LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Mjeku endokrinolog jep disa këshilla për diabetikët

19 Mars 2020, 20:46, Sociale CNA
Koronavirusi/ Mjeku endokrinolog jep disa këshilla për diabetikët

Endokrinologu Florian Toti, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e ?Ditari? në A2, dha disa këshilla se si duhet të sillen personat me diabet gjatë këtyre ditëve.

Fillimisht, ai qetësoi këtë shtresë duke theksuar se ?thjesht se kemi diabet, nuk do të thotë se jemi të rrezikuar?, por shtoi se ?këta persona duhet të ndjekin këshillat që janë dhënë për higjienën dhe për distancimin social?.

Në lidhje me ushqimet që duhet të konsumojnë diabetikët, Toti u shpreh: ?Nuk ka studime që përdorimi i vitaminës C na mbron nga koronavirusi. Gjithësesi, vitamina C na bën mirë, por ka shumë perime me vitamina C, si brokoli, që këta persona mund të konsumojnë, pasi te diabetikët nuk duhen kaluar 2-3 racione në ditë me fruta. Por, kur konsumohen fruta, mund të alternohet portokalli me kivin, në mënyrë që sheqeri të mbahet nën kontroll?.

Toti dha edhe disa këshilla për diabetikët që janë mbyllur në shtëpi nga koronavirusi: ?Një nga këshillat që ne japim është aktiviteti fizik dhe dieta. Në kushtet e izolimit, duhet të përpiqemi që të lëvizim. E dyta, jetën sociale mund ta mbajnë gjallë nëpërmjet telefonit. Nuk është ky momenti për të bërë vizita te njëri-tjetri?.

Florian Toti theksoi se ?nuk ka protokoll specifik për personat me diabet?, por nënvizoi se ?duhen shtuar matjet e glicemisë, të mos ndërpritet mjekimi dhe të qëndrohet në kontakt me mjekun e familjes?.

Lajmet e fundit nga