Connect with Us

“Duhet ta shmangim me çdo kusht katastrofën”/ Rama publikon fotot e trishta të kamionëve me viktima në Itali

Lajme

“Duhet ta shmangim me çdo kusht katastrofën”/ Rama publikon fotot e trishta të kamionëve me viktima në Itali

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama publikon fotot e trishta nga Italia, ku shfaqen një numër i madh i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi.

Përmes pamjeve Rama iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, duke i kujtuar pse duhet të zbatojnë masat e marra nga qeveria.

Kreu i qeverisë thekson se ne duhet ta shmangin me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo të Italisë, duke shtuar se për këtë duhet luftuar sa nuk është vonë.
“ODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës!

Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave.
Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne bergamo dhe në zonat e veriut të italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!

LEXO EDHE:  Rama-Mogherinit/ Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, nuk presim dhurata

Durim, durim, durim! nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mjeku Lila flet për gjendjen e të infektuarve/ Zbulon sa respiratorë janë në dispozicion

Publikuar

-

Nga

Mjeku reanimator në QSUT Krenar Lila, ka treguar se gjendja e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv aktualisht është e qëndrueshme.

Ai deklaroi se në intubim nuk ka asnjë person, por dy të tjerë janë në një regjim të caktuar të aparatit respirator që i jep volum në disa raste me maskë.

Mjeku tha në emisionin “Opinion” se kapacitetet janë të pamjaftueshme dhe aktualisht posedojnë 15 respiratorë.

LEXO EDHE:  Kthim pas në kohë/ Çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën

LEXO EDHE:  Rama-Mogherinit/ Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, nuk presim dhurata

“Këto kapaciteti janë të pamjaftueshme, por janë shtuar kapacitetet. Dhomat janë përshtatur me respiratorë, kemi 15 respiratorë. Të gjithë mjekët anestezistë-reanimatorë janë të aftë të përdorin pajisjet, mjekët e tjerë kanë filluar trajnimin lidhur me rritjen e aftësisë së tyre për tu përfshirë, mjekë që janë më afër profesionit anestezist-reanimator”, u shpreh Lila, ndërsa theksoi se së shpejti do fillohet edhe trajnimi i studentëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mjeku i QSUT e thotë hapur/ “Sistemi jonë shëndetësor nuk e përballon furinë e Italisë, izolohuni”

Publikuar

-

Nga

Mjeku reanimator në QSUT Krenar Lila, deklaroi mbrëmjen e sotme se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk do të mund t’ia dalë dot të trajtojë të gjithë pacientët nëse gjendja do të agravojë si në Itali.

Lila tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur koronavirusin është izolimi i qytetarëve, ndaj i bëri thirrje atyre të respektojnë këshillat.

“Asnjë sistem shëndetësor nuk ia del dot një furie kaq të madhe, ajo masë që duhet të marrë është këputja e zinxhirit të transmetimit. Izolimi është mënyra më e mirë, sa më shumë njerëz të izoluar aq më pak të sëmurë. Kush sistem shëndetësor mund t’ia dalë një furie njerëzish që mësyjnë spitalet”, tha ai në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Sejko flet për ndikimin e koronavirusit/ “Nëse zgjat deri në korrik goditet rëndë turizmi”

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha mbrëmjen e sotme se bankat nuk mund ta shtyjnë shlyerjen e kredive për të gjithë personat, pasi theksoi se kjo do të sillte falimentimin e sistemit bankar.

Gent Sejko deklaroi në emisionin “Real Story” se fusha e parë që do të preket në vendin tonë nga koronavirusi është turizmi, i cili është dëmtuar edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sektori i parë që goditet është turizmi dhe fasoneritë. Turizmi se kjo krizë që në këto moment do kemi anullime dhe nuk do ketë më prurje turistësh. Ne nuk e dimë sa do zgjasë se nëse zgjat deri në korrik do kemi goditje të fortë të turizmit.

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

Mund të ketë ndikime të sekrorit financiar, mund të ketë zhvlerësime të monedhave të caktuara, mund të ketë falimentime. E rëndësishme është të mos cënohen kursimet dhe depozitat e njerëzve se kanë punuar vite të tëra”, tha Sejko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE