Connect with Us

“Nëse zbatohen masat, nuk do ta shohim pikun!”/ Sqarimi i mjekut: Çfarë ndodh me rritjen e temperaturave

Sociale

“Nëse zbatohen masat, nuk do ta shohim pikun!”/ Sqarimi i mjekut: Çfarë ndodh me rritjen e temperaturave

Publikuar

-

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë me përpikëri masat, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mjekut, gjithçka varet nga sa do të zbatohen masat.
Ai thekson se nëse këto masa zbatohen nga popullata, nuk do të shohim dot një pikë kulmimante të virusit në vendin tonë.

“ Kjo është rrjedhojë e masave që do të zbatojmë. Nëse masat do të merren seriozisht nga popullata ndoshta në këtë pikë nuk do ta shohim dot pikun”, shprehet mjeku për News 24.

Sipas Alimehmetit, një person i infektuar mund të infektojë 2.3 persona të tjerë.
Ai thekson se vetëm masa e distancimit social mund ta ulë këtë shifër nën zero.

LEXO EDHE:  Rama dhe Manastirliu përgënjeshtrojnë doktorin e Bashës/ Nxjerrin foton me veshje speciale

“Tjetër është edhe rritja e temperaturës, që e ul këtë koeficionet. Pra, me rritjen e temperaturave një person i infektuar mund të infektojë 1.3 persona të tjerë, por nuk e zhduk virusin. Pritet që brenda fundjavës zona më e goditur në Itali, Lombardia, të fillojë rënien e të infektuarve, kjo për shkak të masave të marra”, u shpreh mjeku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen”/ Pipero kërkon kujdes maksimal

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur mëngjesin e sotëm lidhur me situatën aktuale në vendin tonë dhe me rastet e prekura nga koronavirusi.

Pipero deklaroi se rastet janë duke ardhur duke u shtuar dhe qytetarët nuk duhet të panikohen nga kjo gjë, por theksoi se duhet të respektojnë çdo këshillë.

“Rastet në spital janë shtuar, janë mbi 30 të shtruar sot në spital se nuk di të them një numër të saktë. Është shumë herët të japim shifra. Fillimi i javës së katërt do na mësojë se ku do jemi. Ne nuk duhet të vonojmë asnjë minut, flas për qytetarët që të zbatojnë çdo urdhër apo këshillë të dhënë”, u shpreh ai në emisionin “Rreze Dielli”.

Teksa u pyes për riskun e rrezikut për infektimin fëmijëve, mjeku tha se fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen.

LEXO EDHE:  Skandal në burgun e Peqinit/ 2 mijë euro rryshfet për operacionin e të dënuarit

LEXO EDHE:  Video - Kontrolle të rrepta në 70 pika/ Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët

“Kjo epidemi ka dëshmuar se fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen, edhe nëse preken mund ta kalojnë më lehtë, por asnjëherë nuk duhet të themi në fëmijët nuk preken. Fënmijët mund të preken por nuk manifestojnë sëmundjen. Në çdo rast duhet të dëgjoni këshillat tona”, nënvizoi Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët, jep informacionin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero vijon të japë këshilla mjaft të vlefshme në lidhje me Covid-19.

I ftuar në “Rreze dielli”, në Report tv, profesor Pipero tha se rreth 90% e popullsisë e kalon koronavirusin pa shenja klinike, megjithatë janë burim infeksioni.

“Rreth 90% e popullsisë e kalon koronavirusin pa shenja klinike, por janë burim infeksioni. Vetëm 10% sëmuren, dhe nga këta 10%, 80% e tyre e kalojnë me simptoma të lehta dhe vetëm 20% e këtij 10 përqindshi kanë simptoma.

LEXO EDHE:  Video – Kontrolle të rrepta në 70 pika/ Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

Por keni parasysh se në popullatat e mëdha, sic është Italia përshembull, ky 10% janë me mijëra. “-tha Pëllumb Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mësimet live, me internet falas

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar.

Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin mësimet përkatëse përmes kanalit të ri të televizionit publik, RTSh Shkollë. Telekom i bashkohet kësaj inisiative, duke ju dhënë mundësinë që ta aksesoni këtë kanal përmes internetit, pa shpenzuar asnjë MB nga paketa juaj aktive.

Përmes aplikacionit RTSh TANI ju mund të shihni të gjitha kanalet e RTSh online dhe nëse jeni abonent i Telekom, interneti që do të përdoret për këtë qëllim, nuk ju llogaritet si shpenzim.

Me Telekom, ju mund të shtoni edhe një pajisje më tepër përveç televizorit për të aksesuar këtë kanal, që fëmijët tuaj t’i ndjejnë sa më pak pasojat e këtij izolimi.

Kanali RTSH shkollë, i dedikohet fëmijëve e adoleshentëve, si dhe gjithë atyre që janë në statusin e nxënësit apo maturantit, të cilët mund të ndjekin programin shkollor me lëndët kryesore të ciklit 1-12, si dhe lëndët bazike për Maturën, të gjitha këto të përcjella në ekran nga mësues të zgjedhur të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

LEXO EDHE:  "Mbyllen pubet, diskotekat, palestrat”/ Rama: Administrata nga nesër do punojë nga shtëpia

Metodologjia e përdorur  është  mjaft kreative, me emisione të dedikuara të karakterit  didaktik e argëtues për nxënësit/ fëmijët.

Kanali RTSH Shkollë, është në  numrin 14.

Telekom Albania mirëpret të gjitha institucionet arsimore,publike apo private, të kontaktojnë në adresën  [email protected] dhe ne do të mundësojmë falas për përdoruesit tanë trafikun nga platformat online edukative të këtyre institucioneve.

LEXO TE PLOTE