Connect with Us

Keni tejkaluar afatin e vizës?/ MEPJ, njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë dhe në Belgjikë

Politikë

Keni tejkaluar afatin e vizës?/ MEPJ, njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë dhe në Belgjikë

Publikuar

-

Ministria e Jashtme bën të ditur se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

Sipas MEPJ, shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen. Por, qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës.

Për çdo informacion, mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk

LEXO EDHE:  Keni kartëmonedha 500 lekëshe të vitit 1991?/ BSH bën një njoftim të rëndësishëm

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Belgjikë, autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me email komunën, ku po qëndrojnë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Menaxhimi i situatës nga koronavirusi/ Artan Fuga leksion Ramës

Publikuar

-

Nga

Akademiku dhe pedagogu i njohur, profesor Artan Fuga i ka dhënë një leksion të fortë kryeministrit, në lidhje me menaxhimin e situatës, në kohën që vendi ynë është prekur nga koronavirusi.

Në një lidhje direkte në rubrikën  “Opinion” në News 24, Fuga theksoi se qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë të dëgjojnë vetëm kryeministrin.

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë edhe për një përfaqësues të shoqatës së mjekëve, biznesit, shoqërive të siguracioneve, pushtetit lokal.

“Pra e para polivalenca e zërave. Shumë zëra, vetëm shumë zëra të cilat kanë pavarësi nga njëri- tjetri mund ta bëjnë të besueshëm mesazhin.

Nuk jam kundër asaj që numri i atyre që mund të trokasin është shumë më i vogël se dyert ku mund të trokasin.

Analizën s’mund ta bëjë vetëm kryeministri. Gabim që të përmblidhet në një llogari FB.  Çdo institucion duhet të jetë aktiv.”-tha Fuga.

Po ashtu ai theksoi se “Hero nuk është vetëm mjeku, por edhe ajo shitësja në dyqan, e bulmetit, pastruesja se dhe këta mund të preken. Janë në risk me një virus që mund t’i prekë. Të caktohet nga organizmat shtetërorë cilat janë ato ndërmarrje që nuk duhet të punojnë, cilat duhet të punojnë, cilat kanë rrezik që pot ë bllokohen bllokojnë gjithë jetën sociale. Madje edhe ato më të përbuzurat. Ato që heqin mbeturinat dhe pastrojnë rrugët. A e imagjinoni sikur ato të bllokohen. A e imagjinoni sikur ndërmarrjet e furnizimit me ujë të ketë probleme me personelin. Cdo qytetar duhet t’i mendojë këto. Që sot ka vetëm një detyrë, të ruajë veten, të tjerët, dhe të bëjë ç’të mundë që në çdo ndërmarrje jo vetëm tek Spitali Infektiv, mbi të gjitha një pjesë e sektorit ekonomik duhet të funksionojë.”

LEXO EDHE:  “Europa agjensi” çon qytetarët për punë në Danimarkë e u vjedh pagat

LEXO EDHE:  Belgjikë/ Reduktohet niveli i sigurisë ndaj kërcënimeve terroriste

Më tej, profesor Fuga u shpreh se “Unë mendoj që ne nuk jemi të vetëm, dhe nuk ka nevojë që ne të sit ë thuash të luajmë njeriun e dimrit të vetmisë së madhe. Por ka diçka të vështirë, në kushtet kur të gjitha vendet janë në krizë njerëzit të mësuar prej dekadash hajde se marrim borxha nga jashtë, hajd se na vijnë nga jashtë, hajde se vjen ushtria nga jashtë të vendosë rregull sin ë ’97. Gjendja është krejt ndryshe sot.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Palaço show/ Si gënjeu Luli në emisionin e Eni Vasilit

Publikuar

-

Nga

Dje në mbrëmje në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha i ka çuar një mesazh gazetares, me pyetjen a është i gatshëm të largohet, që të hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.

Pyetja është dërguar më sms në inbox e gazetarës Eni Vasili, nga Lulzim Basha. Gazetarja e klexoi mesazhin dhe pasi situata në studio u kthye në qesharake dhe e pabesueshme, Lulzim Basha reagoi duke dërguar një foto të komunikimeve të tij, duke thënë se mesazhin nuk e kishte dërguar ai.

Fotoja e parë që shikoni më poshtë është fotoja e mesazhit të Lulzim Bashës, që i ka dërguar Eni Vasilit.

Më poshtë po sjellim SMS-në që ka publikuar Lulzim Basha. Pra, që komunikohet nga ky numër midis Bashës dhe Eni Vasilit, gjithçka është e provuar.

Pra, është provuar se ka një vazhdimësi komunikimi mes palëve. Eni Vasili e lexoi direkt live mesazhin, sapo ai mesazh i kishte ardhur. Ç’ka tregon se një manipulim nga gazetarja është i pamundur, pra është i pa logjikshëm.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha e mohon mesazhin, duke nxjerrë një foto të tij, ku ngelen patjetër , siç duket në foton e mëposhtme, e dërguar nga Eni Vasili, dy herë.

Por, ku është dyshimi i fotos që shpërndan Lulzim Basha? Ai lidhet me faktin se Luli mund ta ketë hequr mesazhin, dhe e ka nxjerrë foton. Pra, ka bërë fshirje për telefonin e tij, dhe ka hequr mesazhin që Lulzim Basha i ka dërguar vetë Eni Vasilit, në vazhdim të atij komunikimi që ka filluar mbrëmë.

Vetë Lulzim Basha e ka mohuar mesazhin, duke e cilësuar si mashtrim, manipulim, e porositur, e bërë nga qeveria e të tjera si këto.

Këtë u përpoq ta justifikonte dje edhe gazetari Robert Rakipllari, i cili është shpërblyer prej Bashës, duke u zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit Shqiptar dhe është mbrojtur, megjithëse ka qënë në shkelje të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi, duke thënë se mesazhet janë të manpuluara.

Në fakt, mund të manipulohen mesazhet të cilat mund të dërgohen në emër të Lulzim Bashës. Por, SMS-ja vjen e re.

Ç’ka do të thotë se mesazhet e dërguara nga internet, nga kompanitë telefonike, apo nga rrjete të tjera, programe apo aplikacione, ato kur sjellin një SMS nuk e sjellin kurrë tekstin në vazhdim të komunikimeve që keni pasur. Por, kur sjellin një tekst të ri, i cili vjen ose me një emër që mund ta shkruash vetë, ashtu si ti do, ose me një numër telefoni dhe mesazhi vjen si një tekst i ri. Nuk vjen si vazhdimësi e komunikimit dhe komunikimi nuk vazhdon.

Pra, mesazhi i mëparshëm në telefonin e Eni Vasilit, është “Patjetër, po i them Elonës të lidhet për detajet”, dhe mesazhi tjetër vazhdon pyetja. Ndërsa tek fotoja e mesazheve që ka publikuar Luli, duket fjala “patjetër” dy herë, ç’ka është përgjigja e dhënë nga Eni, që tregon se ka pasur një komunikim dhe komunikimi i është kthyer kryetarit të PD-së.

Lind pyetja kush e ka dërguar SMS-në?!

Së pari, që të bëhet nga kompanitë telefonike, kjo është e pamundur dhe lehtësisht e zbulueshme. Mjafton që Lulzim Basha të japë deklaratën e tij, të lërë pallavrat dhe të shkojë në prokurori e të bëjë denoncimin.

Brenda ditës zbulohet e vërteta. Mjafton që prokuroria t’i kërkojë kompanisë telefonike të dhënat dhe atëherë zbulohet kush e ka dërguar SMS-në, që nga qeliza e antenës nga ku ka vajtur SMS-ja, apo nga telefonat e dy personave që kanë komunikuar.

Do të mjaftonte të hapeshin të dy telefonat, të kontrolloheshin dhe do të zgjidhej lehtë.

