Connect with Us

Kriza e koronavirusit, dhe arroganca kulturore e Perëndimit

Blog

Kriza e koronavirusit, dhe arroganca kulturore e Perëndimit

Publikuar

-

Nga Daniel Stelter “The Globalist”

* Ndonëse jemi vetëm në fazën e dytë të një krize me katër faza të koronavirusit, nuk është kurrë shumë herët të nisim të mësojmë leksionet që i shpërfillëm më herët, dhe që kontribuan në zgjerimin e krizës.

Kur them “vetëm faza e dytë”, këto janë fazat 3 dhe 4:Epidemia e koronës (faza e parë) dhe kriza aktuale financiare që vijon (faza e dytë), do të pasohen nga një goditje deflacioniste për ekonominë reale (faza e tretë), dhe më pas në fazën e katërt, do të shtrohet pyetja nëse funksionon ende sistemi ynë monetar dhe ekonomik.

Faza nr.1: Epidemia, që nuk duhej të shndërrohej në një krizë

Në fillim patëm një epidemi të virusit të ri në Kinë. Pas dështimeve serioze në nivelin lokal, autoritetet qendrore në Kinë, vendosën të zbatojnë një plan të vërtetë lufte kundër virusit, që duket se është i suksesshëm. Numri i të infektuarve të rinj, është tani në rënie.

Sigurisht, virusi në Kinë nuk është mposhtur ende, por ai është nënshtruar. Koronavirusi do të mbetet aktiv, ai do të vazhdojë të infektojë popullsinë, dhe do të jetë për vite më radhë një faktor ndikues i jetës në Kinë. Por falë masave drastike, autoritetet ia kanë dalë që të fitojnë kohë.

“Këta kinezët!”: Përgjigja arrogante e Perëndimit

Dhe çfarë bënë përballë kësaj situate vendet perëndimore? Zgjodhën të shohin me habi hapat radikalë, që ndërmorën kinezët për ta luftuar koronavirusin. Në atë fazë, bota perëndimore karakterizohej kryesisht nga një ndjenjë kurioziteti nga larg. Kina është larg. Dhe a nuk i kemi ditur gjithmonë, kushtet e dobëta higjeno-sanitare në tregjet e kafshëve në Kinë (dhe në fakt të të gjithë tregjeve në Azi)?

Por liderët tanë politikë, kishin shqetësime të tjera. Sezoni i karnavaleve kishte mbërritur, dhe duhej të shijohej si gjithmonë. Dhe natyrisht ishte futbolli, dhe ndeshjet e kampionateve duhej që të luheshin. Fatmirësisht Gjermania nuk ka më një familje mbretërore. Por as tek ne, askush nuk guxon të ndërhyjë mbi “Mbretin Futboll”.

“Këta italianë!”: Një përgjigje arrogante brenda Evropës

Kur virusi u shfaq befas në Itali, paragjykimet thellësisht të rrënjosura, nxorrën me shpejtësi krye. A nuk kemi ditur gjithmonë neglizhencën e italianëve si komb? A nuk janë politikanët dhe shoqëria italiane, në thelb të paaftë për t’u përballur me probleme serioze? Dhe a nuk është sistemi italian i kujdesit shëndetësor, shumë i çuditshëm dhe i pafinancuar? Padyshim që nuk është aq i mirë sa i yni.

Një profeci vetë-përmbushëse

Tanimë koronavirusi është kudo, përfshirë Gjermaninë. Në vend se të ishin të përgatitur për të mësuar nga përvojat negative të vendeve të tjera, politikanët tanë kaluan nga arroganca tek veprimet e ngadalëta. Ndjenja e largësisë së krizës së koronavirusit, dhe e një niveli befasues relaksimi në mesin midis drejtuesve tanë politikë, i la hapësirë debatimeve mbi mbylljen ose jo të shkollave, me politikanë të paskrupuj si Mikael Mëler, kryetari i bashkisë së Berlinit, që tentoi të mbante hapur klubet dhe teatrot në qytet. Të tjerët, vazhduan të talleshin me virusin e ri. Ata deklaronin se koronavirusi ishte po aq vdekjeprurës, sa edhe një virusi i gripit sezonal.

LEXO EDHE:  A mund të shpëtohet Venecia?

Menaxhim katastrofik i i krizës nga Donald Trump

Nuk është aspak ngushëllues për evropianët, fakti që reagimi në Shtetet e Bashkuara nga ana e presidentit Donald Trump, ishte edhe më keq se ai i kryebashkiakut të Berlinit. Trump ka qenë angazhuar në akte tërësisht idiote, si për shembull shpërndarja sapo mori detyrën në vitin 2017 e ekipit që merrej me pandemitë me seli në Shtëpinë e Bardhë.

Pastaj, me gjithë pompozitetin dhe madhështinë e tij si ‘Zoti i Universit’, ai zgjodhi të minimizojë rreziqet e koronavirusit. Çuditërisht, pajisjet e testimit nuk ishin të disponueshme

për ditë me radhë në sistemin më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor në botë. Dhe sistemi i tij i sigurimeve shëndetësore, nuk mbulon ende afro 30 milionë njerëz.

Numri i infeksioneve të raportuara në SHBA është i lartë. Vetëm pas disa javësh vonesë, Trump vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa refuzoi të pranojë çdo lloj përgjegjësie mbi pasojat e keqmenaxhimit të tij. Por të paktën ai lau duart, dhe ua la përgjegjësinë vendeve evropiane.

Shok kulturor: Azia funksionon më mirë se Perëndimi?

Me këtë krizë, vendet fqinje të Kinës në Azi, duket se po dëshmojnë se si mund të kihet sukses në menaxhimin e një krize. Tajvani, Vietnami, Hong Kongu dhe Singapori, morën masa të forta dhe të qëndrueshme që në fillim të epidemisë, për të mbajtur të ulët numrin e rasteve të reja.

Edhe pse shumica e këtyre vendeve kufizohen direkt me Kinën, numri i të infektuarve, në raport me madhësinë e popullatës së tyre, është dukshëm më i ulët se në Evropë.

Edhe pse shumë e prekur, Koreja e Jugut, po dëshmon të jetë një model sesi një vend i OECD-së, mund të përballet me këtë krizë. Shkalla e vdekjeve, është dukshëm më e ulët se sa në vendet e tjera. Dhe ky sukses i vendeve aziatike nuk është rastësi.

Këto vende kanë përvojën e afërt me SARS-in në vitin 2003. Ndërkohë mesa duket, politikanët dhe shoqëritë tona perëndimore, nuk mendojnë se e kanë të nevojshme mësojnë nga vendet e tjera. Por eksperienca e fundit, na meson për të kundërtën./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

“Pacientja zero” Meri Melon/ Kush ishte gruaja më e rrezikshme në SHBA

Publikuar

-

Nga

Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakton një epidemi të rrezikshme infektive, lidhet me atë që dikur u cilësua si “gruaja më e rrezikshme në Amerikë”, kuzhinierja nga konteja Tajron e Irlandës, Meri Melon, që dyshohej se ishte në qendër të një epidemie të tifos.

“Tifodja Meri” lindi më 23 shtator 1869. Ashtu si shumë njerëz në Irlandë pas krizës së madhe të urisë, Meri emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1884. Me të mbërritur në Nju Jork, nisi të punojë si shërbëtore në disa familje, dhe duke qenë e aftë si kuzhiniere u bë një kuzhiniere shtëpiake për disa familje.

Gjatë asaj kohe, u vu re një përhapje e madhe e etheve të tifos në disa familje në të gjithë zonën e Nju Jorkut. Por u zbulua se ajo vetë ishte një bartëse e shëndetshme e baktereve, pasi u punësua si kuzhiniere në një familje të shtresës së lartë në Long Ajland.

Bankieri nga Nju Jorku, Çarls Uorren e punësoi Merin si kuzhiniere për periudhën e pushimeve verore që familja e tij do i kalont në Gjirin Ojster. Menjëherë pas mbërritjes së tyre atje, një nga vajzat e Uorren u sëmur nga ethet e tifos. Më pas u zëmurën zonja Uarren, dy shërbëtore, kopshtari i familjes, dhe një vajzë tjetër e bankierit Uorren.

Në fund, 6 nga 11 njerëzit në atë shtëpi u diagnostikuan me sëmundjen e tifos. Pronarët e shtëpisë ku po pushonte Uorren, u përpoqën të gjenin shkakun e të gjithë asaj epidemie. Ndaj ata punësuan Xhorxh Soper, një inxhinier civil me përvojë në shpërthimet e etheve tifoide.

Ishte pikërisht Soper ai që e zbuloi se bartëse e sëmundjes së rrezikshme ishte Meri, pasi kjo e fundit ishte larguar nga familja Uorren 3 javë pas shpërthimit të epidemisë.

Soper nisi të gjurmojë historinë e saj të punësimit, dhe zbuloi se rastet me tifo e kishin ndjekur gruan nga Tajroni nga njëra punë tek tjetra. I bindur që kjo gjë nuk mund të ishte një rastësi, Soper vendosi të takonte Merin, pasi i duhej një mostër gjaku për të provuar se ajo ishte bartëse.

Në marsin e vitit 1907, ai e gjeti irlandezen duke punuar sërish si kuzhiniere në shtëpinë e Uollter Bouenit dhe familjes së tij.

Sipas librit të Xhudit Levit “Tifoidja Meri”, Soper iu afrua Merit në kuzhinë dhe e sfidoi: “Biseda për herë të parë me Merin ndodhi në kuzhinën e kësaj shtëpie… U përpoqa sa munda të isha shumë diplomatik me të. Por më duhet të them, se dyshoja që ajo i sëmurte njerëzit. Ndaj  dëshiroja ekzemplarë të urinës, feçeve dhe gjakut të saj.

Nuk u desh shumë kohë, që Meri të reagonte ashpër ndaj këtij sugjerimi. Ajo kapi një pirun nga tavolina, dhe nisi të ecë drejt meje. Vrapova dhe dola jashtë me shpejtësi. U ndjeva më shumë fat që arrita të shpëtoja”.

Duke e kuptuar se nuk do t’ja dilte dot vetëm, Soper takoi Herman Bigs në Departamentin e Shëndetit të Qytetit në Nju Jork, që ra dakord me hipotezën e tij. Të dy kontaktuan edhe doktoreshë Jozefin Bejker, dhe tentuan t’i afrohen sërish Merit.

Kur u përballën sërish me gruan, ajo nuk pranoi të bisedonte me ta, dhe i kërcënoi me thikat e kuzhinës, përpara se të largohej nga aty. Pas një kërkimi të gjatë, ata e gjetën të fshehur në një dollap, dhe dr.Bejker e përshkroi kështu skenën:”Ajo doli nga andej me zor duke kërcënuar. Unë bëra një tjetër përpjekje për të biseduar me të në një mënyrë të arsyeshme, dhe i kërkova të më jepte ekzemplarët për analiza, por pa dobi.

Asokohe, ajo ishte e bindur që ligji po e persekutonte, kur ajo s’kishte bërë asgjë të keqe. Ajo e dinte që nuk kishte pasur ndonjëherë ethe tifoide; dhe ishte maniakale në ruajtjen e integritetit të saj. Nuk mund të bëja asgjë tjtër, përveçse ta merrja me vete me forcë. Policët e futën ne dhunë në ambulancë, dhe unë u gjenda deri në spital si në një kafaz me një luan të zemëruar”.

LEXO EDHE:  Eurodeputetja franceze Bilde e thotë troç/ Zgjedhjet e 30 Qershorit bllokuan integrimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Mbyllet për 14 ditë kufiri me Kosovën

Meri u dërgua në Spitalin Uillard Parker në Nju Jork. Në jashtëqitjen e saj u gjetën bacile të tifoz. Më pas spitali e transferoi atë në një vilë të izoluar, që kishte qenë pjesë e Spitalit Riversajd. Maria nuk mundi ta kuptonte se përse po përndiqej. Në mendjen e saj, ajo ishte krejtësisht e shëndetshme.

Ajo nuk mund të kuptonte se si po përhapte sëmundje, dhe po shkaktonte vdekje, kur vetë nuk shfaqte asnjë prej simptomave të sëmundjes. “Unë nuk jam sëmurur kurrë nga tifo në jetën time, dhe kam qenë gjithnjë e shëndetshme. Pse duhet të trajtohem si një lebroze, dhe të detyrohem të jetoj në izolim, duke pasur shok vetëm një qen?”.

Dy vjet pas izolimit të saj në North Bradhër Aljand, Meri e paditi në gjykatë Departamentin e Shëndetit. Gjatë izolimit të saj 2-vjeçar, mjekët analizuan 1 herë në javë mostrat e Merit, që dilnin kryesisht pozitive. Por gruaja i dërgoi gjithashtu mostrat e saj të jashtëqitjes në një laborator privat, ku të gjitha testet e saj rezultuan negative për bakteret tifoide.

Kjo gjë e bëri të mendojë se ishte viktimë e një përndjekje së padrejtë. Megjithatë kur çështja e saj mbërriti në gjykatë, gjykatësi vendosi në favor të zyrtarëve të shëndetëssisë, dhe vuri në dukje se Meri tani njihej me emrin “Tifoidja Meri”. Ndërkohë, në vitin 1910 një ekspert i ri vendosi që Meri të lirohej nga karantina, për aq kohë sa ajo të mos punonte më kurrë në kuzhinë.

Meri doli në liri, dhe nisi të punojë në lavanderi. Por shumë shpejt u lodh nga pagat e ulëta, në krahasim me atë që fitonte kur ishte kuzhiniere. Në atë kohë, ajo besonte ende se nuk përbënte asnjë rrezik për kërkend, e ndryshoi emrin në Meri Braun, dhe nisi të punojë sërish si një kuzhiniere.

Cikli i infektimeve nisi sërish. Gati 5 vjet pas lirimit të saj nga karatina, një shpërthim i etheve tifoide u raportua në Maternitetin Sloan, ku u zbulua se së fundmi aty ishte punësuar një kuzhiniere e re e quajtur zonja Braun. Çdo lloj simpatie që ajo kishte ngjallur tek njerëzit pas lirimit nga karantina, u zhduk me shpejtësi, kur u zbulua se ajo u shkaktoi dhimbje dhe vuajtje atyre që kishte infektuar.

Melon u mbyll sërish në North Bradhër Ajland, për të jetuar në të njëjtën vilë të izoluar. Detajet e jetës së saj në ishull janë të pakta, por dihet që ajo ndihmoi në punën e spitalit. Meri pësoi një hemoragji të madhe celebrale në vitin 1932, që e la të paralizuar. Ajo u transferua më pas në një pavion tjetër, ku i kaloi 6 vitet e ardhshme të jetës deri në vdekjen e saj më 11 nëntor 1938, në moshën 69-vjeçare.

Gjatë gjithë jetës së saj “Tifoidja Meri” u fajësua për infektimin e 51 njerëzve me këtë sëmundje, dhe për vdekjen e 3 prej tyre. North Bradhër Aljand në pjesën lindor të Nju Jorkut, ku Meri kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj, është ende sot i braktisur, dhe disa njerëz thonë se fantazma e saj endet akoma në korridoret e spitalit tashmë të braktisur./ irishcentral –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë nga koronavirusi/ Sa kohë do të vazhdojë kjo?

Publikuar

-

Nga

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.

Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë. Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të Evropës? Kurrë!

Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë.
Mesazhi nuk ka mbërritur ende kudo

Deri këtu, e kuptueshme. E megjithatë mesazhi i asaj që çfarë është në diskutim tani ende nuk ka arritur te shumë njerëz. Edhe pse konferenca e shtypit e kancelares të enjten e kaluar dhe të kryeministrave të ndryshëm të landeve të premten ishin më shumë se mbresëlënëse. Shumë njerëz që njoh janë frikësuar.

                Felix Steiner

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, siç tregon pamja sigurisht jo përfaqësuese nga dritarja e dhomës time në tre ditët të kaluara: të shtunën në mbrëmje, si çdo të shtunë tjetër, fqinji im shkoi të luante me birila – shoqëri në maksimum. Të rinjtë e rrugës jonë ishin bashkë në stërvitjen e futbollit të shtunën dhe të dielën. Dhe kur u mbyllën shkollat të hënën, gjendja shpirtërore në rrugë është si në pushimet e verës. Me ndryshimin që tani jashtë luajnë së bashku edhe më shumë fëmijë, sepse aktualisht nuk ka familje me pushime. Por moti këto ditë është mrekullisht me diell dhe i ngrohtë. Tamam pranverë.

LEXO EDHE:  Pas “Jo”-së për negociatat/ Shtypi gjerman: Nevojitet reformim i procesit të zgjerimit të BE-së

LEXO EDHE:  Pas "Jo"-së për negociatat/ Shtypi gjerman: Nevojitet reformim i procesit të zgjerimit të BE-së

Do të ketë edhe më shumë ndalime

Lista e ndalimeve të qeverisë federale dhe landeve ka ende shumë përjashtime: prandaj, ashpërsimi i mëtejshëm i masave në ditët në vijim nuk përjashtohen, janë pothuajse të sigurta – mjafton të shohim vetëm Francën, Italinë ose Spanjën. Atje ekzistojnë tashmë ndalime të vërteta për të dalë jashtë shtëpisë. Blerje lejohet të bëjë vetëm një numër i caktuar i njerëzve në të njëjtën kohë.

Askush nuk i do të gjitha këto, dhe këto mund të funksionojnë vetëm për një kohë relativisht të shkurtër – edhe kjo nuk dihet. Pra, le të jemi ambiciozë: le të përpiqemi t’ia dalim mbanë pa ndalime të tjera, e t’i marrim përfundimisht seriozisht rregullat ekzistuese!/ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Corona dhe shërbimet sekrete

Publikuar

-

Nga

Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nuk kanë të bëjnë asgjë. Por megjithatë shërbimet sekrete në këtë botë kanë në fokus edhe sëmundje globale. Përse? Si veprojnë ato në raste të tilla?

Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, një virus i ngjashëm me Coronan, pandemia e parë asokohe në shekullin e 21 që sapo kishte nisur. Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima. Por qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

Projeksioni i SARS në Singapor, 9 mars 2003

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së

Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë,  mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).

Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.

Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.

Spital në Boston – Corona është përhapur ndërkohë edhe në SHBA

LEXO EDHE:  Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin Donald Trump

LEXO EDHE:  Eurodeputetja franceze Bilde e thotë troç/ Zgjedhjet e 30 Qershorit bllokuan integrimin e Shqipërisë

Çfarë sjell kjo? 

Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.

Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë./DW

LEXO TE PLOTE