LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i Bashës/ Ironizon Rama: Konkurrencë e ndershme për aktorët e Portokallisë

19 Mars 2020, 10:35, Politikë CNA
Paralajmërimi i Bashës/ Ironizon Rama: Konkurrencë e ndershme

Vetëm pak minuta më parë kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi se do të publikojë fakte tronditëse për qeverinë, se si këto dy javë ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Basha propozoi sërish një plan për përdrorimin e këtyre parave, ndërsa pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama izonizon liderin e PD-së, të cilin e krahason me aktorët e Portokallisë.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga