Connect with Us

Firmoset urdhri/ Institucionet arsimore mbyllen deri në 3 prill

Sociale

Firmoset urdhri/ Institucionet arsimore mbyllen deri në 3 prill

Publikuar

-

Tre ditë para afatit të lënë për rinisjen e mësimit në shkolla, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur shtyrjen sërish të procesit mësimor deri me 3 prill.

Urdhri i dytë i firmosur nga Manastirliu erdhi pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

Universitetet, shkollat, kopshtet dhe çerdhet ishin paraparë për të hapur dyert të hënën, 23 mars 2020.

LEXO EDHE:  Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Urdhri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata nga koronavirusi/ Nis mësimi online edhe nëpër universitete

Publikuar

-

Nga

Pas shkollave, mësime dhe leksionet do të jepen online edhe për universitetet.

I pari që e ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, është Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini,  e cila sqaron se 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin.

Shahini përgëzon universitetin për nismën e ndërmarrë, që sipas saj duhet të ndiqet nga të gjitha universitetet e tjera të vendit.

LEXO EDHE:  KZAZ në shkolla/ Shpërthen Voltana Ademi: Do informojmë OSBE-në

LEXO EDHE:  PD çon në Prokurori 3 prova kundër Ramës dhe dy ministreve të tij

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Video/ Qytetarët nuk i binden urdhërit të qeverisë, vërshojnë në rrugë pa frikë

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht shtrëngimit të masave nga qeveria që kufizon lëvizjen e qytetarëve në rrugë, duke aplikuar dhe gjoba  nga 10.000 lek dhe bllokim të makinës për 3 muaj duket se qytetarët nuk e kanë marrë aspak seriozisht situatën me koronavirusin.

CNA.al, bëri një vëzhdim në rrugët e kryeqytet, jasht fashës së orarit të lejuar 06:00 me 10:00 dhe 16:00 me 18:00, por gjithcka i ngjan një dite normale.

LEXO EDHE:  Mblidhet sërish Task Forca/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin zyrtar: Tetë raste të testuara rezultuan negative

LEXO EDHE:  Mblidhet sërish Task Forca/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin zyrtar: Tetë raste të testuara rezultuan negative

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, policia njoftoi se janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Megjithatë, duket se qytetarët nuk i trembin as gjobat dhe as këshillat e specialistëve.


LEXO TE PLOTE

Sociale

Thirrjet bllokojnë 127-ën/ Ja ku të kërkoni informacion për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një komunikim me mediat, bëri me dije se duke u nisur nga ankesat e shumta të qytetaëve që nuk arrijnë dot të lidhen me urgjencën kombëtare gjatë këtyre ditëve, (kjo për shkak të fluksit të lartë të telefonatave” së shpejti do të kenë në dispozicion një numër tjetër.

“Kemi menduar një zgjidhje tjetër pavarësisht se qendra kombëtare emergjencave ka kapacitetin për fluks thirrjes por janë dy tipologji njerëzish që kërkojnë ndihmë.

Janë ata që telefonojnë për COVID-19 dhe qytetarë që duan informacion. Ne duam të hapim një linjë të gjelbër për qytetarët që kërkojnë informacion 08004040 i cili do të jetë numër i vendosur në dispozicion të qytetarëve për informacion për COVID-19.

Për të krijuar dhe lidhjen mes qytetarëve dhe mjekut të familjes duke shmangur vajtjen në qendrat shëndetësore dhe për gjithë shqetësimet për paketën e rimbursimit të barnave.

LEXO EDHE:  Mblidhet sërish Task Forca/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin zyrtar: Tetë raste të testuara rezultuan negative

LEXO EDHE:  Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Do të jetë një linjë e dedikuar, e cila bëhet funksionale sot. Ne jemi duke punuar për çështjet teknike për trajnimin e stafit që të ulim fluksin e tel në 127, i cili do vijojë të jetë numër i dedikuar për urgjencat”, deklaroi ministrja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE