Connect with Us

“Nuk luftohet pandemia me përhapjen e lajmeve për vdekjen”/ Vasili tregon zgjidhjen e krizës

Politikë

“Nuk luftohet pandemia me përhapjen e lajmeve për vdekjen”/ Vasili tregon zgjidhjen e krizës

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kreministrin Edi Rama lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Vasili thotë se Rama nuk duhet të luftojë pandeminë duke përhapur lajmet me vdekje, por të sigurojë tampone ,veshje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe ventilatorët melanike.

Vasili shprehet i sigurt se propozimet e opozitës janë publike dhe e zgjidhin krizën.

“Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet në kurriz të bukës se shqiptareve !
O kryeminister nuk luftohet pandemia me perhapjen e lajmeve per vdekjen.
Kryeminister siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret melanike.
Kryeminister siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.
Boll i mbrojte oligarket dhe koncesionet. S’te vjen turp qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot. Propozimet e opozites jane publike dhe e zgjidhin krizen. Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri. Kryeminister boll mbolle zi, boll bere kapterin e qarkullimit rrugor. Kthehu ne pune o derezi se u bere si llaxore qe loz me facebook dhe bezdise e grabite dynjane, apo e sheh dhe e kupton edhe vete qe nuk e ben dot kete pune”, shkruan Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i Bashës/ Ironizon Rama: Konkurrencë e ndershme për aktorët e Portokallisë

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi se do të publikojë fakte tronditëse për qeverinë, se si këto dy javë ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Basha propozoi sërish një plan për përdrorimin e këtyre parave, ndërsa pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama izonizon liderin e PD-së, të cilin e krahason me aktorët e Portokallisë.

LEXO EDHE:  Rasti “Xhisiela”/ Zbulohen detajet shokuese

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Si Rama i nxori “sytë” sistemit të drejtësisë

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“52 milion euro pagesa dhe tendera në 2 javë ”/ Basha paralajmëron fakte tronditëse për qeverinë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmeruar se pas pak do të sjellë fakte se si “vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë”.

Ndërkohë kryedemokrati ka sjellë një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:

“Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj. Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi: • Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare. • Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi. Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj. Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.”, shkruhet ne foton e publikuar nga Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i Bashës në telefonin e Eni Vasilit/ Kulluri zbulon tre variantet e mundshme

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka sjellë tre variante lidhur me mesazhin e kreut të PD, Lulzim Basha për gazetaren Eni Vasili.

Sipas Kullurit, “ose dikush ka ndërhyrë në sistemin GSM të kompanisë celulare dhe kjo përbën krim, ose Vasili ka vendosur emrin e Bashës në një numër tjetër celulari duke gënjyer publikisht, ose ky vetë është hajvan patologjik”.

Kulluri thekson se vetëm një hetim urgjent i prokurorisë me kërkesë të Bashës e zgjidh këtë punë!
Ndërkohë kujtojmë se lidhur me këtë cështje, pak me herët ka reaguar Partia Demokratike cila e quan këtë montazh dhe lojë të pistë të kreut të qeverisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE