Connect with Us

“52 milionë euro tendera për miqtë”/ PD akuzon Ramën: Zgjodhi xhepat e tij para halleve të popullit

Politikë

“52 milionë euro tendera për miqtë”/ PD akuzon Ramën: Zgjodhi xhepat e tij para halleve të popullit

Publikuar

-

Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shpërndarë 52 milionë euro tendera për miqtë, duke mos menduar për hallet e popullit në këtë kohë të vështirë nga përhapja e koronavirusit.

Alibeaj thotë se po paguhen shuma marramendëse për kompanitë offshore të inceneratorit, ndërsa thekson se betonimi është ende një problem i madh për qytetarët.

“Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020.
Ndërsa qytetarët janë vendosur në karantim dhe në ankthin për të shpëtuar nga Coronavirusi, virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët dhe veçanërisht Tiranën.
Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit.

Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto, Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro.
Por inceneratorët nuk janë të vetmit që kanë përfituar në këto kohë karantinimi. Buletini i tenderave dhe koncesioneve është i pasur.
Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë).
Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020.
Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020.
Në total vlerat e hetuara deri më tani kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë.
Ndërkohë Bashkia Tiranë vazhdon planin betonues të kryeqytetit sidomos tani gjatë karantinimit dhe shmangies së vëmendjes”, u shpreh Alibeaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Palaço show/ Si gënjeu Luli në emisionin e Eni Vasilit

Publikuar

-

Nga

Dje në mbrëmje në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha i ka çuar një mesazh gazetares, me pyetjen a është i gatshëm të largohet, që të hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.

Pyetja është dërguar më sms në inbox e gazetarës Eni Vasili, nga Lulzim Basha. Gazetarja e klexoi mesazhin dhe pasi situata në studio u kthye në qesharake dhe e pabesueshme, Lulzim Basha reagoi duke dërguar një foto të komunikimeve të tij, duke thënë se mesazhin nuk e kishte dërguar ai.

Fotoja e parë që shikoni më poshtë është fotoja e mesazhit të Lulzim Bashës, që i ka dërguar Eni Vasilit.

Më poshtë po sjellim SMS-në që ka publikuar Lulzim Basha. Pra, që komunikohet nga ky numër midis Bashës dhe Eni Vasilit, gjithçka është e provuar.

Pra, është provuar se ka një vazhdimësi komunikimi mes palëve. Eni Vasili e lexoi direkt live mesazhin, sapo ai mesazh i kishte ardhur. Ç’ka tregon se një manipulim nga gazetarja është i pamundur, pra është i pa logjikshëm.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha e mohon mesazhin, duke nxjerrë një foto të tij, ku ngelen patjetër , siç duket në foton e mëposhtme, e dërguar nga Eni Vasili, dy herë.

Por, ku është dyshimi i fotos që shpërndan Lulzim Basha? Ai lidhet me faktin se Luli mund ta ketë hequr mesazhin, dhe e ka nxjerrë foton. Pra, ka bërë fshirje për telefonin e tij, dhe ka hequr mesazhin që Lulzim Basha i ka dërguar vetë Eni Vasilit, në vazhdim të atij komunikimi që ka filluar mbrëmë.

Vetë Lulzim Basha e ka mohuar mesazhin, duke e cilësuar si mashtrim, manipulim, e porositur, e bërë nga qeveria e të tjera si këto.

Këtë u përpoq ta justifikonte dje edhe gazetari Robert Rakipllari, i cili është shpërblyer prej Bashës, duke u zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit Shqiptar dhe është mbrojtur, megjithëse ka qënë në shkelje të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi, duke thënë se mesazhet janë të manpuluara.

Në fakt, mund të manipulohen mesazhet të cilat mund të dërgohen në emër të Lulzim Bashës. Por, SMS-ja vjen e re.

Ç’ka do të thotë se mesazhet e dërguara nga internet, nga kompanitë telefonike, apo nga rrjete të tjera, programe apo aplikacione, ato kur sjellin një SMS nuk e sjellin kurrë tekstin në vazhdim të komunikimeve që keni pasur. Por, kur sjellin një tekst të ri, i cili vjen ose me një emër që mund ta shkruash vetë, ashtu si ti do, ose me një numër telefoni dhe mesazhi vjen si një tekst i ri. Nuk vjen si vazhdimësi e komunikimit dhe komunikimi nuk vazhdon.

Pra, mesazhi i mëparshëm në telefonin e Eni Vasilit, është “Patjetër, po i them Elonës të lidhet për detajet”, dhe mesazhi tjetër vazhdon pyetja. Ndërsa tek fotoja e mesazheve që ka publikuar Luli, duket fjala “patjetër” dy herë, ç’ka është përgjigja e dhënë nga Eni, që tregon se ka pasur një komunikim dhe komunikimi i është kthyer kryetarit të PD-së.

Lind pyetja kush e ka dërguar SMS-në?!

Së pari, që të bëhet nga kompanitë telefonike, kjo është e pamundur dhe lehtësisht e zbulueshme. Mjafton që Lulzim Basha të japë deklaratën e tij, të lërë pallavrat dhe të shkojë në prokurori e të bëjë denoncimin.

Brenda ditës zbulohet e vërteta. Mjafton që prokuroria t’i kërkojë kompanisë telefonike të dhënat dhe atëherë zbulohet kush e ka dërguar SMS-në, që nga qeliza e antenës nga ku ka vajtur SMS-ja, apo nga telefonat e dy personave që kanë komunikuar.

Do të mjaftonte të hapeshin të dy telefonat, të kontrolloheshin dhe do të zgjidhej lehtë.

Pra, mesa duket Lulzim Basha kërkon ta fshehë të vërtetën, pasi nuk ka nisur një kallëzim në prokurori, dhe nuk ka të paktën një ekspertizë, qoftë edhe private apo shtetërore, kërkuar nga institucionet, në lidhje me këtë skandal që ka ndodhur.

Praktikisht dërgimi i një SMS-je nga vetë kompania brenda një komunikimi të dy numrave është e pamundur. Mënyra për ta çuar me internet, siç ne e thamë më lart, është sërish e pamundur, pasi mund të vijë vetëm si mesazh i ri dhe kurrësesi si një mesazh me komunikime të ndërmjetme që ka ndodhur më përpara. Apo një komunikim që vazhdon të shkuarën. Një tekst i dërguar nga internet apo nga një aplikacion tjetër, siç e theksuam më lart, vjen vetëm si një mesazh i ri.

LEXO EDHE:  Denoncimi / Mizat po fluturojnë në narko-shtetin e Noriegës! (foto)

LEXO EDHE:  “Kanë harruar luftën”/ Përmeti zbulon marrëveshjen e fshehtë mes Ramës, Metës dhe Bashës

Pra të dy variantet, nëpërmjet të cilave përpiqen të justifikohen, hedhin poshtë pretendimet e Lulzim Bashës.

Tani lind pyetja kush është personi që nisi mesazhin?!

Së pari, është vetë Lulzim Basha, i cili sot po e mohon. Pasi e ka dërguar mesazhin dhe e ka parë që situata është kthyer në qesharake dhe banale, ai ka reaguar sërish duke e mohuar.  Ai ka gjetur mënyrën e tij, duke përdorur këto gënjeshtrat që Lulzim Basha i ka në majë të gjuhës, pasi është kapur më shumë se dhjetëra herë duke mohuar sy për sy direkt gjëra të cilat i ka thënë vetë me gojën e tij. Ne mund të përmendin qindra raste, kur Lulzim Basha atë që thotë tani e mohon pak më vonë.

Me shumë gjasa kështu ka ndodhur edhe me mesazhin, ai e ka dërguar dhe më pas kur e ka parë që e ka djallosur ka tentuar të justifikohet.

Versioni i dytë është që Luli të ketë qënë në gjumë dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha, e cila vdes ta shikojë kryeministër burrin e saj, ti ketë dërguar SMS-në, Eni Vasilit. Dhe më pas e ka korrigjuar.

Versioni i tretë, më i pabesueshmi, por që qarkullon në korridoret e Republikës së re, është fakti që mesazhin mund ta ketë nisur nga komjuteri Endri Hasa. Ish-deputeti që qëlllonte me vezë në parlament, njeriu i cili merret kryesisht me çështjet teknologjike në PD.

Endri Hasa tashmë po artikulohet në korridoret e PD-së që e ka dërguar SMS-në pa dashje, dhe kur e ka kuptuar gabimin e tij, ka tentuar që ta zgjidhë duke e fshirë. Dhe këtë e ka bërë në telefonin e Lulzim Bashës nëpërmjet llogarisë së tij private, pasi mund të ketë qënë i lidhur me kompjuterin personal të Endri Hasës.

Gjithësesi kjo është një gënjeshtër. Varianti më i besueshëm është që Lulzim Basha e ka dërguar mesazhin dhe më pas e ka mohuar, apo ka qënë në gjumë dhe mesazhin e ka dërguar Aurela.

Sepse mesazh i dërguar nga fëmijët kur fle babai, ai nuk është. Atë e ka dërguar një njeri që e njeh politikën dhe që ka dashur këtë herë një provokim në studio. Kur e ka parë se gjithçka i ka dalë nga kontrolli, ka tentuar ta korrigjojë.

Prandaj, të gjitha justifikimet që tha sot Basha apo zyra e shtypit të PD-së janë vetëm një përgjigje. Mjafton t’i kërkoni dhe Eni Vasilit dhe të shkojnë bashkë me telefonat e tyre tek ekspertët në prokurori, dhe brenda një ore mësohet kush dhe kur është çuar mesazhi, lehtësisht fare. E në rast se nuk është çuar nga Basha, siç pretendohet, Luli që ta bëjë këtë çështje të besueshme, duhet të kallëzojë në prokurori Eni Vasilin dhe kompanitë celulare, deri në sqarimin e çështjes së plotë. Dhe personat e përfshirë apo ata që e kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Kjo SMS është njësoj si historia e helmimit të militantëve në mitingun e hapjes së fushatës. Ku kunati përvëloi dynjanë përfshirë dhe Lulin. Dhe na thanë se e bëri Rama. Kur policia shkoi të sekuestronte prozhektorët. Shkoi ministri i pengoi të siguronin proven e helmimit të militanteve. Vetë i helmoi pastaj e mohoi. Kështu është edhe SMS-ja e tij.

Kështu, Basha nuk mund të thotë se nuk e ka bërë ai dhe të fshihet pas gishtit. As të mos bëjë kallëzim në prokurori dhe as të mos kërkojë të sqarohet nga ekspertët. Basha me shumë gjasa atë mesazh e ka çuar vetë dhe tani kërkon ta mohojë ashtu siç ka mohuar gjithmonë gafat, skandalet dhe palaçollëqet që ka bërë në këto gati 15 vite në politikë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karantina “çmend” politikanët shqiptarë/ Kryemadhi nuk njeh kufi  

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi në një dalje televizive dy net më parë në “Open”, ishte shumë e ekzaltuar me Profesor Pëllumb Piperon, një mjek infeksionist i cili troket në çdo ekran për të qetësuar shpirtërat e trazuar të shqiptarëve nga paniku i përhapur nga koronavirusi. Panik ky që në fakt më shumë hapet edhe nga politikanët, përfshirë këtu edhe kryeministrin, i cili na tha se jemi në gjendje lufte. Mona iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë Piperos, duke thënë se Petrit Vasili është doktor më i mirë se ai. Pra, Pipero vinte pas Petrit Vasilit. Ndërkohë që doktor Pipero, me qëndrimet dhe performancen e tij është një nga njerëzit që qetëson sot shpirtërat e shqiptarëve, por Mona na thotë se doktor është Tit Vasili.

Tani a mund të dalë dikush të na thotë se përveç Monës, kush dhe kur është vizituar nga Petrit Vasili dhe për çfarë.

Është aq doktor i mirë, saqë edhe Ilir Meta nuk e bësoi ë shumë se një muaj në krye të partisë dhe këtë e bëri pasi mësoi se as si doktor nuk merr vesh e jo mi si drejtues i një force politike.

Ne i japim kohë Monës, të na tregojë se kë ka vizituar dhe kë ka shëruar Petrit Vasili. Doktor Piperon e dimë dhe e shohim çdo ditë dhe janë me mijëra qytetarë që mund të flasin.

Por, doktor Petrit Vasili kë ka vizituar? A ka njeri tjetër në Shqipëri, përveç Monës që të thotë se është vizituar nga Tit Vasili? Se nga informacionet që ka CNA.al, Tit Vasili, i Monës nuk ka qënë doktor por ka punuar në strukturat e shëndetit publik. Dhe ka shumë vite që merret me politikë, duke e braktisur fare mjekësinë. E të thuash sot se Doktor Pëllumb Pipero vjen pas Petrit Vasilit, është njëlloj si të thuash që Ismail Qemali vjen pas Monika Kryemadhit.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Lulzim Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

LEXO EDHE:  Fluturimet e Air Albania/ Rama jep lajmin e mirë

Megjithëse Monika Kryemadhi me kapacitetet kulturore dhe intelektuale vlen më pak se Petrit Vasili, për shkak se ai të paktën e ka mbaruar një shkollë dhe ka punuar në shëndet publik, kurse Mona jonë ka mbaruar shkollën e filxhanit. Doktoraturën e ka bërë për të parë filxhanin e kafesë. Ndoshta kur ka parë filxhanin e fundit, i ka dalë se Tit Vasili është doktor i madh.

Gjithësesi kjo koha e karantinimit na ka dhënë edhe të tilla  çudira për të parë e dëgjuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Bushati publikon fjalimin e Angela Merkel: Nevojitet udhëheqja e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërndarë në profiling e tij në Tëitter mesazhin e kancelars gjermane Angela Merkel, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Bushati shprehet se ajo që nevojitet më shumë në këtë kohë krize është udhëheqja e vërtetë.

“Ajo që nevojitet më shumë në kohë krize është udhëheqja e vërtetë. Informacioni, transparenca, empatia, përkushtimi, serioziteti, gatishmëria për bashkëpunim ndërkombëtar. ‘Kthetrat’ e Angela Merkel. Fjalimi COVID19’, shkruan Bushati.

LEXO EDHE:  Rama, fjalim tjeter ne OKB

LEXO EDHE:  Denoncimi / Mizat po fluturojnë në narko-shtetin e Noriegës! (foto)

Gjatë fjalës së saj, Merkel ndër të tjera tha se situata është shumë serioze, dhe kjo shkallë veprimi nuk është parë që nga Lufta e dytë Botërore./CNA.al

LEXO TE PLOTE