Pra, mesa duket Lulzim Basha kërkon ta fshehë të vërtetën, pasi nuk ka nisur një kallëzim në prokurori, dhe nuk ka të paktën një ekspertizë, qoftë edhe private apo shtetërore, kërkuar nga institucionet, në lidhje me këtë skandal që ka ndodhur.

Praktikisht dërgimi i një SMS-je nga vetë kompania brenda një komunikimi të dy numrave është e pamundur. Mënyra për ta çuar me internet, siç ne e thamë më lart, është sërish e pamundur, pasi mund të vijë vetëm si mesazh i ri dhe kurrësesi si një mesazh me komunikime të ndërmjetme që ka ndodhur më përpara. Apo një komunikim që vazhdon të shkuarën. Një tekst i dërguar nga internet apo nga një aplikacion tjetër, siç e theksuam më lart, vjen vetëm si një mesazh i ri.

LEXO EDHE:  Temperaturat e ulëta/ IGJEUM jep alarmin, tregohuni të kujdesshëm këto ditë

LEXO EDHE:  Ende nuk e keni plotësuar lotarinë? Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Pra të dy variantet, nëpërmjet të cilave përpiqen të justifikohen, hedhin poshtë pretendimet e Lulzim Bashës.

Tani lind pyetja kush është personi që nisi mesazhin?!

Së pari, është vetë Lulzim Basha, i cili sot po e mohon. Pasi e ka dërguar mesazhin dhe e ka parë që situata është kthyer në qesharake dhe banale, ai ka reaguar sërish duke e mohuar.  Ai ka gjetur mënyrën e tij, duke përdorur këto gënjeshtrat që Lulzim Basha i ka në majë të gjuhës, pasi është kapur më shumë se dhjetëra herë duke mohuar sy për sy direkt gjëra të cilat i ka thënë vetë me gojën e tij. Ne mund të përmendin qindra raste, kur Lulzim Basha atë që thotë tani e mohon pak më vonë.

Me shumë gjasa kështu ka ndodhur edhe me mesazhin, ai e ka dërguar dhe më pas kur e ka parë që e ka djallosur ka tentuar të justifikohet.

Versioni i dytë është që Luli të ketë qënë në gjumë dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha, e cila vdes ta shikojë kryeministër burrin e saj, ti ketë dërguar SMS-në, Eni Vasilit. Dhe më pas e ka korrigjuar.

Versioni i tretë, më i pabesueshmi, por që qarkullon në korridoret e Republikës së re, është fakti që mesazhin mund ta ketë nisur nga komjuteri Endri Hasa. Ish-deputeti që qëlllonte me vezë në parlament, njeriu i cili merret kryesisht me çështjet teknologjike në PD.

Endri Hasa tashmë po artikulohet në korridoret e PD-së që e ka dërguar SMS-në pa dashje, dhe kur e ka kuptuar gabimin e tij, ka tentuar që ta zgjidhë duke e fshirë. Dhe këtë e ka bërë në telefonin e Lulzim Bashës nëpërmjet llogarisë së tij private, pasi mund të ketë qënë i lidhur me kompjuterin personal të Endri Hasës.

Gjithësesi kjo është një gënjeshtër. Varianti më i besueshëm është që Lulzim Basha e ka dërguar mesazhin dhe më pas e ka mohuar, apo ka qënë në gjumë dhe mesazhin e ka dërguar Aurela.

Sepse mesazh i dërguar nga fëmijët kur fle babai, ai nuk është. Atë e ka dërguar një njeri që e njeh politikën dhe që ka dashur këtë herë një provokim në studio. Kur e ka parë se gjithçka i ka dalë nga kontrolli, ka tentuar ta korrigjojë.

Prandaj, të gjitha justifikimet që tha sot Basha apo zyra e shtypit të PD-së janë vetëm një përgjigje. Mjafton t’i kërkoni dhe Eni Vasilit dhe të shkojnë bashkë me telefonat e tyre tek ekspertët në prokurori, dhe brenda një ore mësohet kush dhe kur është çuar mesazhi, lehtësisht fare. E në rast se nuk është çuar nga Basha, siç pretendohet, Luli që ta bëjë këtë çështje të besueshme, duhet të kallëzojë në prokurori Eni Vasilin dhe kompanitë celulare, deri në sqarimin e çështjes së plotë. Dhe personat e përfshirë apo ata që e kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Kjo SMS është njësoj si historia e helmimit të militantëve në mitingun e hapjes së fushatës. Ku kunati përvëloi dynjanë përfshirë dhe Lulin. Dhe na thanë se e bëri Rama. Kur policia shkoi të sekuestronte prozhektorët. Shkoi ministri i pengoi të siguronin proven e helmimit të militanteve. Vetë i helmoi pastaj e mohoi. Kështu është edhe SMS-ja e tij.

Kështu, Basha nuk mund të thotë se nuk e ka bërë ai dhe të fshihet pas gishtit. As të mos bëjë kallëzim në prokurori dhe as të mos kërkojë të sqarohet nga ekspertët. Basha me shumë gjasa atë mesazh e ka çuar vetë dhe tani kërkon ta mohojë ashtu siç ka mohuar gjithmonë gafat, skandalet dhe palaçollëqet që ka bërë në këto gati 15 vite në politikë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karantina “çmend” politikanët shqiptarë/ Kryemadhi nuk njeh kufi  

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi në një dalje televizive dy net më parë në “Open”, ishte shumë e ekzaltuar me Profesor Pëllumb Piperon, një mjek infeksionist i cili troket në çdo ekran për të qetësuar shpirtërat e trazuar të shqiptarëve nga paniku i përhapur nga koronavirusi. Panik ky që në fakt më shumë hapet edhe nga politikanët, përfshirë këtu edhe kryeministrin, i cili na tha se jemi në gjendje lufte. Mona iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë Piperos, duke thënë se Petrit Vasili është doktor më i mirë se ai. Pra, Pipero vinte pas Petrit Vasilit. Ndërkohë që doktor Pipero, me qëndrimet dhe performancen e tij është një nga njerëzit që qetëson sot shpirtërat e shqiptarëve, por Mona na thotë se doktor është Tit Vasili.

Tani a mund të dalë dikush të na thotë se përveç Monës, kush dhe kur është vizituar nga Petrit Vasili dhe për çfarë.

Është aq doktor i mirë, saqë edhe Ilir Meta nuk e bësoi ë shumë se një muaj në krye të partisë dhe këtë e bëri pasi mësoi se as si doktor nuk merr vesh e jo mi si drejtues i një force politike.

Ne i japim kohë Monës, të na tregojë se kë ka vizituar dhe kë ka shëruar Petrit Vasili. Doktor Piperon e dimë dhe e shohim çdo ditë dhe janë me mijëra qytetarë që mund të flasin.

Por, doktor Petrit Vasili kë ka vizituar? A ka njeri tjetër në Shqipëri, përveç Monës që të thotë se është vizituar nga Tit Vasili? Se nga informacionet që ka CNA.al, Tit Vasili, i Monës nuk ka qënë doktor por ka punuar në strukturat e shëndetit publik. Dhe ka shumë vite që merret me politikë, duke e braktisur fare mjekësinë. E të thuash sot se Doktor Pëllumb Pipero vjen pas Petrit Vasilit, është njëlloj si të thuash që Ismail Qemali vjen pas Monika Kryemadhit.

LEXO EDHE:  Sulm me armë drejt policisë/ Humbin jetën dy persona

LEXO EDHE:  Sulm me armë drejt policisë/ Humbin jetën dy persona

Megjithëse Monika Kryemadhi me kapacitetet kulturore dhe intelektuale vlen më pak se Petrit Vasili, për shkak se ai të paktën e ka mbaruar një shkollë dhe ka punuar në shëndet publik, kurse Mona jonë ka mbaruar shkollën e filxhanit. Doktoraturën e ka bërë për të parë filxhanin e kafesë. Ndoshta kur ka parë filxhanin e fundit, i ka dalë se Tit Vasili është doktor i madh.

Gjithësesi kjo koha e karantinimit na ka dhënë edhe të tilla  çudira për të parë e dëgjuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE