Connect with Us

Problemi i furnizimit me ilaçe/ Rama zbulon marrëveshjen me Turqinë

Politikë

Problemi i furnizimit me ilaçe/ Rama zbulon marrëveshjen me Turqinë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me aludimet se mund të bllokohet transporti i të gjitha mjeteve dhe aparaturave mjekësore dhe ilaçeve në botë.

Rama tha se nga bisedimet e bëra deri më tani me krerët e shteteve të ndryshme, ka informacione se kjo nuk do të ndodhë.

“Kompanitë farmaceutike kanë vepruar me instiktin e drejtë dhe po krijojnë stoqe edhe për t’i dalë përballë diçkaje që nuk besojnë se do ndodhë. Nga bisedat që kam bërë me krerë shtetesh, nuk ka për të ndodhur që BE të bllokojë transportin. Kompanitë shqiptare po prodhojnë. Nuk ka asnjë arsye në botë që të kenë shqetësime”, deklaroi ai në emisionin “Opinion”.

Kreu i qeverisë u pyet nëse kanë kërkuar ndihmë nga Kina, e cila është vendi i parë që u përball me koronavirusin dhe tashmë ka arritur ta izolojë, ndërsa zbuloi planin që ka me Turqinë.

LEXO EDHE:  Pranuan mandatin e deputetit/ Noka: Pazari gjësë së gjallë mbushi kazanin e Edi Ramës

“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ministria e Shëndetësisë ka bërë marshin e vet po kini parasysh se Kinën e kërkon e gjithë bota. Prej kohësh, prej dy javësh kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, një listë me kërkesa në rast se do përmbyset bota dhe nuk do ketë asnjë mundësi komunikimi me askënd. E kemi të garantuar me Turqinë”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i bën thirrjen urgjente Bankës së Shqipërisë/ “Të dezinfektohen paratë kesh”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, i ka bërë thirrje urgjente Banës së Shqipërisë, të dezinfektojë menjëherë paratë kesh, si një komponet i rrezikshëm për përhapjen e COVID-19 në situatën akutale.

“Kormonedhat duhet të dezifiktohen në mëyrën më urgjente. Ndryshe gjithë përpjekja e qytetarëve duket u vetëizoluar, mbyllur në shtëpia nuk ka vlerë.

Çdo familje është e detyruar të përdori kesh për të përballuar jetën e përditshme.

Banka e Shqipërisë duhet të organizojë me shpejtësi dezifektimin e parave kesh.

LEXO EDHE:  Rama humb kontrollin në studio: Stop!/Ja si ja kthen gazetarja

LEXO EDHE:  Pranuan mandatin e deputetit/ Noka: Pazari gjësë së gjallë mbushi kazanin e Edi Ramës

I dezifektojë Republika Popullore e Kinës.”, tha Berisha në “360 gradë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD e pakënaqur nga plani financiar/ “Është i pamjaftueshëm”

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me planin financiar të qeverisë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, PD thotë se plani i masave është i mirëpritur, por sërish e cilëson të pamjaftueshëm.

“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, shkruan PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“2.2 miliard euro koncesione”/ Berisha: Qeveria është marrë peng nga PPP-të

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Berisha në se tha se nuk duhet të vazhdohet që të paguhet klientela e PPP-vë, duke u ndalur tek koncesioni për sterelizimin e paisjeve kirurgjikale.

Sipas Berishës, përveç atij të dializës, çdo koncesion tjetër  duhet të pezullohet qysh nesër.

Të vazhdojmë ne të paguajmë klientelën e PPP-ve, është një krim i shëmtuar. Përveç PPP-së të dializës që është jetë mbajtëse, që të gjithë të tjerat janë në gjendje që do t’i pezulloje qysh nesër. Arsyeja që nuk pezullohen është se marrin para paradhënie.

Sterilizimi, për tu firmos kjo kontrartë ultrakorruptive, me një kosto 40 herë më të lartë se çe bëntë sektori publik.

Ju tha mbrëmë shqiptarëve që operacionet bëheshin me pinca të thyera, një marrëzi që nuk janë bërë as në mesjetë.

LEXO EDHE:  Edi Rama po i hap rrugën pastrimit masiv të parave/Plani nesër në orën 10:00

LEXO EDHE:  Turqi, lideri i opozitës: Vendi po shkon drejt luftës civile

Ju tha se infektoheshin 50 mijë  të operaur, në një kohë  kur Shqipëri nuk janë opëruar më shumë se 900 vetë, Kjo qeveri është e tëra e marrë peng nga PPP. 2.2 miliard euro.

Ky komb do ta kapërceje këtë dhe i ka të gjitha mundësitë për ta kapërcy me dinjitet, por duhet të dëgjohet cdo zë, do sirenë urie, dhimbje, skamje dhe pamunësia.

Në 2012 për sterilizmin e mjeteve kirurgjikale është investuar në atë spital aparatura më moderne e Europës sa duhej 6 muaj specializk për ta përdorur, dhe këta shkuan dhe e dhanë me një çmim 40 herë më të lartë.”/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE