Connect with Us

Basha e Rama “luftë virtuale”/ Kryedemokrati sulmon sërish kryeministrin

Politikë

Basha e Rama “luftë virtuale”/ Kryedemokrati sulmon sërish kryeministrin

Publikuar

-

“Lufta virtuale” mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama po vijon sulme dhe akuza të forta.

Vetëm pak minuta më parë kryedemokrati ka reaguar pasi kreu i qeverisë tha se propozimet e tij janë për aktorët e Portokallisë.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Bushati publikon fjalimin e Angela Merkel: Nevojitet udhëheqja e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërndarë në profiling e tij në Tëitter mesazhin e kancelars gjermane Angela Merkel, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Bushati shprehet se ajo që nevojitet më shumë në këtë kohë krize është udhëheqja e vërtetë.

“Ajo që nevojitet më shumë në kohë krize është udhëheqja e vërtetë. Informacioni, transparenca, empatia, përkushtimi, serioziteti, gatishmëria për bashkëpunim ndërkombëtar. ‘Kthetrat’ e Angela Merkel. Fjalimi COVID19’, shkruan Bushati.

LEXO EDHE:  Zbulohet çfarë i shkruajti Rama Bashës në mesazhin privat që nuk i ktheu përgjigje

LEXO EDHE:  Basha komenton Ruçin/ Tregon pse nuk e lejon debatin parlamentar

Gjatë fjalës së saj, Merkel ndër të tjera tha se situata është shumë serioze, dhe kjo shkallë veprimi nuk është parë që nga Lufta e dytë Botërore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjidhja/ Si Edi Rama mund të kthejë studentët shqiptarë në shtëpitë e tyre

Publikuar

-

Nga

Dje në mbrëmje në emisionin e Eni Vasilit, pati me dhjetëra apo me qindra pyetje, nga familjarë të shqetësuar për fëmijët e tyre të cilët ndodhen me studime kryesisht në Angli, por ka edhe të tjerë në vendet e tjera të Europës, si Gjermani, Itali etj, dhe kanë ngelur të bllokuar pa ditur se ku të shkojnë.

Së pari, nuk kthehen dot në Shqipëri, sepse fluturimet janë mbyllur. Edhe nga Gjermania, por edhe nga Britania. Mos kthimi në Shqipëri iu ka lënë jo pak pasoja, pasi edhe konviktet e tyre sipas njoftimeve dhe hapave që do të ndërmerren nga qeveritë përkatëse, do të mbyllen. Është tjetër rasti kur jetojnë në shtëpi apo në banesa me qera dhe tjetër kur ata qëndrojnë nëpër konviktet e universiteteve publike apo private.

Janë me disa qindra studentë, të cilët duan të kthehen për shkak të mbylljes së këtyre konvikteve.

Kryeministri dje nuk i dha asnjë zgjidhje, por tha se jemi në një kohë lufte dhe e ka të pamundur të zgjidhë këtë situatë, kur British Airways, i ka ndërprerë fluturimet në Tiranë.

Në fakt, në të gjitha vendet e e Europës, Italia, Gjermania apo vendet e tjera kanë nisur avionët e tyre, pra kompanitë e tyre të fluturimit.

Fatmirësisht, sipas reklamës së bërë kohët e fundit, del se Shqipëria e ka një kompani fluturimesh që quhet Air Albania, e cila ka edhe një avion, “Ismailin”, të cilin Zoti Rama e përdorte për fluturimet e tij personale, muajt e parë të vitit kur mori drejtimin e OSBE-së. Pse nuk e çon Zoti Rama këtë avion në Londër? Pse nuk bëhet një grumbullim i studentëve që duan të kthehen në Shqipëri nga Gjermania apo diku tjetër, nëpërmjet kompanisë “Air Albania”, me kostot e shtetit shqiptar?

LEXO EDHE:  Zbulohet çfarë i shkruajti Rama Bashës në mesazhin privat që nuk i ktheu përgjigje

LEXO EDHE:  Basha komenton Ruçin/ Tregon pse nuk e lejon debatin parlamentar

E në rast se qenka e vështirë të çojë Air Albanian, pse kaq problem është për shtetin shqiptarë të marrë një charter 50 mijë euro, për të sjellë fëmijët apo studentët shqiptarë nga rrugët e Europës?

Çdo hap që po hidhet në lidhje me masat për koronavirusin në Europë, është mbyllja. Pra, ka filluar edhe Anglia në qasjet e saj të bëjë mbylljet e ambienteve publike, të shkollave dhe të universiteteve. Gjithçka është duke e mbyllur. Duhet bërë kthimi i studentëve në Shqipëri, pasi në vendet e Europës do ta kenë shumë të vështirë. Duke qënë se konviktet e tyre do të mbyllen, ku do të flenë? Rrugëve?

Fluturime nuk ka, prandaj përgjegjësia i bie qeverisë. Avionin të mos e përdorë të fluturojë për vete Edi Rama, por t’ua dërgojë studentëve në Angli, në Gjermani apo kudo ndodhen ata, për t’i kthyer në vendin e tyre.

Qeveria e përgjegjshme, gjithmonë duhet të mbajë përgjegjësi për qytetarët e saj. Dhe të tregojë angazhimin që ka.

Zgjidhja e një situate që ka ndodhur dje me një kompani ajrore private është diçka tjetër dhe është krejtësisht diçka tjetër kur shtetasit shqiptarë ngelen të bllokuar, dhe duhet që shteti të paguajë avionë për të rikthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre.

Ajo që ka bërë dje Edi Rama është një gënjeshtër publike, kur tha se qeveria nuk ka mundësi.

Qeveria ka me dhjetëra mundësi ta zgjidhë, por mungon vullneti dhe asgjë më shumë sesa kaq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk luftohet pandemia me përhapjen e lajmeve për vdekjen”/ Vasili tregon zgjidhjen e krizës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kreministrin Edi Rama lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Vasili thotë se Rama nuk duhet të luftojë pandeminë duke përhapur lajmet me vdekje, por të sigurojë tampone ,veshje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe ventilatorët melanike.

Vasili shprehet i sigurt se propozimet e opozitës janë publike dhe e zgjidhin krizën.

“Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet në kurriz të bukës se shqiptareve !
O kryeminister nuk luftohet pandemia me perhapjen e lajmeve per vdekjen.
Kryeminister siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret melanike.
Kryeminister siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.
Boll i mbrojte oligarket dhe koncesionet. S’te vjen turp qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot. Propozimet e opozites jane publike dhe e zgjidhin krizen. Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri. Kryeminister boll mbolle zi, boll bere kapterin e qarkullimit rrugor. Kthehu ne pune o derezi se u bere si llaxore qe loz me facebook dhe bezdise e grabite dynjane, apo e sheh dhe e kupton edhe vete qe nuk e ben dot kete pune”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE