LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown, vjen sërish me një çmim të parë në Angli

19 Mars 2020, 09:59, Kulturë CNA
Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown, vjen sërish me një çmim

Piktorja Suela Pulaha Brown, e cila vitin e kaluar u vlerësua me Çmim të 1-rë dhe trofe në portret me punimin e saj në vaj “Perla’ të sopranos me famë botërore Tefta Tashko Koços, rikthehet në 2020 me një sukses të ri dhe të dyfishtë.

Këtë vit piktorja ka marrë pjesë në Festivalin e 72-të të Artit, që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit të qytetit Nuneaton në Angli. Suela thotë: -?se për atë është privilegj që pikturat e saj të përzgjidhen në procesin e seleksionimit ku numri i pjesëmarrësve është shumë i lartë.? Ndërkohë jo vetëm që u përzgjodhën punimet e saj, por edhe u vlerësuan me çmim.

Në këtë vit ajo sapo ka fituar Çmimin e 1-rë dhe trofeun për punimin më të spikatur abstrakt, si dhe Çmim të 3-të me portretin e saj në vaj të titulluar ‘Anastasia Bija ime’. Ky portret në stilin e tij Pre-Raphaelite ka tërhequr shumë vëmendje në ekspozitë.

Nëpërmjet pikturave të saj, Suela dëshiron t?i ngjallë publikut dashurinë dhe pasionin për artin. Sipas piktores Brown, arti është oksigjen. Por, gëzimin më të madh piktores ja solli pjesëmarrja e bijës së saj në eksopzitën e të rinjve të grupmoshës nën 18 vjeç. Edhe pse e bija e piktores Brown ka marrë pjesë rregullisht në ekspozita lokale, ky ishte viti i parë që mori pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm në jetën artistike të qytetit. Ajo u vlerësua me dy Çmime të 1-ra në kategori të ndryshme si dhe u vleresua me mburojën e Ekspozitëss, e cila i jepet pjesemarrësit me punimin më të mirë të së gjithë ekspozitëss.

Piktorja Brown, shprehet se: -?është emocion i pazakontë kur shikon se fëmija yt arin rezultate përkrah teje.?

Suela Pulaha Brown shprehet se trajnimin e saj në art e mori në Shqipëri, ndaj dhe dëshiron që me shembullin e saj të nxisë dhe inkurajojë brezin e ri shqiptar që është tepër i talentuar.

 

Lajmet e fundit nga