LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë

19 Mars 2020, 08:44, Politikë CNA
Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë sot një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Danimarkë.

MEPJ informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

Por, MEPJ gjithashtu bën me dije se nuk është e mundur të aplikohet për shtyrje vize afat-shkurtër pasi Shërbimi Danez i Emigracionit do të jetë i mbyllur. Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranë Policisë Daneze.

Lajmet e fundit nga