Connect with Us

Grabitjet në Rinas/ Arrestohen dy vëllezër, sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha parash dhe automjete

Kronika

Grabitjet në Rinas/ Arrestohen dy vëllezër, sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha parash dhe automjete

Publikuar

-

Kufizohet lëvizja e kamionëve në fundjavë/ Policia-qytetarëve: Mos i nisni të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet

Policia e Shtetit bën të ditur se është zhvilluar një megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Sipas uniformave blu, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut konfrontohet me policinë/ Janë të pabesë

Po ashtu janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu bind policisë një natë më parë dhe iu iku nga sytë/ Gjendet e braktisur makina luksoze në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Nuk iu bind policisë një natë më parë dhe iu iku nga sytë/ Gjendet e braktisur makina luksoze në Elbasan

Një automjet i llojit “Porsche Cayenne” është gjetur i braktisur në Elbasan.

Mësohet se makina luksoze është gjetur e braktisur pranë lumit Shkumbin.  Ky është automjeti që një ditë më parë gjatë një kontrolli të bujshëm nga forcat RENEA që u zhvilluan në Elbasan, iu bind urdhërit të policëve për të ndaluar. Efektivët i dhanë urdhërin e ndalimit, por makina ‘fluturoi’ me shpejtësi skëterrë dhe u zhduk nga sytë e uniformave blu.



Ende nuk dihet se kush udhëtonte në këtë makinë që dje u iku nga duart policëve. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, në Elbasan dhe në shumë qytete të tjera, si Tirana, Durrësi, Kruja etj, po ushtrohen kontrolle të bujshme nga Policia e Shtetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Durrës?/ Një tjetër i plagosur mbërrin në urgjencën e spitalit

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Durrës?/ Një tjetër i plagosur mbërrin në urgjencën e spitalit

Në urgjencën e Spitalit të Durrësit ka mbërritur një tjetër person i plagosur.

Shtetasi E.T., ka shkuar në spital i plagosur, ndërsa dyshohet se ka lidhje me të shtënat me armë që u raportuan më herët. Grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.



Rreth dy orë më parë mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, ndërsa si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë shtetasi A.B./CNA.al

LEXO TE PLOTE