Connect with Us

Ademi thirrje qeverisë/ Të shpallë gjendjen e emergjencës, do i paraqes Ramës faturën financiare  

Politikë

Ademi thirrje qeverisë/ Të shpallë gjendjen e emergjencës, do i paraqes Ramës faturën financiare  

Publikuar

-

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se janë 6 mijë familje në nevojë të cilave u duhet dhënë mbështetje sociale, veçanërisht me ushqim, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria me situatën e krijuar nga COVID-19.

Në një intervistë për Report Tv, Ademi tha se e quan një lajm të mirë faktin që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, si një masë kjo nga më kryesoret për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por sipas saj, qeveria duhet të pranojë deh të flasë qartë dhe hapur me qytetarët, që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për përballimin e këtij infeksioni nga sistemi shëndetësor. “Njerëzit e marrin me të lehtë sepse nuk e kanë informacionin”, tha Voltana Ademit, duke iu përgjigjur faktit që shkodranët nuk i respektuan masat kufizuese duke dalë në rrugë në grumbuj njerëzish pa respektuar rregullat për t’u mbrojtur nga infektimi.

Ne kemi menduar t’i marrim masat më parë. Kemi vijuar që nga data 9 mars, duke dezinfektuar ambientet që janë mbyllur, që kur të kthehet jeta normale institucionet të jenë të pastra. Por dezinfektojmë përditë strukturat në gatishmëri, ambientet publike, për aq pak sa frekuentohen tashmë, ku është një lajm i mirë për qytetin tonë. Ka 3 ditë që po punojmë me grupet më në nevojë me strukturat e shërbimit social, për të ndihmuar komunitetet më vunerabël, jetimët, edhe me ndihma për familjet që kemi pasur sinjalizim që kanë nevojë, njerëz në pension, të vetmuar. Shkodra ka nevojë për ndihmë ushqimore dhe ne kemi pasur rezervë se menaxhojmë vit pas viti emergjencat civile, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe kemi vijuar identifikimin për lista të plota të të gjitha familjeve ekstremalisht në nevojë.

Shkon rreth 6 mijë familje në total, njerëz me ndihmë ekonomike, apo të tjerë që nuk e marrin për shkak të sistemit të famshëm që nuk është funksional, të papunësuar, apo të tjerë që kanë ndaluar punën, punë ditore që bëjnë, dhe nuk kanë më mundësi të tjera. Jemi në kushtet e një emergjence civile, sepse komuniteti nuk po funksionon normalisht. Unë mendoj se një gjë e rëndësishme u mungon qytetarëve, informacioni. Të flasim pastër në kuptimin e kapaciteteve që ne kemi. Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar një situatë të një emergjence shëndetësore, dhe duhet ta themi, nuk është rasti për t’u fshehur. E vetmja që mund të bëjmë, të detyrueshme, është pezullimi i cdo lloj dalje në një ambient publik apo të shoqëruar. Duke ia thënë këtë qytetetarëve, pranojmë që kaq është kapaciteti jonë. Kjo duhet thënë qartë. Do duhet ta bëjmë të gjithë bashkë luftën ndaj kësaj emergjence shëndetësore. Flitet për raste të infektuara, por nuk flitet për raste të testuara. Ne duhet të reduktojmë edhe më shumë se të gjitha vendet e tjera lëvizjet, se nuk kemi mundësi për t’u testuar”, tha  Ademi, duke theksuar edhe një herë se qytetarëve u duhej thënë qartë që duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk ka asnjë mundësi që agravimi i situatës të përballohet na strukturat spitalore.

LEXO EDHE:  Paralajmëron kryeministri/ Drejtoritë bujqësore do të shkrihen dhe…

Sipas Ademit, qeveria duhej të kishte shpallur gjendjen e emergjencës për të alokuar fondet për përballimin e situatës. “Qeveria duhet të ishte mbledhur për ndryshimin e buxhetit, për përballimin e situatës me ushqime, me strukturat në vijë të parë, dhe me ata që kanë më shumë nevojë, se po fillojmë ta ndjejmë krizën. Nuk mund t’i lihet kjo bashkive, vetëm”, tha Ademi, teksa shtoi se do t’i paraqesë qeverisë sa duhet të jetë fatura financiare që duhet të parashikohet për Shkodrën, për biznesin dhe për ndihmë të familjeve në nevojë, “pa marrë parasysh pjesën shëndetësore që duhej të ishte menduar më parë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Shqipëria e Edvin Shullazit Trafikistan apo Kolumbia e Europës

LEXO EDHE:  “Për zotin nuk luftoj më, me askënd”/ Revoltohet ish-ministri i Ramës

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE