Connect with Us

COVID-19/ Kanadaja, 82 miliard dollarë ndihmë për qytetarët dhe bizneset

Bota

COVID-19/ Kanadaja, 82 miliard dollarë ndihmë për qytetarët dhe bizneset

Publikuar

-

Qeveria kanadeze paraqiti dje planin e saj ekonomik për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia e COVID-19 që arrin shumën prej 82 miliard dollarësh. Nga kjo shumë, 27 miliard do jenë ndihmë e drejtpërdrejtë për individët dhe aktivitetet e dëmtuara nga kriza, ndërsa 55 miliard parashikohen në formën e lehtësirave fiskale për t’iu përgjigjur nëvojave për likuiditet të familjeve dhe bizneseve. Kjo shumë, që arrin gati 3% të PIB (Prodhimit të Brendshëm Bruto) “është një ndihmë e domosdoshme në këto kohë të vështira, dhe mbi të gjitha, në Kanada, shëndeti publik nuk duhet të kushtëzohet nga llogaritë financiare”, deklaroi Kryeministri Justin Trudeau, nga oborri para rezidencës së tij ku qëndron i vetë-izoluar prej disa ditësh.

Për individët që nuk përfitojnë nga pushimi mjekësor i paguar, përfshi dhe të vetëpunësuarit, të sëmurët, personat në karantinë shtëpiake apo të detyruar të qëndrojnë në shtepi për shkak të fëmijëve, qeveria federale ka parashikuar një ndihmë urgjente për një maksimum prej 15 javësh përmes një shume që arrin deri në 900 dollarë dhe që do të përfitohet çdo dy javë.

Aplikimi mund të behet në fillim të muajit Prill dhe cilido që përmbush kriteret mund të aplikojë duke paraqitur një dokument në formë vërtetimi (i rinovueshëm çdo dy javë) që nuk është e nevojshme të jetë dokument mjekësor. Regjistrimi mund të bëhet online përmes Portalit My Account for Individuals të Canada Revenue Agencie.

Për personat që humbin punën ose kanë reduktim të orëve të punës dhe që nuk përfitojnë nga sigurimi i papunësisë, qeveria ka parashikuar një alokim ndihme emergjente detajet e të cilës ende mbeten për t’u plotësuar, por sipas Ministrit te Financave Bill Morneau, kjo ndihmë për individët që do vazhdojë gjatë 14 javëve parashikohet të kapë shifrën 5,5 miliard dollarë si injektim i drejpërdrejtë në treg.

Për familjet me të ardhura modeste gjithashtu parashikohet të dërgohet prej tani e deri në fillim të Majit një ndihmë speciale në formën e një çeku si kreditim për taksën mbi produktet dhe shërbimet (rreth 400 dollarë për ata që jetojnë vetëm dhe rreth 600 dollarë për çiftet). Kjo ndihmë parashikohet të injektojë rreth 5,5 miliard dollarë në ekonomi.

LEXO EDHE:  Rama përhap panik/ “Jemi në luftë pa bomba”

Prej muajit Maj, 2 miliard dollarë ndihmë për familjet do jepet edhe përmes rritjes së Alokacionit Kanadez për fëmijët deri në një masë prej 550 dollarë për familje për periudhën 2019-2020.

Ndihmë në një masë mbi 360 milion dollarë parashikohet gjithashtu edhe për të moshuarit dhe grupet e konsideruara më të defavorizuara për të përballuar pasojat e pandemisë si për shembull autoktonët, të pastrehët, viktimat e dhunës seksuale etj.

Moratorium 6 mujor qeveria ka vendosur edhe për interesat që paguhen aktualisht nga ish-studentët për huatë e studimeve. Kjo do të mundësojë që afërsisht 1 milion kanadezë gjatë kësaj periudhe të kenë çdo muaj mesatarisht 160 dollarë më shumë në xhepat e tyre.

Po kështu do të mbështeten dhe bizneset me humbje në të ardhura për të mos lejuar dhe largime nga puna të fuqisë puntore përmes akordimit të subvencioneve të përkohshme për rrogat deri në masën 25,000 dollarë për ndërmarrjet e vogla që plotësojnë kriteret.

Administrata fiskale gjithashtu do krijojë kushte lehtesuese për takspaguesit. Kështu, data e deklarimit të të ardhurave për individët shtyhet deri më 1 Qershor ndërsa pagesat e taksave mbi të ardhurat nga tani e deri në Shtator mund të shtyhen pas datës 31 Gusht pa u aplikuar asnje penalitet apo interes gjatë kësaj periudhe. E njejta politikë do të aplikohet edhe për bizneset.

Ministri i Finanacave Bill Morneau ka deklaruar gjithashtu se ka marrë garanci prej bankave kryesore kanadeze që ato do të aplikojnë zgjidhje adekuate dhe fleksibël për qytetarët që do të kenë vështirësi për të paguar këstet mujore të kredive hipotekore për shkak të situatës aktuale./Burimi: CBC-Radio Canada

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hokins, Covid-19 ka prekur mbi 222 mijë persona deri në mesditën e sotme dhe ka shkaktuar 9115 viktima në të gjithë botën.

Sipas të dhënave zyrtare numrin më të madh të viktimave e ka Kina me 3.130 viktima nga 81 mijë të prekur. Më pas vjen Italia  me 2978 jetë të humbura në 31 mijë persona të prekur. Një shifër mjaft e lartë kjo në raportin persona të prekur jetë të humbura. Në këtë raport vendin e parë e mban Italia e cila e ka vdekshmërinë gati 1 mijë persona të vdekur për 10 mijë të prekur ndërsa Kina dhe vendet e tjera e kanë raportin shumë herë më të ulët.

Vendi i tretë është Irani me 1284 viktima nga 17 mijë persona të prekur.

Spanja për 15 mijë të prekur ka 640 viktima, ndërsa Gjermania ka raportin më pozitiv midis numrit të të prekurve dhe viktimave. Raportohen 31 viktima për 13 mijë të prekur. Ky duket të jetë dhe raporti më pozitiv deri në këto momente në Europë.

SHBA ka 150 viktima për gati 10 mijë të prekur dhe më pas vjen Franca me 243 viktima për 10 mijë të prekur.

Shqipëria ende ka një raport të ulët të prekurish vetëm 69 persona dhe dy jetë të humbura.

Të dhënat e universitetit amerikan sipas vendeve i gjeni më poshtë:

3,130 – Hubei Kina

2,978 – Itali

1,284- Iran

640- Spanja

243- Franca

103- Britania e Madhe

91- Korea e Jugut

68 -Washington US

58- Hollanda

33 -Sëitzerland

31 -Gjerrmania

LEXO EDHE:  Nga Xhovani SHYTI/ Shqipëria zbulon  “antivirusin”  që vdes “Koronavirusin”

LEXO EDHE:  Çfarë është pandemia?

29 – Japonia

25 – Indonezia

22- Henan, Kina

21- Belgjika

20 -New York US

17- Filipinet

16 –Kalifornia, US

13- Heilongjiang, Kina

12 – Irak

11 – San Marino

10 – Suedia

8 – Algjeria

8 –Beijing, Kina

8 – Guangdong, Kina

8 – Florida, US

7- British Columbia Canada

7 -Shandong, Kina

7 – Diamond Princess Cruise Ship

7 – Luisiana, US

6 –Anhui, Kina

6 –Chongqing, Kina

6 –Hainan, Kina

6 – Hebei, Kina

6 – Danimarka

6- Egjipti

6 -Greqia

6 – Norvegjia

5 – Uellsi i Ri i Jugut, Australia

5 – Austria

5 –Polonia

5 – Neë Jersey US

4- Brazil

4 – Hong Kong, Kina

4 – Hunan, Kina

4 – Liban

4 – Luksemburg

4 -Georgia, US

3 – Argjentina

3 – Bullgaria

3 – Shaanxi Kina

3- Shanghai Kina

3 -Sichuan Kina

3 -Tianjin Kina

3 – Xinjiang Kina

3 – Ekuadori

3 – India

3 -Oregon US

3 – Texas US

2 – Albania

2 – Gansu, Kina

2 – Guangxi, Kina

2 – Guizhou Kina

2 – Yunnan Kina

2 – Republika Domenikane

2 – Irlanda

2 -Malajzia

2 -Maroku

2 -Pakistani

2-Portugalia

2-Turqia

2- Ukraina

2-Kolorado, US

2-Indiana US

2 -Virginia US

1 – Australia Perëndimore1- Azerbaijan

1-  Bahrain

1- Bangladesh

1 -Burkina Faso

1 -Ontario Canada

1 -Quebec Canada

1 -Fujian Kina

1 -Inner Mongolia Kina

1 – Jiangxi Kina

1 -Jilin Kina

1 -Liaoning Kina

1- Zhejiang Kina

1  – Costa Rica

1 – Kroacia

1 -Kuba

1 -Guatemala

1 -Guyana

1 – Hungary

1 -Islanda

1 -Jamaica

1 -Martinique

1 –Meksika

1 – Mildavia

1 -Curacao Netherlands

1 -Panama

1 – Rusia

1 -Slovakia

1 – Slovenia

1 -Sudan

1 – Tajvan

1 –Tajlanda

1 –Ishujt Cayman ne Mbreterine e Bashkuar

1 -Connecticut US

1 -Illinois US

1 -Kansas US

1 -Kentucky US

1 -Michigan US

1  -Missouri US

1 -Nevada US

1 -Pennsilvania US

1 -South Carolina US

1 –Dakota e Jugut, US

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-“Shkoni në shtëpi, nuk është shfaqje”/ Kryebashkiaku i Barit zbarkon në rrugë dhe i bërtet qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Barit në Itali Antonio Decaro, i lodhur nga situata që po kalojnë ka dalë vetë në rrugët e qytetit për të ndërgjegjësuar qytetarët që nuk qëndrojnë në shtëpi, por dalin në rrugë.

Ai i ka urdhëruar qytetarët të shkojnë në shtëpi, pasi thekson se kjo nuk është shkaka apo shfaqje, por është emergjencë.

Në një video të publikuar nga vetë Decaro në rrjetet sociale, dëgjohet kur ky i fundit i bërtet qytetarëve të mos luajnë me ping pong, por të shkojnë të luajnë me playstation në shtëpi.

“Duhet të shkosh në shtëpi. Nuk mund të qëndroni në këtu. Shkoni në shtëpi, nuk mund të luani ping pong këtu, shkoni luani playstation në shtëpi. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi. Nuk bëhet kështu, si t’jua shpjegoj, nuk bëhet kështu. Unë kam një dekret dhe do ta zbatoj dekretin. Duhet të shkoni të gjithë në shtëpi. Pas meje po vjen policia. Përse nuk e kuptoni që nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo. Do më sëmurni edhe mua nga zemra”, dëgjohet të thotë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtatë mësime nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Nga Ivan Krastev

“Sa kohë të çuditshme po jetojmë”, më shkruante dje një miku im spanjoll. Dhe të çuditshme janë vërtet. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë pandemia Covid-19; nuk e dimë si do të përfundojë; dhe, për momentin, ne vetëm mund të spekulojmë për ndikimin e saj afatgjatë, politik dhe ekonomik. Në një kohë krize, ne jemi të infektuar nga pasiguria. Por ka të paktën shtatë gjëra që e bëjnë këtë krizë, shumë të ndryshme nga ato të mëparshmet.

Mësimi i parë është se, ndryshe nga kriza financiare e viteve 2008-2009, koronavirusi do të imponojë kthimin e Big Government (qeverisë së fortë). Pas rënies së Lehman Brothers, shumë vëzhgues besuan se mosbesimi tek tregu që shkaktoi kriza, do të çonte në një besim më të madh tek qeveria. Ky koncept nuk ishte asgjë e re: në vitin 1929, pas fillimit të Depresionit të Madh, njerëzit kërkuan ndërhyrje të fortë të qeverisë për të kompensuar dështimet e tregut. Në vitet 1970, ndodhi e anasjellta: njerëzit ishin të zhgënjyer nga ndërhyrja e qeverisë, kështu që filluan të besojnë përsëri tek tregu. Paradoksi i vitit 2008-2009 është se mosbesimi në treg nuk çoi në kërkesën për ndërhyrje më të madhe të qeverisë. Tani, koronavirusi do ta rikthejë fort qeverinë. Njerëzit mbështeten tek qeveria për të organizuar një mbrojtje kolektive kundër pandemisë, dhe ata mbështeten tek qeveria për të shpëtuar një ekonomi që po fundoset. Efektiviteti i qeverive tani matet nga aftësia e tyre për të ndryshuar sjelljen e përditshme të njerëzve.

Mësimi i dytë është që koronavirusi ofron një tjetër demonstrim të mistikës së kufijve, dhe do të ndihmojë në rishfaqjen e rolit të shtetit-komb brenda Bashkimit Evropian. Dikush mund ta shohë tashmë këtë gjë, në mbylljen e shumë prej kufijve midis shteteve – dhe në faktin se çdo qeveri në Evropë është përqëndruar tek populli i vet. Në rrethana normale, shtetet anëtare nuk do të bënin asnjë dallim midis kombësive të pacientëve në sistemin e tyre shëndetësor, por, në këtë krizë, ata ka të ngjarë t’u japin përparësi të shtetasve të tyre mbi të tjerët (nuk flas këtu për emigrantët nga rajone të tjera, por evropianët me pasaporta të BE-së). Prandaj, koronavirusi do të forcojë nacionalizmin, megjithëse jo nacionalizmin etnik. Për të mbijetuar, qeveria do t’u kërkojë qytetarëve të ngrenë mure jo vetëm midis shteteve, por midis individëve, pasi rreziku i infektimit vjen nga njerëzit që takohen më shpesh. Nuk është i huaji por ata më pranë jush, që paraqesin rrezikun më të madh.

Mësimi i tretë i koronavirusit lidhet me besimin tek ekspertiza. Kriza financiare dhe kriza e refugjatëve në vitin 2015 krijuan një pakënaqësi të madhe tek ekspertët. Kjo tendencë, e cila ka qenë një nga sukseset kryesore të politikanëve populistë në dhjetë vitet e fundit, do të zhbëhet nga koronavirusi. Shumica e njerëzve janë shumë të hapur për t’u besuar ekspertëve dhe t’i kushtojnë vëmendje shkencës, kur jeta e tyre është në rrezik. Dikush mund të vërejë legjitimitetin në rritje që kjo u ka dhënë profesionistëve që udhëheqin luftën kundër virusit. Profesionalizmi është rikthyer në modë.

Mësimi i katërt është i hapur për interpretim, por megjithatë shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht, koronavirusi mund të rrisë joshjen prej autoritarizmit të Big Data, që janë përdorur aq shumë në këtë krizë nga qeveria kineze. Dikush mund të fajësojë udhëheqësit kinezë për mungesën e transparencës që i bëri ata të reagojnë ngadalë ndaj përhapjes së virusit, por efikasiteti i reagimit të tyre dhe aftësia e shtetit kinez për të kontrolluar lëvizjen dhe sjelljen e njerëzve, kanë qenë mbresëlënëse. Në krizën aktuale, qytetarët krahasojnë vazhdimisht përgjigjet dhe efektivitetin e qeverive të tyre me ato të qeverive të tjera. Dhe nuk duhet të çuditemi nëse, një ditë pas krizës, Kina duket si një fituese dhe Shtetet e Bashkuara duken si humbëse.

Mësimi i pestë ka të bëjë me menaxhimin e krizave. Ajo që mësuan qeveritë në trajtimin e krizave ekonomike, krizës së refugjatëve dhe sulmeve terroriste, ishte se paniku ishte armiku i tyre më i keq. Nëse, për muaj të tërë pas një sulmi terrorist, njerëzit ndryshonin sjelljen e tyre të përditshme dhe nuk largoheshin nga shtëpitë, kjo do t’i ndihmonte terroristët të arrinin qëllimet e tyre. E njëjta gjë ishte e vërtetë në vitet 2008-2009: një ndryshim në sjellje shpesh rriti kostot e krizës. Kështu, udhëheqësit dhe qytetarët u përgjigjën me mesazhe për të “ruajtur qetësinë”, “vazhduar me jetën”, “injoruar rrezikun” dhe “mos tepruar”. Tani, qeveritë duhet t’u tregojnë qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, duke qëndruar në shtëpi. Suksesi i qeverive në këtë gjë, varet shumë nga aftësia e tyre për të trembur njerëzit të bëjnë siç udhëzohen. “Mos u frikëso” është mesazhi i gabuar për krizën e Covid-19. Për të frenuar pandeminë, njerëzit duhet të panikosen – dhe ata duhet të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën e të jetuarit.

LEXO EDHE:  Ndalimi i lëvizjes në këmbë/ Noka i përvishet Ramës: Po përpiqesh të na çmendësh të gjithëve

LEXO EDHE:  Ndalimi i lëvizjes në këmbë/ Noka i përvishet Ramës: Po përpiqesh të na çmendësh të gjithëve

Mësimi i gjashtë është se kriza Covid-19 do të ketë një ndikim të fortë në dinamikën e brezave. Në kontekstin e debateve për ndryshimin e klimës dhe rrezikun që ai paraqet, brezat e rinj kanë qenë shumë kritikë ndaj të moshuarve, duke i akuzuar se kanë qenë egoistë dhe nuk kanë menduar seriozisht për të ardhmen. Koronavirusi e anulon këto dinamikë: tani, anëtarët e moshuar të shoqërisë janë shumë më të prekshëm dhe ndjehen të kërcënuar nga mosgatishmëria e dukshme e të lindurve në fillimin e mijëvjeçarit, për të ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës. Ky konflikt ndërbreznor mund të intensifikohet nëse kriza zgjat për një kohë të gjatë.

Mësimi i shtatë është se, në një pikë të caktuar, qeveritë do të detyrohen të zgjedhin ndërmjet frenimit së përhapjes së pandemisë me koston e shkatërrimit të ekonomisë, ose tolerimit të një kostoje më të lartë njerëzore, për të shpëtuar ekonominë.

Ende jemi shumë herët për të spekuluar mbi ndikimin politik të Covid-19. Kriza ka justifikuar frikën e anti-globalistëve: aeroportet e mbyllura dhe individët e izoluar duket se janë “ground zero” të globalizimit. Por, në mënyrë paradoksale, ky moment i ri anti-globalist mund të dobësojë aktorët politikë populistë, të cilët, edhe kur kanë të drejtë, nuk kanë zgjidhje. Kriza e Covid-19 gjithashtu do të riformulojë në mënyrë dramatike reagimin e BE ndaj të gjitha krizave të tjera me të cilat është përballur në dekadën e fundit. Disiplina fiskale nuk është më mantra ekonomike as edhe në Berlin, dhe nuk ka asnjë qeveri evropiane që, në këtë moment, dëshiron të mbrojë hapjen e kufijve për refugjatët.

Mbetet të shihet se si saktësisht kriza do të ndikojë në të ardhmen e projektit Evropian. Por është e qartë se, në fund të fundit, koronavirusi do të vërë në dyshim disa nga supozimet themelore mbi të cilat është themeluar BE-ja.

LEXO TE PLOTE