Connect with Us

Policia ndëshkon qytetarët e pabindur/ Gjobiten 24 këmbësorë, bllokohen 17 makina dhe 2 biçikleta

Kronika

Policia ndëshkon qytetarët e pabindur/ Gjobiten 24 këmbësorë, bllokohen 17 makina dhe 2 biçikleta

Publikuar

-

Të shumtë janë qytetarët e pabindur që kanë shkelur këshillat dhe urdhrat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi në këtë situatë.

Ashtu siç edhe është paralajmëruar, blutë kanë zbarkuar në rrugët e qyteteve dhe ka ndëshkuar disa persona të kapur me shkelje.

Policia e Fierit ka shoqëruar 6 shoqëruar qytetarë në komisariat dhe ka gjobitur 10 të tjerë me nga 10 mijë lekë të reja. Edhe në Vlorë ka pasur gjobitje ndaj 6 këmbësorëve dhe janë bllokuar 17 automjete, pasi shoferët nuk kishin autorizim për të lëvizur.

LEXO EDHE:  Rama justifikon papunësinë me investimet private/ Irritohen qytetarët: Të punësuarit janë vetëm anëtar partie

Ndër këto shoferë, 3 prej tyre kanë qenë të papajisur me patentë dhe janë proceduar penalisht, ndërkohë në Elbasan janë gjobitur 8 këmbësorë dhe në Gjirokastër janë hequr 3 patenta e janë sekuestruar dy biçikleta t qytetarëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Paralajmëron Lleshaj/ Laku ndaj bandës së Rinasit drejt mbylljes së plotë

Publikuar

-

Nga

Pas arrestimit të Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit jo vetëm në 2019 por edhe në 2017, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se vëllezërit Çala janë dy protagonistët kryesorë të grabitjes së 2019 dhe paralajmëron se me kapjen e tyre laku ndaj bandës së Rinasit drejt mbylljes së plotë.

Ministri thekson se është vetëm çështje kohe përballja me ligjin dhe drejtësinë.

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

LEXO EDHE:  Video-Shpërthim tritoli në makinën e efektivit të policisë/ Lleshaj fsheh krimin

LEXO EDHE:  Ndalohet autobuzi me protestues/ Reagon deputetja demokrate

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.
Operacioni vazhdon….”-shkruan Lleshaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitjet në Rinas/ Arrestohen dy vëllezër, sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha parash dhe automjete

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se është zhvilluar një megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Sipas uniformave blu, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Ministri “i hekurt” i Bashës mbledhje urgjente me krerët e policisë/Paralajmëron burgosje

LEXO EDHE:  Ishin shpallur në kërkim/ Policia e Korçës arreston dy të rinj

Po ashtu janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen copë në Fushë-Krujë/ Tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në kryqëzimin e Borizanës në Fushë-Krujë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion.

Nga të dhënat paraprake mësohet se sipasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona ndërsa një është në gjendje të rëndë.

Kujtojmë që qeveria ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Ndërsa pritet të zbulohet shkaqet e këtij aksidenti të rëndë dhe nëse ato kanë patur autorizim.

LEXO TE PLOTE