Connect with Us

Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe koronavrusin/ Putini “problemi kryesor”

Blog

Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe koronavrusin/ Putini “problemi kryesor”

Publikuar

-

Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministri britanik Johnson kanë zhvilluar një videokonferencë me Presidentin turk Erdogan. Temat: Refugjatët dhe virusi Corona.

Pas takimit javën e kaluar në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, Presidenti i Turqisë Erdogan iku pa asnjë koment. Këtë të martë ishte planifikuar që një delegacion i BE të shkojë në Stamboll, për takim me Recep Tayyip Erdoganin, por u anulua për shkak të pandemisë me Corona.

Takimet në kohën e kësaj krize janë të pamundura, ndaj kancelarja Angela Merkel, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson, vendosën që të zhvillojnë një videokonferencë me presidentin turk. Erdogani pas bisedës nuk foli asgjë për përmbajtjen, ndonëse ishte i pari që doli në opinion. Në rrjetet sociale ai tha, se është biseduar për gjendjen humanitare dhe gjendjen në Idlib të Sirisë.

Merkel: Një bisedë e “dobishme”

Bundeskanzlerin Angela Merkel Telefonat (picture-alliance/dpa/R. Jensen)

Angela Merkel e quajti këtë bisedë si të dobishme. Ajo nuk përjashtoi shtimin e ndihmave humanitare për Turqinë. Nuk duhet harruar as unioni doganor me Turqinë, tha ajo. Turqia ka theksuar se ajo do të mbetet pjesë e NATO-s.

Fjalë bukur të buta në një kohë krize në raportet me Turqinë, në kohën kur Ankaraja ka vendosur të hapë kufijtë ndaj BE dhe të lejojë kalimin e refugjatëve. Më pas gjendja u tensionua shumë në kufijtë me vendet e BE – konflikte, gaz lotsjellës, dhunë… Greqia ka vendosur të pezullojë të drejtën e azilit për një muaj.

BE dhe organizatat humanitare e kanë kritikuar Turqinë për përdorimin e refugjatëve si mjet politik për presion ndaj BE. Turqia ka kërkuar më shumë para dhe ndihma. BE kishte premtuar më parë gjashtë miliardë euro për refugjatët, por deri tani ka paguar vetëm 3,2 miliardë.

Marrëveshja BE-Turqi duhet të vazhdojë?

LEXO EDHE:  Nëse ne largohemi, Europa shpërbëhet

Përfaqësuesi i BE për Politikë të Jashtme Josep Borrell tha në Bruksel se me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, kanë rënë dakord që marrëveshja për refugjatët të vazhdojë dhe që me 26 mars, në samitin e BE të paraqiten propozime për dalje nga kriza. Ata të dy janë takuar njëkohësisht.

Türkei Erdogan Portrait (picture-alliance/RIA Novosti/dpa)

Ekspertët thonë, se ka ardhur koha që të rishikohet marrëveshja BE-Turqi. Turqia është duke dërguar njerëz në zonat e rrezikshme, thonë ekspertët. Ndërsa gjendja në Idlib është tepër e rëndë. Ken Roth, drejtues i Human Rights Watch, thotë se Erdogani po bën presion ndaj BE për shkak të gjendjes në Idlib. “Turqia nuk mund të pranojë edhe disa miliona njerëz, sepse në këtë vend janë edhe tani rreth 3,6 milionë refugjatë nga Siria”, thotë Roth në bisedë me DW.

Putini “problemi kryesor”

Në Idlib ballë për ballë janë trupat qeveritare të Asadit të mbështetura nga Rusia dhe kryengritësit e mbështetur nga Turqia. Rruga e vetme për të evituar krizën e re me refugjatë në Evropë është bindja e Putinit që të ndërpritet bombardimi i civilëve në Idlib, thotë Roth. Sipas tij, problemi kryesor në këtë mes është Putini.

Palët kanë rënë dakord para pak kohësh për armëpushim, të cilin e kanë mbështetur edhe Merkel, Johnson dhe Macron. Ata thonë, se bashkëveprimi është mundësia e vetme për tejkalimin e krizës, në kohën e virusit Corona. Ka gjëra, sipas tyre, mbi të cilat të gjithë duhet të kenë të njëjtin mendim./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kriza e koronavirusit, dhe arroganca kulturore e Perëndimit

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel Stelter “The Globalist”

* Ndonëse jemi vetëm në fazën e dytë të një krize me katër faza të koronavirusit, nuk është kurrë shumë herët të nisim të mësojmë leksionet që i shpërfillëm më herët, dhe që kontribuan në zgjerimin e krizës.

Kur them “vetëm faza e dytë”, këto janë fazat 3 dhe 4:Epidemia e koronës (faza e parë) dhe kriza aktuale financiare që vijon (faza e dytë), do të pasohen nga një goditje deflacioniste për ekonominë reale (faza e tretë), dhe më pas në fazën e katërt, do të shtrohet pyetja nëse funksionon ende sistemi ynë monetar dhe ekonomik.

Faza nr.1: Epidemia, që nuk duhej të shndërrohej në një krizë

Në fillim patëm një epidemi të virusit të ri në Kinë. Pas dështimeve serioze në nivelin lokal, autoritetet qendrore në Kinë, vendosën të zbatojnë një plan të vërtetë lufte kundër virusit, që duket se është i suksesshëm. Numri i të infektuarve të rinj, është tani në rënie.

Sigurisht, virusi në Kinë nuk është mposhtur ende, por ai është nënshtruar. Koronavirusi do të mbetet aktiv, ai do të vazhdojë të infektojë popullsinë, dhe do të jetë për vite më radhë një faktor ndikues i jetës në Kinë. Por falë masave drastike, autoritetet ia kanë dalë që të fitojnë kohë.

“Këta kinezët!”: Përgjigja arrogante e Perëndimit

Dhe çfarë bënë përballë kësaj situate vendet perëndimore? Zgjodhën të shohin me habi hapat radikalë, që ndërmorën kinezët për ta luftuar koronavirusin. Në atë fazë, bota perëndimore karakterizohej kryesisht nga një ndjenjë kurioziteti nga larg. Kina është larg. Dhe a nuk i kemi ditur gjithmonë, kushtet e dobëta higjeno-sanitare në tregjet e kafshëve në Kinë (dhe në fakt të të gjithë tregjeve në Azi)?

Por liderët tanë politikë, kishin shqetësime të tjera. Sezoni i karnavaleve kishte mbërritur, dhe duhej të shijohej si gjithmonë. Dhe natyrisht ishte futbolli, dhe ndeshjet e kampionateve duhej që të luheshin. Fatmirësisht Gjermania nuk ka më një familje mbretërore. Por as tek ne, askush nuk guxon të ndërhyjë mbi “Mbretin Futboll”.

“Këta italianë!”: Një përgjigje arrogante brenda Evropës

Kur virusi u shfaq befas në Itali, paragjykimet thellësisht të rrënjosura, nxorrën me shpejtësi krye. A nuk kemi ditur gjithmonë neglizhencën e italianëve si komb? A nuk janë politikanët dhe shoqëria italiane, në thelb të paaftë për t’u përballur me probleme serioze? Dhe a nuk është sistemi italian i kujdesit shëndetësor, shumë i çuditshëm dhe i pafinancuar? Padyshim që nuk është aq i mirë sa i yni.

Një profeci vetë-përmbushëse

Tanimë koronavirusi është kudo, përfshirë Gjermaninë. Në vend se të ishin të përgatitur për të mësuar nga përvojat negative të vendeve të tjera, politikanët tanë kaluan nga arroganca tek veprimet e ngadalëta. Ndjenja e largësisë së krizës së koronavirusit, dhe e një niveli befasues relaksimi në mesin midis drejtuesve tanë politikë, i la hapësirë debatimeve mbi mbylljen ose jo të shkollave, me politikanë të paskrupuj si Mikael Mëler, kryetari i bashkisë së Berlinit, që tentoi të mbante hapur klubet dhe teatrot në qytet. Të tjerët, vazhduan të talleshin me virusin e ri. Ata deklaronin se koronavirusi ishte po aq vdekjeprurës, sa edhe një virusi i gripit sezonal.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Bushati: Muajt e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën

LEXO EDHE:  Betimi i Presidentit Erdogan/ Merr pjesë dhe Rama

Menaxhim katastrofik i i krizës nga Donald Trump

Nuk është aspak ngushëllues për evropianët, fakti që reagimi në Shtetet e Bashkuara nga ana e presidentit Donald Trump, ishte edhe më keq se ai i kryebashkiakut të Berlinit. Trump ka qenë angazhuar në akte tërësisht idiote, si për shembull shpërndarja sapo mori detyrën në vitin 2017 e ekipit që merrej me pandemitë me seli në Shtëpinë e Bardhë.

Pastaj, me gjithë pompozitetin dhe madhështinë e tij si ‘Zoti i Universit’, ai zgjodhi të minimizojë rreziqet e koronavirusit. Çuditërisht, pajisjet e testimit nuk ishin të disponueshme

për ditë me radhë në sistemin më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor në botë. Dhe sistemi i tij i sigurimeve shëndetësore, nuk mbulon ende afro 30 milionë njerëz.

Numri i infeksioneve të raportuara në SHBA është i lartë. Vetëm pas disa javësh vonesë, Trump vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa refuzoi të pranojë çdo lloj përgjegjësie mbi pasojat e keqmenaxhimit të tij. Por të paktën ai lau duart, dhe ua la përgjegjësinë vendeve evropiane.

Shok kulturor: Azia funksionon më mirë se Perëndimi?

Me këtë krizë, vendet fqinje të Kinës në Azi, duket se po dëshmojnë se si mund të kihet sukses në menaxhimin e një krize. Tajvani, Vietnami, Hong Kongu dhe Singapori, morën masa të forta dhe të qëndrueshme që në fillim të epidemisë, për të mbajtur të ulët numrin e rasteve të reja.

Edhe pse shumica e këtyre vendeve kufizohen direkt me Kinën, numri i të infektuarve, në raport me madhësinë e popullatës së tyre, është dukshëm më i ulët se në Evropë.

Edhe pse shumë e prekur, Koreja e Jugut, po dëshmon të jetë një model sesi një vend i OECD-së, mund të përballet me këtë krizë. Shkalla e vdekjeve, është dukshëm më e ulët se sa në vendet e tjera. Dhe ky sukses i vendeve aziatike nuk është rastësi.

Këto vende kanë përvojën e afërt me SARS-in në vitin 2003. Ndërkohë mesa duket, politikanët dhe shoqëritë tona perëndimore, nuk mendojnë se e kanë të nevojshme mësojnë nga vendet e tjera. Por eksperienca e fundit, na meson për të kundërtën./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Pacientja zero” Meri Melon/ Kush ishte gruaja më e rrezikshme në SHBA

Publikuar

-

Nga

Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakton një epidemi të rrezikshme infektive, lidhet me atë që dikur u cilësua si “gruaja më e rrezikshme në Amerikë”, kuzhinierja nga konteja Tajron e Irlandës, Meri Melon, që dyshohej se ishte në qendër të një epidemie të tifos.

“Tifodja Meri” lindi më 23 shtator 1869. Ashtu si shumë njerëz në Irlandë pas krizës së madhe të urisë, Meri emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1884. Me të mbërritur në Nju Jork, nisi të punojë si shërbëtore në disa familje, dhe duke qenë e aftë si kuzhiniere u bë një kuzhiniere shtëpiake për disa familje.

Gjatë asaj kohe, u vu re një përhapje e madhe e etheve të tifos në disa familje në të gjithë zonën e Nju Jorkut. Por u zbulua se ajo vetë ishte një bartëse e shëndetshme e baktereve, pasi u punësua si kuzhiniere në një familje të shtresës së lartë në Long Ajland.

Bankieri nga Nju Jorku, Çarls Uorren e punësoi Merin si kuzhiniere për periudhën e pushimeve verore që familja e tij do i kalont në Gjirin Ojster. Menjëherë pas mbërritjes së tyre atje, një nga vajzat e Uorren u sëmur nga ethet e tifos. Më pas u zëmurën zonja Uarren, dy shërbëtore, kopshtari i familjes, dhe një vajzë tjetër e bankierit Uorren.

Në fund, 6 nga 11 njerëzit në atë shtëpi u diagnostikuan me sëmundjen e tifos. Pronarët e shtëpisë ku po pushonte Uorren, u përpoqën të gjenin shkakun e të gjithë asaj epidemie. Ndaj ata punësuan Xhorxh Soper, një inxhinier civil me përvojë në shpërthimet e etheve tifoide.

Ishte pikërisht Soper ai që e zbuloi se bartëse e sëmundjes së rrezikshme ishte Meri, pasi kjo e fundit ishte larguar nga familja Uorren 3 javë pas shpërthimit të epidemisë.

Soper nisi të gjurmojë historinë e saj të punësimit, dhe zbuloi se rastet me tifo e kishin ndjekur gruan nga Tajroni nga njëra punë tek tjetra. I bindur që kjo gjë nuk mund të ishte një rastësi, Soper vendosi të takonte Merin, pasi i duhej një mostër gjaku për të provuar se ajo ishte bartëse.

Në marsin e vitit 1907, ai e gjeti irlandezen duke punuar sërish si kuzhiniere në shtëpinë e Uollter Bouenit dhe familjes së tij.

Sipas librit të Xhudit Levit “Tifoidja Meri”, Soper iu afrua Merit në kuzhinë dhe e sfidoi: “Biseda për herë të parë me Merin ndodhi në kuzhinën e kësaj shtëpie… U përpoqa sa munda të isha shumë diplomatik me të. Por më duhet të them, se dyshoja që ajo i sëmurte njerëzit. Ndaj  dëshiroja ekzemplarë të urinës, feçeve dhe gjakut të saj.

Nuk u desh shumë kohë, që Meri të reagonte ashpër ndaj këtij sugjerimi. Ajo kapi një pirun nga tavolina, dhe nisi të ecë drejt meje. Vrapova dhe dola jashtë me shpejtësi. U ndjeva më shumë fat që arrita të shpëtoja”.

Duke e kuptuar se nuk do t’ja dilte dot vetëm, Soper takoi Herman Bigs në Departamentin e Shëndetit të Qytetit në Nju Jork, që ra dakord me hipotezën e tij. Të dy kontaktuan edhe doktoreshë Jozefin Bejker, dhe tentuan t’i afrohen sërish Merit.

Kur u përballën sërish me gruan, ajo nuk pranoi të bisedonte me ta, dhe i kërcënoi me thikat e kuzhinës, përpara se të largohej nga aty. Pas një kërkimi të gjatë, ata e gjetën të fshehur në një dollap, dhe dr.Bejker e përshkroi kështu skenën:”Ajo doli nga andej me zor duke kërcënuar. Unë bëra një tjetër përpjekje për të biseduar me të në një mënyrë të arsyeshme, dhe i kërkova të më jepte ekzemplarët për analiza, por pa dobi.

Asokohe, ajo ishte e bindur që ligji po e persekutonte, kur ajo s’kishte bërë asgjë të keqe. Ajo e dinte që nuk kishte pasur ndonjëherë ethe tifoide; dhe ishte maniakale në ruajtjen e integritetit të saj. Nuk mund të bëja asgjë tjtër, përveçse ta merrja me vete me forcë. Policët e futën ne dhunë në ambulancë, dhe unë u gjenda deri në spital si në një kafaz me një luan të zemëruar”.

LEXO EDHE:  Parlamenti Europian pezullon negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE

LEXO EDHE:  Britania mund të mos dalë nga BE/Brexit-i duhet të kalojë në Dhomën e Ulët

Meri u dërgua në Spitalin Uillard Parker në Nju Jork. Në jashtëqitjen e saj u gjetën bacile të tifoz. Më pas spitali e transferoi atë në një vilë të izoluar, që kishte qenë pjesë e Spitalit Riversajd. Maria nuk mundi ta kuptonte se përse po përndiqej. Në mendjen e saj, ajo ishte krejtësisht e shëndetshme.

Ajo nuk mund të kuptonte se si po përhapte sëmundje, dhe po shkaktonte vdekje, kur vetë nuk shfaqte asnjë prej simptomave të sëmundjes. “Unë nuk jam sëmurur kurrë nga tifo në jetën time, dhe kam qenë gjithnjë e shëndetshme. Pse duhet të trajtohem si një lebroze, dhe të detyrohem të jetoj në izolim, duke pasur shok vetëm një qen?”.

Dy vjet pas izolimit të saj në North Bradhër Aljand, Meri e paditi në gjykatë Departamentin e Shëndetit. Gjatë izolimit të saj 2-vjeçar, mjekët analizuan 1 herë në javë mostrat e Merit, që dilnin kryesisht pozitive. Por gruaja i dërgoi gjithashtu mostrat e saj të jashtëqitjes në një laborator privat, ku të gjitha testet e saj rezultuan negative për bakteret tifoide.

Kjo gjë e bëri të mendojë se ishte viktimë e një përndjekje së padrejtë. Megjithatë kur çështja e saj mbërriti në gjykatë, gjykatësi vendosi në favor të zyrtarëve të shëndetëssisë, dhe vuri në dukje se Meri tani njihej me emrin “Tifoidja Meri”. Ndërkohë, në vitin 1910 një ekspert i ri vendosi që Meri të lirohej nga karantina, për aq kohë sa ajo të mos punonte më kurrë në kuzhinë.

Meri doli në liri, dhe nisi të punojë në lavanderi. Por shumë shpejt u lodh nga pagat e ulëta, në krahasim me atë që fitonte kur ishte kuzhiniere. Në atë kohë, ajo besonte ende se nuk përbënte asnjë rrezik për kërkend, e ndryshoi emrin në Meri Braun, dhe nisi të punojë sërish si një kuzhiniere.

Cikli i infektimeve nisi sërish. Gati 5 vjet pas lirimit të saj nga karatina, një shpërthim i etheve tifoide u raportua në Maternitetin Sloan, ku u zbulua se së fundmi aty ishte punësuar një kuzhiniere e re e quajtur zonja Braun. Çdo lloj simpatie që ajo kishte ngjallur tek njerëzit pas lirimit nga karantina, u zhduk me shpejtësi, kur u zbulua se ajo u shkaktoi dhimbje dhe vuajtje atyre që kishte infektuar.

Melon u mbyll sërish në North Bradhër Ajland, për të jetuar në të njëjtën vilë të izoluar. Detajet e jetës së saj në ishull janë të pakta, por dihet që ajo ndihmoi në punën e spitalit. Meri pësoi një hemoragji të madhe celebrale në vitin 1932, që e la të paralizuar. Ajo u transferua më pas në një pavion tjetër, ku i kaloi 6 vitet e ardhshme të jetës deri në vdekjen e saj më 11 nëntor 1938, në moshën 69-vjeçare.

Gjatë gjithë jetës së saj “Tifoidja Meri” u fajësua për infektimin e 51 njerëzve me këtë sëmundje, dhe për vdekjen e 3 prej tyre. North Bradhër Aljand në pjesën lindor të Nju Jorkut, ku Meri kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj, është ende sot i braktisur, dhe disa njerëz thonë se fantazma e saj endet akoma në korridoret e spitalit tashmë të braktisur./ irishcentral –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë nga koronavirusi/ Sa kohë do të vazhdojë kjo?

Publikuar

-

Nga

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.

Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë. Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të Evropës? Kurrë!

Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë.
Mesazhi nuk ka mbërritur ende kudo

Deri këtu, e kuptueshme. E megjithatë mesazhi i asaj që çfarë është në diskutim tani ende nuk ka arritur te shumë njerëz. Edhe pse konferenca e shtypit e kancelares të enjten e kaluar dhe të kryeministrave të ndryshëm të landeve të premten ishin më shumë se mbresëlënëse. Shumë njerëz që njoh janë frikësuar.

                Felix Steiner

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, siç tregon pamja sigurisht jo përfaqësuese nga dritarja e dhomës time në tre ditët të kaluara: të shtunën në mbrëmje, si çdo të shtunë tjetër, fqinji im shkoi të luante me birila – shoqëri në maksimum. Të rinjtë e rrugës jonë ishin bashkë në stërvitjen e futbollit të shtunën dhe të dielën. Dhe kur u mbyllën shkollat të hënën, gjendja shpirtërore në rrugë është si në pushimet e verës. Me ndryshimin që tani jashtë luajnë së bashku edhe më shumë fëmijë, sepse aktualisht nuk ka familje me pushime. Por moti këto ditë është mrekullisht me diell dhe i ngrohtë. Tamam pranverë.

LEXO EDHE:  Parlamenti Europian pezullon negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE

LEXO EDHE:  Betimi i Presidentit Erdogan/ Merr pjesë dhe Rama

Do të ketë edhe më shumë ndalime

Lista e ndalimeve të qeverisë federale dhe landeve ka ende shumë përjashtime: prandaj, ashpërsimi i mëtejshëm i masave në ditët në vijim nuk përjashtohen, janë pothuajse të sigurta – mjafton të shohim vetëm Francën, Italinë ose Spanjën. Atje ekzistojnë tashmë ndalime të vërteta për të dalë jashtë shtëpisë. Blerje lejohet të bëjë vetëm një numër i caktuar i njerëzve në të njëjtën kohë.

Askush nuk i do të gjitha këto, dhe këto mund të funksionojnë vetëm për një kohë relativisht të shkurtër – edhe kjo nuk dihet. Pra, le të jemi ambiciozë: le të përpiqemi t’ia dalim mbanë pa ndalime të tjera, e t’i marrim përfundimisht seriozisht rregullat ekzistuese!/ DW

LEXO TE PLOTE