Connect with Us

Basha i bën kërkesën e papritur Ramës/ Kryeministri “pa fjalë”: Mos është duke parë ëndrra!

Politikë

Basha i bën kërkesën e papritur Ramës/ Kryeministri “pa fjalë”: Mos është duke parë ëndrra!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje me emisionin “Open” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi.

Por një mesazh i papritur ka mbërritur në telefonin e moderatores Eni Vasili, ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon moderatores ta pyesë kryeministrin Edi Rama nëse është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe drejtimin e qeverisë ta marrë Basha.

Rama ka shprehur mosbesimin se nuk është Basha ai që e dërgon këtë mesazh.

Dialogu

Eni Vasili: Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje.

LEXO EDHE:  Basha “sulmon” tryezën e Reformës Zgjedhore

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz.

Por pas kësaj ka reaguar Basha, duke thënë se nuk ishte i kishte dërguar asnjë mesazh.

Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni Sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Moderatoja tregoi me print sccren dhe mesazhin i cili ishte në vijimësi të bisedës së mëhershme me kryedemokratin duke theksuar se ajo ishte e saktë dhe shprehur habi se cfare po ndodhte./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Lajm/ Kryeministri “thonj pa prerë” që na qeveris!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama duket se ka një marrëdhënie “armiqësore” me pastërinë.

Një nga shprehjet që shumëkush mund ta sjellë në mendje është batuta ‘lapidare’ e  ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano “E solla nga Franca me thonj të paprerë dhe e bëra ministër!”

Por përtej kësaj, duhet se Rama nuk e ka aspak problem këtë kritikë të parardhësit të tij, pasi herë pas herë është shfaqur në media me thonj të parerë.

Duket se dhe sonte kryministri “kishte harruar” të kujdesej për të pjesë të higjienës minimale, ndërsa u shfaq përsëri me duar të parregullta në një lidhje me studion e “Open“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga fyerjet tek kërcënimet/ Rama përplaset ashpër me Eni Vasilin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë menjëanë as sonte arrogancën e tij ndaj gazetarëve.

Në një lidhje me emisionin “Open” teksa u pyet nëse qeveria do i pezullojë koncesionet për shkak të situatës nga koronovirusi, Rama e kaloi debatin në politik, duke iu kthyer koncesioneve të PD-së.

Pas këmbënguljes së moderatores për t’iu kthyer cështjes aktuale, Rama i është drejtuar disa herë “mos bëj zhurmë” dhe se nëse i tregojnë se si duhet të sillet nuk do vinte më në emsion e saj.

Ndërkaq, moderatoja i është  drejtuar se nuk është dita për të qenë arrogant sot dhe se ajo nuk ishte aty për të bërë zhurmë sic iu drejtua kryeministri i vendit.

“Unë nuk jam arrogant, nëse e vërteta ime merret për arrogancë, ky është problemi juaj. Dëgjo se cfarë them se bën pyetje pa kuptim pastaj. Nëse ju me tregoni mua si të sillem, nuk marr më pjesë më në emisionin tuaj” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Bulevardi Zogu i Parë/ Fytyra e mashtrimit të Ramës dhe Veliajt

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Spartak Ngjelës/ Palët duan destabilitet

Duket se arroganca e kryeminstrit e ka lënë pa fjalë moderatoren të cilës iu mor edhe goja, ndërsa përpiqej të “frenonte” kryeministrin që të mos e fyente./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimet e PD-së/ Rama degjeneron Bashën: Nuk bëhet poezi në kohë lufte

Publikuar

-

Nga

Kryeministrti Edi Rama i ka konsideruar propozimet e PD-së, për përballimin e situatës nga koronavirusit (masat ekonomike dhe sociale) si një përpjekje për te nxitur konflikt, ndërsa u shpreh me tone ironike se opozita bën poezi në kohë lufte.

“Së pari ju siguroj se në hartimin e paketës tonë, ne jemi angazhuar që në ditën e parë, dhe kemi bërë të gjithë llogaritë e mundshme dhe duke patur parasyshë të sotmen dhe të nesërmen.

Problemi është se opozita nuk ka të nesërme, ka vetëm sot. Ne duam ta fitojmë këtë luftë. Opozitët bëjnë poezi, jo vetëm këtu tek ne por në të gjithë botën, ndërsa qeveritë bëjnë prozë.

LEXO EDHE:  Denoncoi lidhjet e Ramës me Soros/ Basha kundër Berishës

LEXO EDHE:  Aleatët “e braktisin” Bashën/Çfarë i bëri bashkë kryetarët e 4 partive në Bllok?

Por të bësh poezi në një kohë lufte është papërgjegjshmëri.

Opozita e vendit tonë në mënyrëm me të paptgjshme përhap panik dhe nxit konflikt sicc bëri me maskat.

Të thuash mos paguaj drita, tatime, dhe asgjë, e ndërkohë qeveria, shteti tu japë qytetarëve gjithccka do të thotë të bëshpoezi dhe në mënyrën më të papërgjshme të sabotos një një përpjekje që duhet të jetë e përbahskët në këtë luftë”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE