Connect with Us

Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro

Bota

Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro

Publikuar

-

Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim negativ në shumë shtete të botës dhe për këtë arsye Banka Qendrore Europiane ka vënë në dispozicion një paketë urgjente prej 750 miliardë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bankës Christine Lagarde, e cila deklaron se me paratë e vëna në dispozicion për të lehtësuar ndikimin e pandemisë do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës, përfshirë këtu edhe Greqinë dhe Italinë.

BBC shkruan se 25 anëtarë të Bankës Qendrore Europiane diskutuan lidhur me situatën nëpërmjet telefonit dhe vendosën të veprojnë pas kritikave të shumta se nuk po e mbështesin mjaftueshëm Eurozonën.

Lagarde tha se do të bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre për të mbështetur vendet europiane në këto “kohë të jashtëzakonshme”.

LEXO EDHE:  Sazan Guri qetëson shqiptarët/ Gjashtë arsyet pse nuk mund të sëmureni nga koronavirusi

Skema e blerjes së pasurive do të jetë e përkohshme dhe do të përmbyllet pasi Banka të gjykojë se faza e krizës së koronavirusit ka mbaruar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet numri i të infektuarve/ Të dhënat globale për të prekurit dhe viktimat e COVID 19

Publikuar

-

Nga

Universiteti Mjekësor, Johns Hopkins në SHBA nëpërmjet qëndrës së tij shkencore raporton shifrat zyrtare për të gjithë personatt e prekur në botë nga COIVID-19, sipas shteteve dhe viktimat e kësaj pandemie.

Në më pak se 24 orë është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus.
Sipas të dhënave aktualisht janë prekur rreth 218.827 persona anë e mbanë botës ndërkohë që dje numri i të prekurve ishte 205 mijë.

Ne vendin e parë qëndron Kina me 81 mijë të prekur por raportimet e fundit tregojnë se ky vend thuajse e ka fituar betejën me COvid 19, numri i rasteve të reja është aspak shqetësues.
Sot Kina shënon 8810 viktima nga kjo pandemi ndërsa dje ishin 8200.
Në Itali numri i të prekurve është rritur ndjeshëm në më pak se 24 orë duke shkuar në 34 713 të infektuar nga 31 mijë që ishin një ditë më parë.

Deri tani në Itali janë 2978 jetë të humbura si pasojë e ketoj virusi.

Vendi i tretë më i prekur është Irani me 17.400, të prekur dhe 1.135 viktima.
Spanja është vendi i katërt dhe ditët e fundit aty janë ndezuar sirenat e alarmit. Janë 14 mijë të prekur dhe 623 jetë të humbura. Gjatë orëve të fundit nuk raportohet për një numër të rritur të personave të infektuar apo atyre që kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Nga Nini Dede/ Më mirë t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajnë nesër!

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

Gjermani vjen e pesta me 12.327 raste të prekura duke u rrtur kështu me rreth 2000 persona të infektuar gjatë oëve të fundit, por me vetëm 28 viktima nga Covid-19.
Gjermania ka numrin më të ulët në botë në raportin e personave të prekur me jetë të humbura. Vetëm 28 për 10 mijë kur Kina, Italia, Irani apo Spanja janë në shifrat 600 deri 830 jetë të humbura për 10 mijë të prekur.

Shqipëria deri tani ka raportuar 59 persona të prekur dhe 2 jetë të humbura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Greqia/ Gruaja e konfirmuar me koronavirus lind djalë, foshnja e paprekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Një grua shtatzënë e konfirmuar me koronavirus në Greqi ka lindur ditën e djeshme foshnjën e saj.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 24 vjeçarja ka sjelllë në jetë një djalë në spitalin Attikon, ndërsa të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet greke i kanë kryer foshnjës së porsalindur testin e COVID-19, por fatmirësisht ka rezultuar negative.

Aktualisht ata i kanë nënshtruar një test të dytë dalit të porsalindur dhe pritet të dalin rezultatet me shpresën se koronavirusi nuk është trasmetuar nga nëna të fëmija.

LEXO EDHE:  Nga Nini Dede/ Më mirë t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajnë nesër!

LEXO EDHE:  Vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi/ Si paraqitet situata në të gjithë botën  

Ndërkohë gruaja është duke u mbajtur nën vëzhgim pasi vuan nga sëmundjet e zemrës dhe ekziston frika se mund të ketë ndërlikime pas lindjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video- Ministri hollandez shembet në tokë/ Humb ndjenjat gjatë seancës parlamentare

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Hollanda ka konfirmuar më shumë se 2,000 raste të koronavirusit, Ministri i Shëndetësisë Bruno Bruins ka humbur ndjenjat gjatë seancës parlamentare.

Bruins është vënë para presionit të opozitës për masat e marra për të mposhtur pandeminë, e cila ka marrë rreth 60 jetë njerëzish në këtë shtet.

I mërzitur nga deputeti i opozitës Geert Wilders, Bruins i gjuajti këmbës para se të rrëzohej në dysheme.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Koha për bazooken fiskale

LEXO EDHE:  Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Disa kolegë vrapuan menjëherë drejt tij, e ngritën menjëherë dhe i dhanë ujë. Nuk dihet çfarë e shkaktoi këtë gjendje, ndërsa ministri Hollandez deklaroi se sipas dijenisë së tij nuk është i prekur nga COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE