Connect with Us

“Biznesi faktor determinant nga shkon ekonomia”/ Arben Shkodra tregon dy llojet e krizave

Ekonomi

“Biznesi faktor determinant nga shkon ekonomia”/ Arben Shkodra tregon dy llojet e krizave

Publikuar

-

Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra thotë se biznesi është tepër i rëndësishëm në ekonomi, pasi pikërisht biznesi mund të anojë situatën në njërën anë ose në tjetrën.

Sipas tij, do të ketë dy kriza: krizën e konsumit dhe atë të likuditetit të biznesit.
Shkodra theson se biznesi është faktori determimant që shkon në njërën anë të greminës ose tjetrën dhe jo qeveria.

“Unë mendoj se do kemi kriza, dy të tilla. Krizën e konsumit dhe atë të likuditetit të biznesit. Tregu do gjithmonë komunikim, pa komunikim, biznesi ka probleme. Ne nuk na ka munguar bashkëpunimi me qeverinë. Por mendoj se kriza mund të jetë për shumë arsye, që janë edhe globale dhe mund të cekë edhe tregun e brendshëm. Qeveria duhet ta quajë biznesin partner. Ne punësojmë 80 përqind të njerëzve. Ne duam rregullave të qarta të shkruara. Ne ka kohë që duam listë të qartë të bizneseve që do funksionojnë e ata që nuk do funksionojnë. Duam rregulla, pra. Ne duam të ruajmë shëndetin e njerëzve, më pas duhet t’i ruhemi krizës sociale me injeksion dhe më pas duhet të ulemi e të diskutojmë. Ne jemi faktori determimant që shkojmë në njërën anë të greminës ose tjetrën dhe jo qeveria”, u shpreh Shkodra në Real Story.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Koronavirusi dhe situata ekonomike/ Meta: Idetë dhe propozimet duhen studiuar me përgjegjshmëri

Publikuar

-

Nga

Si pasojë e masava të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë biznese janë mbyllur duke pësuar kështu një rënie ekonomike.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta i cili jep dhe disa këshilla për menaxhimin sa më efektiv të situatës.

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë globale?/ Çfarë ndodh me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që pothuajse gjithë bota përballet me betejen kundër koronavirusit, ajo që thuhet se do t’i vuajë gjatë pasojat është ekonomia globale.

Por, financieri Gjergji Rrumbullaku thotë se pavarësisht situatës, bota nuk rrezikon të futet në recension.

Në një lidhje direkte nga Singapori për “Abc-ja e mëngjesit”,  Rrumbullaku tha se Singapori nuk është në karantinë të plotë, por jetohet me kujdes.

“Unë punoj nga shtëpia, me bursën po në të njëjtën mënyrë. Një gjë që më bën përshtypje, shumë firma e kanë vënë me detyrim punën nga shtëpia.

Një nga masat që ka marrë shteti, që të mos jesh shumë afër me personin tjetër, i kanë vënë një vizë karriges së dytë që të mos ulesh aty dhe këtë njerëzit e kuptojnë.

Në Singapor jetohet me kujdes, nuk ka karantinë. Është vënë karantinë e detyrueshme për njerëzit që vinë nga vendet e prekura.”-tha ai.

Sipas tij por kjo situatë do të jetë e vazhduar për disa muaj. Ndërkohë për situatën në Shqipëri, ai tha se: “Po të trajtohet si një problem që do jetë për ca kohë nuk ka pse ta bëjë jetën kaq të vështirë. Karantinimi për mua është ide e mirë. Nuk ka zgjidhje tjetër”.

LEXO EDHE:  Investigimi/Fondi i Sigurimeve vazhdon biznesin me kompaninë farmaceutike të dënuar për mashtrim

LEXO EDHE:  DW/ Shqipëria vend me "borxhe kritike" - reagojnë ekspertët

 “Mesa kuptova karantina është vënë për çdo qytet edhe orar më duket, nuk ka më trafik ndërqytetar. Unë do thoja këtë duke e njohur Shqipërinë, duke qenë se kjo sëmundje është e tillë nuk ka vdekshmëri të lartë por transmetim të lartë, gjëja më e mirë është karantina e plotë. Unë do thoja që hapi më i mirë do ishte ky karantimi dhe ndalimi i përhapjesjes sesa më mbrapa trajtimi i të sëmurëve. Besoj se do ketë korrektim të tregjeve, mund të mos vejë në recesion por do jetë e vazhduar.

