Connect with Us

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP qetëson qyetarët: Nuk kemi qasje me skenarin italian

Lajme

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP qetëson qyetarët: Nuk kemi qasje me skenarin italian

Publikuar

-

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico thotë se Shqipëria nuk ka qasje me skenarin Italian përsa i përket përhapjes së koronavirusit.

Ajo tha masat në vendin tonë janë marrë shumë shpejt për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm te virusit.

“Ne nuk kemi qasje me skenarin italian për 2 arsye. Së pari në kushtet ku ndodhemi kemi marrë një seri masash shumë shpejt për të lokalizuar infeksionin dhe për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij.
Është një gjë që është në dinamikë. Kjo linjë që është vendosur për publikun është shumë e rëndësishme”, deklaroi Fico në “Real Story” në News24.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Drejtoresha e ISHP jep lajmin e mirë/ Një tjetër i prekur me COVID-19 drejt shërimit

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka dhënë një lajm të mirë teksa bëri me dije se një tjetër i prekur nga koronavirusi është drejt shërimit pasi ka rezultuar negativ nga testet.

Ky është pacienti i dytë që rezulton negativ pas ritestimit për COVID-19.

“Kemi një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë të infektuarit. Dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico në studion e Real Story.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Internet falas për qytetarët/ Rama: Besoj se nesër do kemi lajm të mirë

Publikuar

-

Nga

Internet falas është kërkesa e të gjithëve në këto ditë të vështira për vendin tonë që po lufton me koronavirusin.

Për këtë ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha në emisionin “Opinion” se AKEP po merert me këtë çështje dhe nesër mund të kemi një përgjigje pozitive.

“Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër. Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë”, deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mjekja e QSUT: 3 të infektuar në gjendje të rëndë, asnjë i intubuar

Publikuar

-

Nga

Mjekja infektologe në QSUT, Entela Ramosacaj ka bërë me dije se 3 persona të infektuar janë në gjendje të rëndë, por theksoi se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar.

Ajo bëri me dije se doktorët kanë një veshje speciale për të takuar të infektuarit.

“Kemi 3 persona në gjëndje të rëndë por theksoj se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar. Kemi një veshje special. Një kostum i papërcjellshëm, kemi syzet dhe kemi maskat me karbon“ – tha mjekja në një lidhe telefonike me “Open”.

Edhe mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype ku tregoi shkallën e rrezikshmërisë së virusit vdekjeprurës.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha mer masën ekstreme ndaj deputetit Myslym Murrizi

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Kina/ Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

“Ka studime që tregojnë se me rritje e temperaturave ulet mundësia e infektimit të shumë personave. Por nuk është vetëm temperature që ka ndikim, janë edhe masat e marra një faktor shumë i rëndësishëm”, tha mjeku./CNA.al

LEXO TE PLOTE