Connect with Us

“Për zotin nuk luftoj më, me askënd”/ Revoltohet ish-ministri i Ramës

Politikë

“Për zotin nuk luftoj më, me askënd”/ Revoltohet ish-ministri i Ramës

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa reagon në lidhje me qëndrimet e kryeministrit ndaj koronavirusit, i cili në çdo dalje nuk nguron të thotë se ne po luftojmë me një armik.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani risjellë në vëmendje historinë shqiptare, ndërsa thekson se kemi gjithë jetën në “luftë”, megjithatë asnjë luftë nuk kemi fituar, por kemi qënë gjithmonë të pushtuar.

“Luftëra, por s’fituam asnjërën..

Që së vogli na kanë mësuar të jetojmë në luftë me diçka apo me dikë.

Na mësuan në shkollë bëmat e luftës,po asnjëherë nuk mora vesh përse gjithmonë kemi qenë të pushtuar. A kanë luftuar të parët tanë apo jo?!

Sidoqoftë duhet të kenë pasë një ushtri armike përballë të paktën dhe kanë luftuar aq sa kanë mundur. Qartësisht jo aq sa na mësonin në shkollë.

Ne u rritëm me luftëra të tjera. Luftuam sa u shqyem fare ndaj: kulakëve, mikroborgjezëve, pronës private, bixhozit, flokëve të gjata, pantallonave coëboys, muzikës së huaj madje edhe ndaj rehatisë personale.

Luftuam armikun e jashtëm e të brendshëm, pa e ditur se kush është ai. Luftuam edhe për të siguruar bukën dhe socializmin.

Na thanë të jetojmë si revolucionarë në rrethim. Të mbajmë sytë katër e të hedhim valle në gojë të ujkut.

Na ngulën thellë në kokë se ka gjithmonë një ARMIK të rrezikshëm që do të na zhdukë nga faqa e dheut.

LEXO EDHE:  Rama: I gatshëm të takohem me Putin

Në fakt koha e solli që të takohemi edhe me “armiqtë” dhe nuk e morëm vesh përse ishim në luftë me ta. Nejse hesap tjetër ky.

Por lufta vazhdoi. Lufëra të reja celëm. Luftuam komunizmin, sigurimin e shtetit, shërbëtorët e diktaturës dhe me sipërfaqet e tepërta të banimit (madje edhe me telefonat në shtëpi).

Pastaj filluam të luftojmë ndaj trafiqeve, ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Luftuam ndaj skafeve, drogës e makinave. Faqen e zezë arritëm, por ama luftuam e luftojmë prap..

Deri sa vjen një pikë që luftojmë edhe me njëri-tjetrin sepse nuk kemi luftuar asnjëherë me asnjë armik.

E bëjmë rregullisht këtë gjë. Luftojnë trimat burra n’gratë e tyre, djemtë n’prindër të vet, vëllezër e motra n’shoqi shoqin, kushërinjtë po e po.

Luftojmë komshinjtë, pronarët, bisneset, të varfër e të pasur sipas terezisë së momentit. Luftojmë me qejf kur gjejmë ndonjë “armik” që na e rrok syri.

Sot na thonë se jemi prap në luftë,por me një virus… prap me armik që nuk e shohim.

Luftë, luftë, luftë e luftë na shkoi kjo jetë. Gjendje e përhershme lufte…”-shkruan Manjani.

Më tej, i revoltuar ish-ministri shkruan se jeta ka sfida por jo luftë.

“Për zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë!

Jeta ka sfida, por jo luftë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i bën kërkesën e papritur Ramës/ Kryeministri “pa fjalë”: Mos është duke parë ëndrra!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje me emisionin “Open” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi.

Por një mesazh i papritur ka mbërritur në telefonin e moderatores Eni Vasili, ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon moderatores ta pyesë kryeministrin Edi Rama nëse është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe drejtimin e qeverisë ta marrë Basha.

Rama ka shprehur mosbesimin se nuk është Basha ai që e dërgon këtë mesazh.

Dialogu

Eni Vasili: Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Aty ku Rama ka plotësisht të drejtë

LEXO EDHE:  Edi Paloka: Rama ka lidhje me bandat

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz.

Por pas kësaj ka reaguar Basha, duke thënë se nuk ishte i kishte dërguar asnjë mesazh.

Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni Sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Moderatoja tregoi me print sccren dhe mesazhin i cili ishte në vijimësi të bisedës së mëhershme me kryedemokratin duke theksuar se ajo ishte e saktë dhe shprehur habi se cfare po ndodhte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Lajm/ Kryeministri “thonj pa prerë” që na qeveris!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama duket se ka një marrëdhënie “armiqësore” me pastërinë.

Një nga shprehjet që shumëkush mund ta sjellë në mendje është batuta ‘lapidare’ e  ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano “E solla nga Franca me thonj të paprerë dhe e bëra ministër!”

Por përtej kësaj, duhet se Rama nuk e ka aspak problem këtë kritikë të parardhësit të tij, pasi herë pas herë është shfaqur në media me thonj të paprerë.

Duket se dhe sonte kryministri “kishte harruar” të kujdesej për të pjesë të higjienës minimale, ndërsa u shfaq përsëri me duar të parregullta në një lidhje me studion e “Open“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga fyerjet tek kërcënimet/ Rama përplaset ashpër me Eni Vasilin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë menjëanë as sonte arrogancën e tij ndaj gazetarëve.

Në një lidhje me emisionin “Open” teksa u pyet nëse qeveria do i pezullojë koncesionet për shkak të situatës nga koronovirusi, Rama e kaloi debatin në politik, duke iu kthyer koncesioneve të PD-së.

Pas këmbënguljes së moderatores për t’iu kthyer cështjes aktuale, Rama i është drejtuar disa herë “mos bëj zhurmë” dhe se nëse i tregojnë se si duhet të sillet nuk do vinte më në emsion e saj.

Ndërkaq, moderatoja i është  drejtuar se nuk është dita për të qenë arrogant sot dhe se ajo nuk ishte aty për të bërë zhurmë sic iu drejtua kryeministri i vendit.

“Unë nuk jam arrogant, nëse e vërteta ime merret për arrogancë, ky është problemi juaj. Dëgjo se cfarë them se bën pyetje pa kuptim pastaj. Nëse ju me tregoni mua si të sillem, nuk marr më pjesë më në emisionin tuaj” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Rritja e kriminalitetit/ Kryebashkiakja e Shkodrës sulmon Ramën

LEXO EDHE:  Petrit Vasili ministër Drejtësie/Nishani dekreton shkarkimin e Manjanit

Duket se arroganca e kryeminstrit e ka lënë pa fjalë moderatoren të cilës iu mor edhe goja, ndërsa përpiqej të “frenonte” kryeministrin që të mos e fyente./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE