Connect with Us

Koronavirusi/ Shkon në 6-të numri i viktimave në Greqi

Bota

Koronavirusi/ Shkon në 6-të numri i viktimave në Greqi

Publikuar

-

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.
Bëhet me dije se pacienti që ndërroi jetë ishte një 70-vjeçar dhe ishte shtruar në spital në Kastoria.

Sipas mediave të huaja edhe gruaja e të ndjerit po trajtohet në këtë spital.
Kjo është vdekja e tretë e një pacienti nga koronavirusi në zonën e Kastoria.

Sipas oladeka.com, 70-vjeçari kishte probleme të tjera shëndetësore.
Ndërkohë ditën e djeshme janë konfirmuar 31 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus ka shkuar në 418.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Rusi

Publikuar

-

Nga

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Rusi.

Njoftimi u dha ditën e sotme nga autoritetet shëndetësore në vend.
Viktima ishte një grua 79-vjeçare, e cila ishte shtruar në spital në 13 Mars në Moskë.

Ajo vuante nga disa sëmudnje kornike, duke përfshirë diabetin e tipit 2, aterosklerozën dhe hipertensionin”, tha qendra kombëtare e reagimit të koronavirusit në një deklaratë.
Sipas deklaratës, pacientja së pari u shtrua në spital në një klinikë private, përpara se të transferohej në një strukturë speciale, ku ajo rezultoi pozitive me koronavirus.

LEXO EDHE:  “Me Greqinë na bashkojnë shumë gjera”/ Meta takim me ambasadoren e re greke

LEXO EDHE:  Terror në supermarket/Një person sulmon me thikë klientët, 1 i vdekur

Kujtojmë se Rusia deri tani ka 147 raste të koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim negativ në shumë shtete të botës dhe për këtë arsye Banka Qendrore Europiane ka vënë në dispozicion një paketë urgjente prej 750 miliardë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bankës Christine Lagarde, e cila deklaron se me paratë e vëna në dispozicion për të lehtësuar ndikimin e pandemisë do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës, përfshirë këtu edhe Greqinë dhe Italinë.

BBC shkruan se 25 anëtarë të Bankës Qendrore Europiane diskutuan lidhur me situatën nëpërmjet telefonit dhe vendosën të veprojnë pas kritikave të shumta se nuk po e mbështesin mjaftueshëm Eurozonën.

Lagarde tha se do të bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre për të mbështetur vendet europiane në këto “kohë të jashtëzakonshme”.

LEXO EDHE:  Meta “minon” marrëveshjen e detit/ Mediat greke zbardhin prapaskenat

LEXO EDHE:  Greqi/ U kapën me 190 kg kanabis, në pranga dy shqiptarët

Skema e blerjes së pasurive do të jetë e përkohshme dhe do të përmbyllet pasi Banka të gjykojë se faza e krizës së koronavirusit ka mbaruar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i të infektuarve/ Të dhënat globale për të prekurit dhe viktimat e COVID 19

Publikuar

-

Nga

Universiteti Mjekësor, Johns Hopkins në SHBA nëpërmjet qëndrës së tij shkencore raporton shifrat zyrtare për të gjithë personatt e prekur në botë nga COIVID-19, sipas shteteve dhe viktimat e kësaj pandemie.

Në më pak se 24 orë është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus.
Sipas të dhënave aktualisht janë prekur rreth 218.827 persona anë e mbanë botës ndërkohë që dje numri i të prekurve ishte 205 mijë.

Ne vendin e parë qëndron Kina me 81 mijë të prekur por raportimet e fundit tregojnë se ky vend thuajse e ka fituar betejën me COvid 19, numri i rasteve të reja është aspak shqetësues.
Sot Kina shënon 8810 viktima nga kjo pandemi ndërsa dje ishin 8200.
Në Itali numri i të prekurve është rritur ndjeshëm në më pak se 24 orë duke shkuar në 34 713 të infektuar nga 31 mijë që ishin një ditë më parë.

Deri tani në Itali janë 2978 jetë të humbura si pasojë e ketoj virusi.

Vendi i tretë më i prekur është Irani me 17.400, të prekur dhe 1.135 viktima.
Spanja është vendi i katërt dhe ditët e fundit aty janë ndezuar sirenat e alarmit. Janë 14 mijë të prekur dhe 623 jetë të humbura. Gjatë orëve të fundit nuk raportohet për një numër të rritur të personave të infektuar apo atyre që kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

LEXO EDHE:  Zjarri përpin banesën/ Ndërron jetë një person

Gjermani vjen e pesta me 12.327 raste të prekura duke u rrtur kështu me rreth 2000 persona të infektuar gjatë oëve të fundit, por me vetëm 28 viktima nga Covid-19.
Gjermania ka numrin më të ulët në botë në raportin e personave të prekur me jetë të humbura. Vetëm 28 për 10 mijë kur Kina, Italia, Irani apo Spanja janë në shifrat 600 deri 830 jetë të humbura për 10 mijë të prekur.

Shqipëria deri tani ka raportuar 59 persona të prekur dhe 2 jetë të humbura./CNA.al

LEXO TE PLOTE