LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Izolimi në shtëpi dhe debati Basha-Rama/ Grida Duma thirrje qeverisë: Uluni si Merkel dhe Trump

19 Mars 2020, 18:35, Politikë CNA
Izolimi në shtëpi dhe debati Basha-Rama/ Grida Duma thirrje

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka komentuar debatin politik lidhur me propozimin e Lulzim Bashës të planit me tetë pika dhe përgjigjen e kryeministrit Edi Rama.

Duma është shprehur se në këtë moment e gjithë klasa politike kanë një qëllim që Shqipëria të jetë sa më e sigurt, së pari për jetën.

Ajo theksoi se një qeveri e përgjegjshme është të ulet dhe të marrë të dhënat ekonomike dhe ashtu sikur bën Merkel, Trump, Italia apo Greqia bën një përllogaritje të thjeshtë nëse realizohet një propozim konkret dhe e lëmë batutën mënjëanë.

?Jemi në një moment krize që është globale, padyshim Shqipëria nuk duhet të ketë delirin që mund të shpikë rrotën. Ajo që na pret është nevoja për të maksimalizuar për jetët e njerëzve. Nëse ka një gjë që nuk duhet pasur kompleks, janë idetë dhe propozimet e mira. Të qëndruarit në qeveri vjen se je i votuar nga një pjesë e madhe e popullit, por një pjesë kanë votuar opozitës dhe i gjithë spektri përbën popullin. Në këtë moment e gjithë klasa politike kanë një qëllim që Shqipëria të jetë sa më e sigurt, së pari për jetën. Ana tjetër është si i bëhet kur vjen çështja te kolapsi ekonomik që shkakton një kaos, nëse vijmë te kriza duke u mbyllur në karantinë. Ky është momenti paralel i krizës së pandemisë.
Duhet të themi si zgjidhet. Ju siguroj, para se të vijë kolapsi ekonomik, ishalla nuk vjen, duhet të ndalojmë më parë dramën për shërbimet, pagesat. Duhet të kemi parasysh që ekonomia shqiptare është tregti dhe shërbim në 57%. Pagat në këtë masë është emergjencë e parë. Kur flasim në këtë mënyrë duhet të kuptojmë që propozimet nga opozita janë konkrete. Një qeveri e përgjegjshme është të ulet dhe të marrë të dhënat ekonomike dhe ashtu sikur bën Merkel, Trump, Italia apo Greqia bën një përllogaritje të thjeshtë nëse realizohet një propozim konkret dhe e lëmë batutën mënjëanë.
Ta lëmë se kush e tha i pari se vendi duhet të futet në izolim. Ne bëmë disa propozime, ky është roli absolut. Ajo që po thuhet heqja e zërave të tatimeve dhe taksave apo sigurimet. Votën për të qeverisjen e mirë ke marrë, tani për mirëqeverisjen dhe bashkëpunimin për cilëndo qeveri qoftë. Më një buxhet të vogël jemi të detyruar që bashkërisht të bëjmë një gjë. Unë shpresoj që paketa ekonomike të jetë e vlefshme, shpresoj të jenë edhe pjesë propozimet e PD-së. Pasi paketa del duhet të kemi parasysh që gjithkush do të sakrifikojë. Duhet pasur transparencë në mënyrën si merren vendimet?, u shpreh Duma për Report Tv.

Lidhur me izolimin në shtëpi, Duma tha së sa më i përgjegjshëm është njeriu aq më i qartë është.

?Është vështirësia më e madhe në këtë betejë gjëja më e madhe që vihet në testim është durimi, kohëzgjatja dhe izolim më i gjatë është siguria më e madhe. Është parë që ky lloj virusi vepron ndryshe në trupa të ndryshëm. Në muajt e ardhshëm do të kemi rikthimin në jetën normale, por përsëri duhet të ketë kujdes. Shpresoj që të mësojmë në cdo gjë?, tha mës të tjerash Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga