Connect with Us

“Ka koronavirus por ka dhe koronandërtues”/ Artan Hoxha publikon fotot dhe ironizon

Lajme

“Ka koronavirus por ka dhe koronandërtues”/ Artan Hoxha publikon fotot dhe ironizon

Publikuar

-

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar disa foto të shkrepura në Tiranë, ku edhe pse rregullat janë ashpërsuar për shkak të koronavirusit, ndërtimet nuk kanë ndaluar.

Në fotot e publikuara nga Hoxha shihen punëtorët e ndërtimit të cilët vazhdojnë punën pa u shqetëusuar nga masat që qeveria ka vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Hoxha ka ironizuar faktin që punonjësit nuk kanë vendosur kaskë mbrojtëse në kokë, si dhe mosrespektimin e distancës prej 2 metrash.

LEXO EDHE:  Qeni i abuzuar ka frikë nga të gjithë/ Por lidhja që ka me beben është e çmuar

“Sot në mesditë në Tiranë, pas masave të reja të ndalim-qarkullimit…
Ka koronavirus por ka dhe koronandërtues…
Të paktën ky brigadieri duket sikur e respekton distancën prej dy metrash nga hekurkthyesit dhe ndonjëri është i paisur me kaskë plastike në kokë”, shkruan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në një call center/ Panik mes punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Dhjetra punonjës të një kompanie call center në Tiranë janë izoluar në shtëpi pasi një prej antarëve ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar Sindikata Solidariteti me një postim në rrjetet sociale, ku thuhet se punonjësve të call-center-it u është kërkuar të vihen në karantinë.

Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.

Nga ana tjetër, Sindikata Solidariteti u bën thirrje për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive.

“Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve”, theksohet në njoftimin e sindikatës.

“Pushime të paguara dhe përpjekje për të zhvendosur punën nga shtëpia për të gjithë ata që kanë mundësi, duhet të jenë masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren. Karantinimi dhe paralizimi i punës, në vend të zhvendosjes së saj në kushtet e shtëpisë, do t’i kushtojë eventualisht më shumë edhe vetë kompanive.

Identifikimi i rasteve të para të të infektuarve me Covid-19 në sektorin e call center-it ka filluar të krijojë shqetësim dhe panik mes punëtorëve.

LEXO EDHE:  Foto+16/ 6 “babagjyshet” më seksi të internetit

LEXO EDHE:  Qeni i abuzuar ka frikë nga të gjithë/ Por lidhja që ka me beben është e çmuar

Denoncimet e sindikatës u dëshmua se ishin të drejta. Masat e kompanive të call center-ave nuk janë të mjaftueshme.

Shteti nuk duket askund dhe masat e marra për pjesën tjetër të qytetarëve janë krejtësisht joproporcionale me ato në sektorët e ekonomisë në të cilët punohet në grupe të mëdha dhe ambiente të mbyllura, siç janë call center-at, fasoneritë, minierat etj.

Sindikata Solidariteti bën thirrje përsëri për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive. Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve!

Përhapja e virusit masivisht në ambiente të mbyllura ku punojnë me qindra vetë, përveç rrezikut për punëtorët do të sillte edhe paralizimin e beftë të sistemit tonë shëndetësor.

Masat që kërkon Sindikata janë më të mira për të gjitha palët. Shpresojmë që masat e duhura të merren para se të identifikohen raste të tjera!”

LEXO TE PLOTE

Lajme

E gjithë Shqipëria në izolim/ Betoni hidhet 30 metër larg shtëpisë së Lali Erit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha publikoi në profilin e tij në Facebook, disa foto të shkrepura në Tiranë, ku puna për ndërtimin e një pallati vazhdon normalisht edhe pse vendi gjendet në një situatë jo të zakonshme për shkak të koronavirusit.

Në fotot e publikuara nga Hoxha, duket se punëtorët e ndërtimit vijojnë punën pa pasur as edhe një masë mbrojtëse edhe pse qeveria ka urdhëruar izolim të  detyruar të cdo qytetari.
Qeveria vendosi mbylljen e bareve, restoranteve dhe cdo aktivitet tjetër për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tashmë prej 8 ditësh shqiptarët janë izoluar në shtëpitë e tyre për të shmangur kontaktet me persona të tjerë, por këta punëtorë ndërtimi hedhin në kosh gjithë sakrificën e qytetarëve të tjerë, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Pas publikimit të fotove nga Hoxha, CNA.al pasqyroi lajmin ndërkohë që më pas ne bëmë një verifikim nga i cili rezulton se ndërtesa ku puna vazhdon si të jetë një ditë normale, ndodhet 30 metra në vijë ajrore larg nga shtepia e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  “Na jep paratë ose more fund”/ Aktorja e famshme turke në telashe

LEXO EDHE:  Adoleshentja seksi e familjes Kardashian

Fotot janë bërë mesditën e sotme, pra në një orar ku dalja e njerëzve është e ndaluar.

Në foto duket qartë që punëtorët janë të pambrojtur, pa maska, pa doreza duke duke shtuar rrezikun e infektimit për vete dhe për familjarët e tyre, kontakti me të cilët është i pashmangshëm.

Kujtojmë se dje, kryeminstri Edi Rama ashpërsoi masat duke njoftuar se njerëzit kanë vetëm dy fasha orari për të lëvizur, në mëngjes në orën 06:00-10:00 dhe mbasdite 16:00-18:00. Gjithashtu ai theksoi se këmbësorët duhet të respektojnë distancën nga njëri tjetri teksa janë duke ecur apo duke pritur radhën nëpër markete.

Por, nëpër ekrane televizive nuk mungon as Veliaj i cili dërdëllit dhe mburret gjithë ditën se ka marrë masa për koronavirusin.

Ja që këto foto kanë nxjerrë zbuluar Veliajn i cili nuk nuk merr asnjë masë për një ndërtesë që po ndërtohet në mes të ditës, në një kohë kur izolimi në shtëpi është i detyruar për të gjithë./CNA.al
 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Anulimi i koncertit nga koronavirusi/ Maluma zbulon datën kur do jetë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Të gjithë fansat e Malumës ishin në pritje të koncertit madhështor, që ishte planifikuar të zhvillohej në 14 mars, por për shkak të situatës nga koronavirusi u anuluan të gjithë aktivitetet dhe tubimet.

Shtyrjen e koncertit e konfirmoi edhe Maluma, i cili së fundi ka zbuluar edhe datat e reja të turit botëror.

Për Tiranën është vendosur data 6 shtator 2020.

LEXO EDHE:  Publikohen fotot super provokuese: Rita Ora shkëlqen si imazhi i ri i Giuseppe Zanotti

LEXO EDHE:  Qeni i abuzuar ka frikë nga të gjithë/ Por lidhja që ka me beben është e çmuar

Koncerti madhështor i këngëtari latin do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

LEXO TE PLOTE