Politikë
Nga kamat-vonesat, te biznesi, pajisjet mjekësore dhe të varfërit/ Rama prezanton 7 pikat e planit financiar

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama shpalli planin financiar për betejën me koronavirusin
Gjatë një deklarate për shtyp, kreu i qeverisë tha se do të ndihmojë ata që kanë mbetur pa punë në shtëpi për shkak të mbylljes së bizneseve, një pjesë të fondit do ta vërë në dispozicion për pajisjet mjekësore, një pjesë për kamat-vonesat dhe një pjesë për tatim-fitimin e bizneseve.
7 pikat e planit financiar:
1. 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë, për luftën në vijën e zjarrit, për pajisje dhe mbështetje për personelin.
2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat.
3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate, për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël dhe papunësinë.
4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionin humanitar.
5. 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë tëpaparashikuar.
6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për energjinë me efekt financiar deri në 15 mld lekë dhe do të përfitojnë 211024 abonentë
7. Do të riskedulojmë tatim-fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...