Mendoj se problemi më i madh është mosdija se cfarë do ndodhë. Megjithatë tregjet sidomos bursat përfaqësojnë vetëm njerëzit që kanë lekë, prandja them se nuk do jetë recesion i tillë pasi tregjet po tremben, janë vetëm nnjë pjesë e popullsië por pjesa tjetër vazhdo jetën. Shumë analistë janë të rezervuar për ta quajtur problem kaq të madh. Do jetë e rëndë e vazhduar por nuk do ketë trajtën e recesionit të 2008-ës.”-tha Rrumbullaku.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bizneset në pamundësi për pagat/ Ç’do të ndodhë me të vetëpunësuarit

Publikuar

-

Nga

Biznesi kërkon që qeveria të përballojë faturën për pagat e punonjësve. Përfaqësues të shoqatave pohojnë se nuk kanë aftësi paguese të përballojnë pagat e punonjësve, për shkak të paralizimit të ekonomisë që po shkakton karantina. Industria fason kërkon që minimalisht punonjësve t’u paguhet asistencë nga qeveria.

Një tjetër kategori e prekur janë të vetëpunësuarit në biznesin e vogël, për shkak të mbylljes së këtij sektori. Kryetari i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, u shpreh për “Monitor” se qeveria duhet të kompensojë pagat e të vetëpunësuarve.

“Qeveria duhet të marrë përsipër pagesën për pagat e të vetëpunësuarve. Nëse paga ime në dyqanin ku punoja ishte 40 mijë lekë në muaj, këtë pagë duhet ta paguajë shteti”, pohon Nasto.

Industria e fasonëve gjithashtu kërkon që pagat e punonjësve ose pagesat e asistencës të përballohen nga qeveria. “Biznesi fason nuk ka asnjë lloj mundësie të përballojë kosto të tilla. Industria i ka pasur disa kosto, kush më shumë e kush më pak nga tërmeti, deri tani nuk kemi parë ndonjë gjë nga shteti”, u shpreh përfaqësuesi i kësaj industrie, Sajmir Bidaj për “Monitor”.

“Fasoni nuk gjeneron të ardhura të mëdha, rentabiliteti i industrisë është shumë i ulët në raport me aktivitetet e tjera të ekonomisë. Qeveria minimalisht duhet të marrë përsipër pagesat për pagën e punonjësve ose asistencë për ta”, thekson Bidaj.

Situata paraqitet e vështirë edhe për sektorin e prodhimit të këpucëve, për shkak të bllokimit të punës, të cilët kërkojnë që kostoja e pagave të përballohet nga qeveria.

LEXO EDHE:  Gjiknuri në Indi kërkon investime në naftë dhe gaz

LEXO EDHE:  Investigimi/Fondi i Sigurimeve vazhdon biznesin me kompaninë farmaceutike të dënuar për mashtrim

Donika Mici, përfaqësuesja e kompanisë të prodhimit të këpucëve, “Donianna” tha se aktualisht, kur situata paraqitet e përkeqësuar në vend, dhe në kushtet e shpalljes të pandemisë botërore, fabrikat e prodhimit të këpucëve mund të mbyllen.

“Blerjet kanë ndaluar, shumë shtete do të izolohen, çka do të sjellë që të mos prodhojnë, pasi nuk kanë treg shitje. Nuk del asnjë njeri në rrugë të marrë porosi, nuk del njeri në rrugë të shesë. Është një krizë globale dhe përpara aktivitetit ekonomik, unë dhe punonjësit e mi preferoj të jetoj. Fillimisht nuk dimë se si do të na shkojë jeta, dhe pak na intereson vazhdimi i punës.

Kjo është lufta e tretë botërore, që shkatërron ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Parashikoj që gjithçka do të nisë nga zero, si pas Luftës të Dytë Botërore. Ajo çka më shqetëson më shumë në këto momente, është që të dalim nga kjo luftë pa numër të lartë viktimash. Pritet që kjo situatë të zgjasë deri në qershor në Itali, çka do të ndikojë edhe në vendin tonë. Pra, ky 6-mujor do të jetë katastrofik”, shprehet zonja Mici.

Kryeministri Rama tha së fundmi se qeveria po përgatit një paketë financiare, ku po shqyrtohet dhe skema e kompensimit të pagave të marsit./ Monitor

LEXO TE PLOTE