Connect with Us

“Ka plasur lufta botërore”/ Rama tregon çfarë do ndodhë me shqiptarët e mbetur jashtë shtetit dhe të papunët

Lajme

“Ka plasur lufta botërore”/ Rama tregon çfarë do ndodhë me shqiptarët e mbetur jashtë shtetit dhe të papunët

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë do të ndodhë me qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve për shkak të situ atës së krijuar nga koronavirusi.

Duke marrë shkas nga mesazhi i një biznesmeni, Rama tha se të gjithë ata që nuk shkojnë në punë me qëllimin se do t’ia japë rrogat qeveria pavarësisht se biznesi ku punojnë është i hapur, nuk do të favorizohen.

“Nëse aktiviteti është i hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk i paguan askush. Asnjë vend, as Italia sot që flasim nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik, se po u mbyll pjesa kritike nuk ka ç’të na bëjë virusi më keq nga sa mund t’i bëjmë njëri -tjetrit se kthehen njerëzit në pjesën natyrale dhe hanë njëri- tjetrin. Dhe kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur nuk mund të marri asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë në emisionin “Opinion”.

Një tjetër pyetje e drejtuar nga një nënë për kryeministrin ishte për shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të shtetit tonë dhe nuk mund të kthehen si shkak i mbylljes së kufijve.

LEXO EDHE:  Dëshmia e fortë/ Zbulohet lidhja e Ramës me diplomaten greke

“Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur”, tha Rama, ndërsa për shqiptarët që rezidentë në shtetet e tjera por që kanë mbetur këtu, kryeministri deklaroi se do të shkojnë në vendin ku jetojnë kur të mbarojë e gjithë kjo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Asnjë fjalë s’të mora vesh”/ Artan Hoxha ironizon Ramën: O jeni të mënçur ose jeni të shkundur nga farat

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar fjalën e mbajtur nga kryeministrii Edi Rama ku shpalli planin e masave social-ekonomike.

Duke përdorur një frazë nga filmi “Shoqja nga fshati”, Hoxha shkruan: Asnjë fjalë s’të mora vesh mor bir… ju artistët o jeni të mëncurit e dheut, ose jeni të shkundur nga farat”.

Gazetari thekson se Rama nuk po merret vesh se cfarë thotë.

LEXO EDHE:  Mesazhi publik që djali i Fahri Balliut i dha Ramës/S’ia ul kokën familjes sime

LEXO EDHE:  Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Zbardhen faktorët që e mbajnë peng

“Po na jep kurajo duke na thënë që edhe shtetet më të mëdha në botë janë dorëzuar, apo po na fut frikën duke na thënë “nuk e dimë sa do të zgjasë kjo mbyllje absurde në shtëpi”?!?!”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Drejtoresha e ISHP jep lajmin e mirë/ Një tjetër i prekur me COVID-19 drejt shërimit

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka dhënë një lajm të mirë teksa bëri me dije se një tjetër i prekur nga koronavirusi është drejt shërimit pasi ka rezultuar negativ nga testet.

Ky është pacienti i dytë që rezulton negativ pas ritestimit për COVID-19.

“Kemi një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë të infektuarit. Dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico në studion e Real Story.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP qetëson qyetarët: Nuk kemi qasje me skenarin italian

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico thotë se Shqipëria nuk ka qasje me skenarin Italian përsa i përket përhapjes së koronavirusit.

Ajo tha masat në vendin tonë janë marrë shumë shpejt për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm te virusit.

“Ne nuk kemi qasje me skenarin italian për 2 arsye. Së pari në kushtet ku ndodhemi kemi marrë një seri masash shumë shpejt për të lokalizuar infeksionin dhe për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij.
Është një gjë që është në dinamikë. Kjo linjë që është vendosur për publikun është shumë e rëndësishme”, deklaroi Fico në “Real Story” në News24.

LEXO TE PLOTE