Connect with Us

“Nuk mund të rri dot i mbyllur brenda”/ I riu tenton të hidhet nga kati i pestë

Kronika

“Nuk mund të rri dot i mbyllur brenda”/ I riu tenton të hidhet nga kati i pestë

Publikuar

-

Një i ri në Durrës, ka tentuar ti japë fund jetës ndërsa ka kërcënuar se do të hidhej nga kati i pestë i banesës.

28-vjeçar ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë por bashkëshortja nuk e ka lejuar raporton Ballkan web.

Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka tentuar të hidhet nga dritarja por është shpëtuar në kohë nga polcia.

“Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, mësohet të ketë thënë i riu.

LEXO EDHE:  OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

“Si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i shërbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vetëhidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore” njofton policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nuk iu bindën udhërit të qeverisë/ Ndëshkohen 78 shoferë, 4 në pranga

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të vendosura nga qeveria, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kështu, mësohet se janë gjobitur 78 shoferë të cilët kanë shkelur urdherin për qarkullim  ndërsa 4 janë arrestuar në flagrancë në gjendje të dehur.

“Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë bllokuar 78 mjete, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

Po dje, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.”

Policia e ShtetitVijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga Qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë bllokuar 78 mjete, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.Po dje, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 19. März 2020

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia apel qytetarëve të respektojnë masat kufizuese/ Ndëshkohen 165 shtetas

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka bërë sërish apel për respektimin e masave kufizuese, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

LEXO EDHE:  “Thyen urdhërin”/ Gjobitet call centeri në Durrës, e pëson edhe një lokal

LEXO EDHE:  OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia ndëshkon qytetarët e pabindur/ Gjobiten 24 këmbësorë, bllokohen 17 makina dhe 2 biçikleta

Publikuar

-

Nga

Të shumtë janë qytetarët e pabindur që kanë shkelur këshillat dhe urdhrat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi në këtë situatë.

Ashtu siç edhe është paralajmëruar, blutë kanë zbarkuar në rrugët e qyteteve dhe ka ndëshkuar disa persona të kapur me shkelje.

Policia e Fierit ka shoqëruar 6 shoqëruar qytetarë në komisariat dhe ka gjobitur 10 të tjerë me nga 10 mijë lekë të reja. Edhe në Vlorë ka pasur gjobitje ndaj 6 këmbësorëve dhe janë bllokuar 17 automjete, pasi shoferët nuk kishin autorizim për të lëvizur.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

LEXO EDHE:  OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Ndër këto shoferë, 3 prej tyre kanë qenë të papajisur me patentë dhe janë proceduar penalisht, ndërkohë në Elbasan janë gjobitur 8 këmbësorë dhe në Gjirokastër janë hequr 3 patenta e janë sekuestruar dy biçikleta t qytetarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE