Connect with Us

Mjekja e QSUT: 3 të infektuar në gjendje të rëndë, asnjë i intubuar

Lajme

Mjekja e QSUT: 3 të infektuar në gjendje të rëndë, asnjë i intubuar

Publikuar

-

Mjekja infektologe në QSUT, Entela Ramosacaj ka bërë me dije se 3 persona të infektuar janë në gjendje të rëndë, por theksoi se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar.

Ajo bëri me dije se doktorët kanë një veshje speciale për të takuar të infektuarit.

“Kemi 3 persona në gjëndje të rëndë por theksoj se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar. Kemi një veshje special. Një kostum i papërcjellshëm, kemi syzet dhe kemi maskat me karbon“ – tha mjekja në një lidhe telefonike me “Open”.

Edhe mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype ku tregoi shkallën e rrezikshmërisë së virusit vdekjeprurës.

LEXO EDHE:  Pas lidhjes 9-vjeçare me mjeken, kryeministrja serbe bëhet prind për herë të parë

“Ka studime që tregojnë se me rritje e temperaturave ulet mundësia e infektimit të shumë personave. Por nuk është vetëm temperature që ka ndikim, janë edhe masat e marra një faktor shumë i rëndësishëm”, tha mjeku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë/ Rama sqaron ku do të shkojnë këto para

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi buxhetin e  vendosur në funksion të Ministrisë së Shëndetësisë nga qeveria për të menaxhuar situatën e koronavirusit.

Rama shpjegoi se ky fond do të shkojë për të gjitha nevojat që lidhen në asistimin e të gjithë personave që rezultojnë të prekur nga koronavirusi.

Më tej Rama sqaroi se shpërblimet për personelin mjekësor, sanitarët dhe shoferët e autoambulancave nuk përfshihen në këtë fond.

“Ky është fond për personelin mjekësor, për të gjitha nevojat që lidhen në asistimin e të gjithë të infektuarve nga koronavirusi. Ky është një fond që shkon drejtpërdrejt për të sëmurët dhe për mjekët.
Shpërblimi i mjekëvë është vec këtij fondi.
Te gjithë mjekët e infermierët në fund të muajit mars, bashkë me rrogën do të marrin edhe 1000 euro bonus. Sanitarët dhe shoferët e urgjencës do të marrin 500 euro bonus. Në këtë 25 miliosh përfshihet gjithckka do të duhet për të prekurit nga koronavirusi”, u shpreh Rama në një lidhje direkte në studion e “Opinion”.

LEXO EDHE:  “Edhe mjekët dhe infermierët e Fierit në karantinë”/ PD propozon 3 masa urgjente

LEXO EDHE:  "Edhe mjekët dhe infermierët e Fierit në karantinë"/ PD propozon 3 masa urgjente

Më tej kryeministri theksoi se e alarmon shënja e papërgjegjshmërisë nga qytetarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Problemet e kompanive për pagesat/ Rama sqaron ç’ do të ndodhë me ata që punojnë në të zezë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si do të veprohet me kompanitë të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë punonjësit e tyre gjatë kohës së izolimit.

Rama bëri me dije se cdo punonjës do të marrë pagën e munguar për ditët që nuk ak mundur të shkojë në punë për shkak të izolimit.

“Cdo njëri do të marrë pagën e munguar që do të thotë sa e ke pagën sa ditë i ke munguar kopmanisë në punë do të kompesohen një nga një të gjitha ditët”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri foli edhe për punonjëit të cilët punojnë në të zezë dhe nuk kanë të dekalruar rrogën e tyre.

LEXO EDHE:  Xhinxheri është “helm”nëse vuani nga këto probleme

LEXO EDHE:  Portali “Mjekë për Shqipërinë”/ Manastirliu: Punësohen 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik

Rama tha se është koha që ata të denoncojnë informalitetin në mënyrë që të marrin pagat e tyre.

“Është koha të denoncojnë pronarët nëse dua të kenë mbështetje. Informalitet nuk kompeson asnjë shtet në botë. Ata që marrin rrogë në të zezë është koha të denocnojnë pronarët e tyre nëse duan që ne t’i kompsojmë rrogën për shkak se nuk shkojnë në punë. Ne do detyrojmë pronarin t’i regjistrojë dhe të këtë akses në garancinë sovrane”, tha më tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në një call center/ Panik mes punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Dhjetra punonjës të një kompanie call center në Tiranë janë izoluar në shtëpi pasi një prej antarëve ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar Sindikata Solidariteti me një postim në rrjetet sociale, ku thuhet se punonjësve të call-center-it u është kërkuar të vihen në karantinë.

Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.

Nga ana tjetër, Sindikata Solidariteti u bën thirrje për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive.

“Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve”, theksohet në njoftimin e sindikatës.

“Pushime të paguara dhe përpjekje për të zhvendosur punën nga shtëpia për të gjithë ata që kanë mundësi, duhet të jenë masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren. Karantinimi dhe paralizimi i punës, në vend të zhvendosjes së saj në kushtet e shtëpisë, do t’i kushtojë eventualisht më shumë edhe vetë kompanive.

Identifikimi i rasteve të para të të infektuarve me Covid-19 në sektorin e call center-it ka filluar të krijojë shqetësim dhe panik mes punëtorëve.

LEXO EDHE:  Portali “Mjekë për Shqipërinë”/ Manastirliu: Punësohen 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ramës i dështon propaganda

Denoncimet e sindikatës u dëshmua se ishin të drejta. Masat e kompanive të call center-ave nuk janë të mjaftueshme.

Shteti nuk duket askund dhe masat e marra për pjesën tjetër të qytetarëve janë krejtësisht joproporcionale me ato në sektorët e ekonomisë në të cilët punohet në grupe të mëdha dhe ambiente të mbyllura, siç janë call center-at, fasoneritë, minierat etj.

Sindikata Solidariteti bën thirrje përsëri për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive. Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve!

Përhapja e virusit masivisht në ambiente të mbyllura ku punojnë me qindra vetë, përveç rrezikut për punëtorët do të sillte edhe paralizimin e beftë të sistemit tonë shëndetësor.

Masat që kërkon Sindikata janë më të mira për të gjitha palët. Shpresojmë që masat e duhura të merren para se të identifikohen raste të tjera!”

LEXO TE PLOTE