Connect with Us

“Fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen”/ Pipero kërkon kujdes maksimal

Sociale

“Fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen”/ Pipero kërkon kujdes maksimal

Publikuar

-

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur mëngjesin e sotëm lidhur me situatën aktuale në vendin tonë dhe me rastet e prekura nga koronavirusi.

Pipero deklaroi se rastet janë duke ardhur duke u shtuar dhe qytetarët nuk duhet të panikohen nga kjo gjë, por theksoi se duhet të respektojnë çdo këshillë.

“Rastet në spital janë shtuar, janë mbi 30 të shtruar sot në spital se nuk di të them një numër të saktë. Është shumë herët të japim shifra. Fillimi i javës së katërt do na mësojë se ku do jemi. Ne nuk duhet të vonojmë asnjë minut, flas për qytetarët që të zbatojnë çdo urdhër apo këshillë të dhënë”, u shpreh ai në emisionin “Rreze Dielli”.

Teksa u pyes për riskun e rrezikut për infektimin fëmijëve, mjeku tha se fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen.

LEXO EDHE:  Meta apel politikës/ Shqipëria duhet të reflektojë

“Kjo epidemi ka dëshmuar se fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen, edhe nëse preken mund ta kalojnë më lehtë, por asnjëherë nuk duhet të themi në fëmijët nuk preken. Fënmijët mund të preken por nuk manifestojnë sëmundjen. Në çdo rast duhet të dëgjoni këshillat tona”, nënvizoi Pipero./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covid-19/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët, jep informacionin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero vijon të japë këshilla mjaft të vlefshme në lidhje me Covid-19.

I ftuar në “Rreze dielli”, në Report tv, profesor Pipero tha se rreth 90% e popullsisë e kalon koronavirusin pa shenja klinike, megjithatë janë burim infeksioni.

“Rreth 90% e popullsisë e kalon koronavirusin pa shenja klinike, por janë burim infeksioni. Vetëm 10% sëmuren, dhe nga këta 10%, 80% e tyre e kalojnë me simptoma të lehta dhe vetëm 20% e këtij 10 përqindshi kanë simptoma.

LEXO EDHE:  Braçe-ambasadorëve: Hapni kufijtë, nuk po shesim hashash!

LEXO EDHE:  Basha ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën/ “Jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”

Por keni parasysh se në popullatat e mëdha, sic është Italia përshembull, ky 10% janë me mijëra. “-tha Pëllumb Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mësimet live, me internet falas

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar.

Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin mësimet përkatëse përmes kanalit të ri të televizionit publik, RTSh Shkollë. Telekom i bashkohet kësaj inisiative, duke ju dhënë mundësinë që ta aksesoni këtë kanal përmes internetit, pa shpenzuar asnjë MB nga paketa juaj aktive.

Përmes aplikacionit RTSh TANI ju mund të shihni të gjitha kanalet e RTSh online dhe nëse jeni abonent i Telekom, interneti që do të përdoret për këtë qëllim, nuk ju llogaritet si shpenzim.

Me Telekom, ju mund të shtoni edhe një pajisje më tepër përveç televizorit për të aksesuar këtë kanal, që fëmijët tuaj t’i ndjejnë sa më pak pasojat e këtij izolimi.

Kanali RTSH shkollë, i dedikohet fëmijëve e adoleshentëve, si dhe gjithë atyre që janë në statusin e nxënësit apo maturantit, të cilët mund të ndjekin programin shkollor me lëndët kryesore të ciklit 1-12, si dhe lëndët bazike për Maturën, të gjitha këto të përcjella në ekran nga mësues të zgjedhur të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

LEXO EDHE:  Inxhinieri, apel qytetarëve/ Nuk duhet të keni frikë nga godinat që nuk i janë prekur kollonat, trarët dhe soleta

LEXO EDHE:  Braçe-ambasadorëve: Hapni kufijtë, nuk po shesim hashash!

Metodologjia e përdorur  është  mjaft kreative, me emisione të dedikuara të karakterit  didaktik e argëtues për nxënësit/ fëmijët.

Kanali RTSH Shkollë, është në  numrin 14.

Telekom Albania mirëpret të gjitha institucionet arsimore,publike apo private, të kontaktojnë në adresën  [email protected] dhe ne do të mundësojmë falas për përdoruesit tanë trafikun nga platformat online edukative të këtyre institucioneve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve/ Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mjekët dhe specialistët e shëndetit publik vijojnë të përcjellin mesazhe informuese dhe sensibilizuese për qytetarët në lidhje me koronavirusin.

Mëngjesin e sotëm, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm që shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, iu drejton të gjithë qytetarëve për të mposhtur Covid-19.

Në mesazhin e saj, Bino iu kërkon qytetarëve të vetëizolohen, nëse shfaqin shenja respiratore, të ruajnë distancën 1 metra me të tjerët, e mbi të gjitha të mos përfshihen nga paniku.

Po ashtu ajo thekson se qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik.

“🛑#COVID-19. Fjalën duhet ta kenë ekspertët! Ju lutem kushtojini pak minuta nga koha juaj këtij mesazhi të dr. Silva Binos👇 #QëndroniNëShtëpi”, shkruan Manastirliu.

LEXO EDHE:  Orari i fjetjes thelbësor për rritjen e fëmijës inteligjent

LEXO EDHE:  Bullizëm dhe dhunë në shkollat shqiptare/ UNESCO jep alarmin

“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Të përpiqen të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Këto masa janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi vetë individin. Paniku nuk të çon askund. Qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik. Punonjësit janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino.

LEXO TE PLOTE