Connect with Us

“Qytetarët të ndjekin rregullat”/ Mjeku në Gjermani: Nuk ka ilaç specifik për trajtimin e pacientëve

Sociale

“Qytetarët të ndjekin rregullat”/ Mjeku në Gjermani: Nuk ka ilaç specifik për trajtimin e pacientëve

Publikuar

-

Mjeku shqiptar në Gjermani, Fahri Beqaj ka dhënë detaje në lidhje me situatën që ndodhet Gjermania për shkak të koronavirusit.

Beqaj ka theksuar se e vetmja mënyrë për të mposhtur dhe parandaluar këtë sëmundje është që qytetarët të ndjekin rregullat e vendosura nga institutet e shëndetsisë, pasi deri më tani nuk ka asnjë ilaç zyrtar që mund të përdoret për shërimin e këtij virusi.

“12800 të prekur në Gjermani situata është nën kontroll ju e dini se kemi të bëjmë me një virus të panjohur që nuk ka terapi nuk ka as vaksinim dhe ajo që na ngelet është vetëm parandalimi i saj. Deri ë tani në Gjermani kemi arritur që të parandalojmë dhe vetem 34 persona kanë humbur jeten që janë të moshës së madhe dhe që kanë pasur më shumë sëmundje të tjera. Për momentin shtresa më e prekur janë të sëmurit kronik dhe të sëmurit ne po bëjmë çdo përpjekje për të mos pasur asnjë jetë të humbur por që gjithmonë ndodh”, tha doktori në një lidhje direkte për ABC News.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra”/ Dom Gjergj Meta thirrje të fortë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra…” Ky është apeli i fortë që ka bërë Dom Gjergj Meta për qytetarët lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi, kur janë konfirmuar 64 të prekur nga koronavirusi.

Ai i thotë shqiptarëve të shohin nga dritarja dhe jo nga pasqyra. Dom Gjergj Meta deklaron se kjo nuk është viroza e parë në planet, por beteja jonë për jetën sot duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja.

Ai thekson se përgjegjësia e secilit prej nesh është e domosdshme që asnjë hallkë të mos thyhet a këputet nga papërgjegjësia, sepse çdonjëri nga ne është një ngjarje unike në këtë planet e vlen shumë.

“Dikush thotë se jemi në luftë. Edhe luftërat i ka bërë njerëzimi e ka gjasa (Mos o Zot!) që do t’i bëjë përsëri. Në këto momente një pjesë po lufton me jetën, një pjesë me virusin, kurse për pjesën më të madhe lufta më e ashpër po zhvillohet brenda nesh. Këtë luftë, me instiktet tona egoiste kishim harruar ta bënim, sepse kishm marrë për të mirqënë që kishim vetëm të drejta e jo detyra. Tani po shohim ndryshe e shpresoj të vazhdojmë kështu. Nxitimi që kemi për të dalë, rrezet ftuese të diellit, mungesa e rutinës së përditshme, malli për miqtë, shokët e të dashurit e zemrës po mundon shumë njerëz. E megjithatë momenti na kërkon një kufizim të lirisë, një vetëkufizim si një akt heroik, një armë lufte kundër një armiku të padukshëm e të panjohur.

LEXO EDHE:  Panik në Gjermani/ Makina futet në mes të turmës, 3 të vdekur dhe 30 të plagosur (fotot)

LEXO EDHE:  “Kemi 2 raste të dyshuar me koronavirus”/ Silva Bino: 500 persona janë izoluar në shtëpi

Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta shohim botën vetëm nga këndvështrimi ynë e aq më keq akoma nga pasqyra e instikteve tona. Pasqyra lejon vetëm një pamje, atë të vetes tonë, si Narcizi në pellgun e ujit. Duhet ta shohim botën nga dritarja, sepse vetëm dritarja, e jo pasqyra, na lejon të shohim të tjerët, të shohim jashtë nesh e më në fund të dimë të jetojmë me dhe për të tjerët”, shkruan Dom Gjergji në rrjetet sociale.

Ai bën thirrje që gjithësecili prej nesh të hapë dritaret e zemrës e të shohë jashtë, pasi praninë e tjetrit e cilëson si dhuratë dhe përgjegjësi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nëse zbatohen masat, nuk do ta shohim pikun!”/ Sqarimi i mjekut: Çfarë ndodh me rritjen e temperaturave

Publikuar

-

Nga

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë me përpikëri masat, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mjekut, gjithçka varet nga sa do të zbatohen masat.
Ai thekson se nëse këto masa zbatohen nga popullata, nuk do të shohim dot një pikë kulmimante të virusit në vendin tonë.

“ Kjo është rrjedhojë e masave që do të zbatojmë. Nëse masat do të merren seriozisht nga popullata ndoshta në këtë pikë nuk do ta shohim dot pikun”, shprehet mjeku për News 24.

Sipas Alimehmetit, një person i infektuar mund të infektojë 2.3 persona të tjerë.
Ai thekson se vetëm masa e distancimit social mund ta ulë këtë shifër nën zero.

LEXO EDHE:  “Kemi 2 raste të dyshuar me koronavirus”/ Silva Bino: 500 persona janë izoluar në shtëpi

LEXO EDHE:  Panik në Gjermani/ Makina futet në mes të turmës, 3 të vdekur dhe 30 të plagosur (fotot)

“Tjetër është edhe rritja e temperaturës, që e ul këtë koeficionet. Pra, me rritjen e temperaturave një person i infektuar mund të infektojë 1.3 persona të tjerë, por nuk e zhduk virusin. Pritet që brenda fundjavës zona më e goditur në Itali, Lombardia, të fillojë rënien e të infektuarve, kjo për shkak të masave të marra”, u shpreh mjeku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen”/ Pipero kërkon kujdes maksimal

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur mëngjesin e sotëm lidhur me situatën aktuale në vendin tonë dhe me rastet e prekura nga koronavirusi.

Pipero deklaroi se rastet janë duke ardhur duke u shtuar dhe qytetarët nuk duhet të panikohen nga kjo gjë, por theksoi se duhet të respektojnë çdo këshillë.

“Rastet në spital janë shtuar, janë mbi 30 të shtruar sot në spital se nuk di të them një numër të saktë. Është shumë herët të japim shifra. Fillimi i javës së katërt do na mësojë se ku do jemi. Ne nuk duhet të vonojmë asnjë minut, flas për qytetarët që të zbatojnë çdo urdhër apo këshillë të dhënë”, u shpreh ai në emisionin “Rreze Dielli”.

Teksa u pyes për riskun e rrezikut për infektimin fëmijëve, mjeku tha se fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen.

LEXO EDHE:  Panik në Gjermani/ Makina futet në mes të turmës, 3 të vdekur dhe 30 të plagosur (fotot)

LEXO EDHE:  Këlliçi nga Gjermania: Rrezikojmë një tjetër eksod të shqiptarëve

“Kjo epidemi ka dëshmuar se fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen, edhe nëse preken mund ta kalojnë më lehtë, por asnjëherë nuk duhet të themi në fëmijët nuk preken. Fënmijët mund të preken por nuk manifestojnë sëmundjen. Në çdo rast duhet të dëgjoni këshillat tona”, nënvizoi Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE