojnë para pa menduar, por të kursejnë, pasi theksoi se ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo betejë.

Kreu i qeverisë i bëri apel më të pasurve të ndihmojnë njëri-tjetrin, pasi theksoi se nuk e di sa do mund të përballojë qeveria.

“Ekonomia e shtëpisë sonë të vogël nuk mund ta pëballojë këtë luftë. Me mund duhet dhe do financojmë mbijetesën në luftë të atyre dhe ne që bien në kthetrat e armikut, të atyre që nuk shkojnë dot në punë. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment dhe të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë më shumë por duhet të japin nga vetja”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se më të pasurit duhet të ndihmojnë financiarisht ata që nuk kanë para./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama prezanton planin financiar/ 7 pikat ku do të shkojnë miliona eurot

Publikuar

-

Nga

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama shpalli planin financiar për betejën me koronavirusin

Gjatë një deklarate për shtyp, kreu i qeverisë tha se do të ndihmojë ata që kanë mbetur pa punë në shtëpi për shkak të mbylljes së bizneseve, një pjesë të fondit do ta vërë në dispozicion për pajisjet mjekësore, një pjesë për kamat-vonesat dhe një pjesë për tatim-fitimin e bizneseve.

7 pikat e planit financiar:

1. 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat

3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin dhe papunësinë

4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionet humanitare

5. 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë

6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonentë

7. Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Izolimi në shtëpi dhe debati Basha-Rama/ Grida Duma thirrje qeverisë: Uluni si Merkel dhe Trump

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka komentuar debatin politik lidhur me propozimin e Lulzim Bashës të planit me tetë pika dhe përgjigjen e kryeministrit Edi Rama.

Duma është shprehur se në këtë moment e gjithë klasa politike kanë një qëllim që Shqipëria të jetë sa më e sigurt, së pari për jetën.

Ajo theksoi se një qeveri e përgjegjshme është të ulet dhe të marrë të dhënat ekonomike dhe ashtu sikur bën Merkel, Trump, Italia apo Greqia bën një përllogaritje të thjeshtë nëse realizohet një propozim konkret dhe e lëmë batutën mënjëanë.

“Jemi në një moment krize që është globale, padyshim Shqipëria nuk duhet të ketë delirin që mund të shpikë rrotën. Ajo që na pret është nevoja për të maksimalizuar për jetët e njerëzve. Nëse ka një gjë që nuk duhet pasur kompleks, janë idetë dhe propozimet e mira. Të qëndruarit në qeveri vjen se je i votuar nga një pjesë e madhe e popullit, por një pjesë kanë votuar opozitës dhe i gjithë spektri përbën popullin. Në këtë moment e gjithë klasa politike kanë një qëllim që Shqipëria të jetë sa më e sigurt, së pari për jetën. Ana tjetër është si i bëhet kur vjen çështja te kolapsi ekonomik që shkakton një kaos, nëse vijmë te kriza duke u mbyllur në karantinë. Ky është momenti paralel i krizës së pandemisë.
Duhet të themi si zgjidhet. Ju siguroj, para se të vijë kolapsi ekonomik, ishalla nuk vjen, duhet të ndalojmë më parë dramën për shërbimet, pagesat. Duhet të kemi parasysh që ekonomia shqiptare është tregti dhe shërbim në 57%. Pagat në këtë masë është emergjencë e parë. Kur flasim në këtë mënyrë duhet të kuptojmë që propozimet nga opozita janë konkrete. Një qeveri e përgjegjshme është të ulet dhe të marrë të dhënat ekonomike dhe ashtu sikur bën Merkel, Trump, Italia apo Greqia bën një përllogaritje të thjeshtë nëse realizohet një propozim konkret dhe e lëmë batutën mënjëanë.
Ta lëmë se kush e tha i pari se vendi duhet të futet në izolim. Ne bëmë disa propozime, ky është roli absolut. Ajo që po thuhet heqja e zërave të tatimeve dhe taksave apo sigurimet. Votën për të qeverisjen e mirë ke marrë, tani për mirëqeverisjen dhe bashkëpunimin për cilëndo qeveri qoftë. Më një buxhet të vogël jemi të detyruar që bashkërisht të bëjmë një gjë. Unë shpresoj që paketa ekonomike të jetë e vlefshme, shpresoj të jenë edhe pjesë propozimet e PD-së. Pasi paketa del duhet të kemi parasysh që gjithkush do të sakrifikojë. Duhet pasur transparencë në mënyrën si merren vendimet”, u shpreh Duma për Report Tv.

Lidhur me izolimin në shtëpi, Duma tha së sa më i përgjegjshëm është njeriu aq më i qartë është.

“Është vështirësia më e madhe në këtë betejë gjëja më e madhe që vihet në testim është durimi, kohëzgjatja dhe izolim më i gjatë është siguria më e madhe. Është parë që ky lloj virusi vepron ndryshe në trupa të ndryshëm. Në muajt e ardhshëm do të kemi rikthimin në jetën normale, por përsëri duhet të ketë kujdes. Shpresoj që të mësojmë në cdo gjë”, tha mës të tjerash Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama paralajmëron qytetarët/ “Të ardhurat do të bien në një pikiatë të hatashme”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Kryeministria u shpreh se sipasojë e situatës me koronavirusin të ardhurat e shtetit mund të bien në një pikiatë të hatashme, ku nuk mund të ketë një plan për ti kënaqur të gjithë.

“Luftrat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos.Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike.

Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithcka mundet, por cdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithckja nuk mund të përfshijë shumëcka në kohën e paqes.

Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurat ka më pak.

Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë  një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër.”

 

LEXO TE PLOTE