Connect with Us

Pëllumb Pipero i shqetësuar/ “Disa të konfirmuar me koronavirus kanë qenë të shtruar te Sanatoriumi”

Lajme

Pëllumb Pipero i shqetësuar/ “Disa të konfirmuar me koronavirus kanë qenë të shtruar te Sanatoriumi”

Publikuar

-

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaroi mbrëmjen e sotme se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve të konfirmuar me koronavirus kanë qenë të shtruar më parë tek Sanatoriumi.

Pipero ngriti shqetësimin në emisionin “Opinion” se nëse preket stafi mjekësor, mund të ketë pasoja të rënda.

“Ajo që më bën përshtypje në numrin e madh të të shtruarve që kemi është se një pjesë e konsiderueshme kanë ardhur nga Sanatoriumi. Kanë qenë disa ditë të shtruar atje dhe papritur kanë rezultuar se janë me COVID-19. Jam shumë i shqetësuar për këtë fakt se nuk duhet të na ndodhë në asnjë mënyrë që ky infeksion apo virus të qarkullojë brenda spitalit. Është shumë e rëndë që të ndodhë kjo”, deklaroi mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Kemi rreth 650 të infektuar”/ Pipero: Shumica nuk kanë shenja, burim infeksioni për të tjerët

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Pipro theksoi se numi I të infektuarve është shumë heë më I lartë sesa shifrat zyrtare.

Sipas tij, numri i personave të prekur është gati dhjëtë fish më i lartë se ai i I deklaruar nga Minstria por shumica nuk ka asnjë shenjë klinike.

LEXO EDHE:  “Janë heronjtë e vërtetë të betejës”/ Berisha urime dhe mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë

LEXO EDHE:  Masat e reja për parandalimin e COVID-19/ Manastirliu apelon për bashkëpunim qytetarët

“Numri I të infektuarve është 10 herë më i madh se ai i deklaruar. Kemi rreth 650 të infektuar, pavarëisht se shumica nuk ka asnjë shënjë klinike. Nëse njerëzit nuk zbatojnë këshillat janë burim infeksion për të tjerët”, tha Piperi në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Ka plasur lufta botërore”/ Rama tregon çfarë do ndodhë me shqiptarët e mbetur jashtë shtetit dhe të papunët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë do të ndodhë me qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve për shkak të situ atës së krijuar nga koronavirusi.

Duke marrë shkas nga mesazhi i një biznesmeni, Rama tha se të gjithë ata që nuk shkojnë në punë me qëllimin se do t’ia japë rrogat qeveria pavarësisht se biznesi ku punojnë është i hapur, nuk do të favorizohen.

“Nëse aktiviteti është i hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk i paguan askush. Asnjë vend, as Italia sot që flasim nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik, se po u mbyll pjesa kritike nuk ka ç’të na bëjë virusi më keq nga sa mund t’i bëjmë njëri -tjetrit se kthehen njerëzit në pjesën natyrale dhe hanë njëri- tjetrin. Dhe kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur nuk mund të marri asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë në emisionin “Opinion”.

Një tjetër pyetje e drejtuar nga një nënë për kryeministrin ishte për shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të shtetit tonë dhe nuk mund të kthehen si shkak i mbylljes së kufijve.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Selanik/ Infektohet 38-vjeçarja

LEXO EDHE:  Mjeku i njohur flet me shifra/ “Numri i personave të infektuar në Shqipëri mund të jetë mbi 400”

“Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur”, tha Rama, ndërsa për shqiptarët që rezidentë në shtetet e tjera por që kanë mbetur këtu, kryeministri deklaroi se do të shkojnë në vendin ku jetojnë kur të mbarojë e gjithë kjo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Asnjë fjalë s’të mora vesh”/ Artan Hoxha ironizon Ramën: O jeni të mënçur ose jeni të shkundur nga farat

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar fjalën e mbajtur nga kryeministrii Edi Rama ku shpalli planin e masave social-ekonomike.

Duke përdorur një frazë nga filmi “Shoqja nga fshati”, Hoxha shkruan: Asnjë fjalë s’të mora vesh mor bir… ju artistët o jeni të mëncurit e dheut, ose jeni të shkundur nga farat”.

Gazetari thekson se Rama nuk po merret vesh se cfarë thotë.

LEXO EDHE:  Masat e reja për parandalimin e COVID-19/ Manastirliu apelon për bashkëpunim qytetarët

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm numri viktimave nga koronavirusi/ Mes tyre edhe mjeku që e zbuloi

“Po na jep kurajo duke na thënë që edhe shtetet më të mëdha në botë janë dorëzuar, apo po na fut frikën duke na thënë “nuk e dimë sa do të zgjasë kjo mbyllje absurde në shtëpi”?!?!”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE