Connect with Us

Covid-19/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët, jep informacionin e rëndësishëm

Sociale

Covid-19/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët, jep informacionin e rëndësishëm

Publikuar

-

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero vijon të japë këshilla mjaft të vlefshme në lidhje me Covid-19.

I ftuar në “Rreze dielli”, në Report tv, profesor Pipero tha se rreth 90% e popullsisë e kalon koronavirusin pa shenja klinike, megjithatë janë burim infeksioni.

“Rreth 90% e popullsisë e kalon koronavirusin pa shenja klinike, por janë burim infeksioni. Vetëm 10% sëmuren, dhe nga këta 10%, 80% e tyre e kalojnë me simptoma të lehta dhe vetëm 20% e këtij 10 përqindshi kanë simptoma.

LEXO EDHE:  Këshilla intime nga yjet e pornos/Ja gjërat që duhet t’i dini për seksin

Por keni parasysh se në popullatat e mëdha, sic është Italia përshembull, ky 10% janë me mijëra. “-tha Pëllumb Pipero./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mësimet live, me internet falas

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar.

Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin mësimet përkatëse përmes kanalit të ri të televizionit publik, RTSh Shkollë. Telekom i bashkohet kësaj inisiative, duke ju dhënë mundësinë që ta aksesoni këtë kanal përmes internetit, pa shpenzuar asnjë MB nga paketa juaj aktive.

Përmes aplikacionit RTSh TANI ju mund të shihni të gjitha kanalet e RTSh online dhe nëse jeni abonent i Telekom, interneti që do të përdoret për këtë qëllim, nuk ju llogaritet si shpenzim.

Me Telekom, ju mund të shtoni edhe një pajisje më tepër përveç televizorit për të aksesuar këtë kanal, që fëmijët tuaj t’i ndjejnë sa më pak pasojat e këtij izolimi.

Kanali RTSH shkollë, i dedikohet fëmijëve e adoleshentëve, si dhe gjithë atyre që janë në statusin e nxënësit apo maturantit, të cilët mund të ndjekin programin shkollor me lëndët kryesore të ciklit 1-12, si dhe lëndët bazike për Maturën, të gjitha këto të përcjella në ekran nga mësues të zgjedhur të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

LEXO EDHE:  Video-Gjashtë këshilla si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19

LEXO EDHE:  Krishtlindje single?/ 10 këshilla për ta nisur vitin mbarë

Metodologjia e përdorur  është  mjaft kreative, me emisione të dedikuara të karakterit  didaktik e argëtues për nxënësit/ fëmijët.

Kanali RTSH Shkollë, është në  numrin 14.

Telekom Albania mirëpret të gjitha institucionet arsimore,publike apo private, të kontaktojnë në adresën  [email protected] dhe ne do të mundësojmë falas për përdoruesit tanë trafikun nga platformat online edukative të këtyre institucioneve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve/ Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mjekët dhe specialistët e shëndetit publik vijojnë të përcjellin mesazhe informuese dhe sensibilizuese për qytetarët në lidhje me koronavirusin.

Mëngjesin e sotëm, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm që shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, iu drejton të gjithë qytetarëve për të mposhtur Covid-19.

Në mesazhin e saj, Bino iu kërkon qytetarëve të vetëizolohen, nëse shfaqin shenja respiratore, të ruajnë distancën 1 metra me të tjerët, e mbi të gjitha të mos përfshihen nga paniku.

Po ashtu ajo thekson se qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik.

“🛑#COVID-19. Fjalën duhet ta kenë ekspertët! Ju lutem kushtojini pak minuta nga koha juaj këtij mesazhi të dr. Silva Binos👇 #QëndroniNëShtëpi”, shkruan Manastirliu.

LEXO EDHE:  Kujdes! Covid- 19 erdhi/  Dr. Tritan Kalo këshillon qytetarët, si të mbroheni nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Këshilla intime nga yjet e pornos/Ja gjërat që duhet t’i dini për seksin

“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Të përpiqen të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Këto masa janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi vetë individin. Paniku nuk të çon askund. Qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik. Punonjësit janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Të kapërcejmë së bashku këtë flamë botërore”/ Profesor Kalo mesazh të fortë: Kjo është e vetmja PPP që na duhet

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo vijon të përcjellë mesazhe të forta për qytetarët, në lidhje me betejen kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Kalo, jep një tjetër mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit, teksa thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë.

Kalo thekson ndër të tjera se duhet bashkëveprim dhe bashkëpunim për të kapërcyer këtë “flamë botërore” me sa më pak humbje njerëzore.

Po ashtu ai shkruan se e vetmja PPP që na duhet në këtë situatë është PUNË, përkushtim e profesionalizëm nga kushdo dhe kudo.

“VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË….Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar….EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjindet pranë në çdo minutë të ditës….QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalsuar vrullin e përhapjes Covid-19….Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje….

LEXO EDHE:  Krishtlindje single?/ 10 këshilla për ta nisur vitin mbarë

LEXO EDHE:  Këshillojnë lesbiket/Çfarë duan femrat gjatë seksit?

KOHA lyp vetëm e vetëm bashkveprim dhe bashkpunim, për të kapërsyer me sa më pak humbje njerzore këtë “flamë botërore”…..SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta…..NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin…..SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19…..

PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri….PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo….E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate….OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju….SË BASHKU do tia dalim!!!”-shkruan profesor Kalo në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE