LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“52 milion euro pagesa dhe tendera në 2 javë ”/ Basha paralajmëron fakte tronditëse për qeverinë

19 Mars 2020, 09:51, Politikë CNA
“52 milion euro pagesa dhe tendera në 2 javë ”/ Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmeruar se pas pak do të sjellë fakte se si ?vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë?.

Ndërkohë kryedemokrati ka sjellë një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:

?Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 ? 25 milionë Euro/muaj. Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi: ? Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare. ? Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi. Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj. Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.?, shkruhet ne foton e publikuar nga Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga