Connect with Us

Video-Apeli i Tritan Kalos/ Ju lutemi na ndihmoni që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja!

Sociale

Video-Apeli i Tritan Kalos/ Ju lutemi na ndihmoni që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja!

Publikuar

-

Nga Spitali Infektiv, profesor Tritan Kalo iu ka drejtuar një tjetër apel qytetarëve.

Në video-mesazhin drejtuar qytetarëve, profesor Kalo iu bën thirrje atyre që të shmangin sa më shumë lëvizjet.

Sipas profesor Kalos është kjo ndihma që kërkojnë mjekët që të bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetët tona.

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”-u shpreh Tritan Kalo./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shkon në 59 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 59.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari apel qytetarëve/ Të ndërgjegjësohemi për shëndetin e familjarëve tanë

LEXO EDHE:  Shkon në 51 numri i personave të prekur nga koronavirusi

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video që sjell shpresë/ Pse koronavirusi është i pafuqishëm kundrejt njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kryefjalë e ditëve të sotme, pasi shumë vende të botës po përballen me këtë virus që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Megjithatë, përballë njerëzimit duket se është i pafuqishëm dhe nuk mundet ta ndalë jetën.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një video nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, nëpërmjet së cilës përcjell mesazhin se virusi nuk mund të ndalë fuqinë e jetës.

LEXO EDHE:  Përlotet “çadra e lirisë”/Kush iu bashkua sot protestës së PD dhe mesazhet

LEXO EDHE:  Përlotet "çadra e lirisë"/Kush iu bashkua sot protestës së PD dhe mesazhet

LEXO TE PLOTE

Sociale

Java e dytë e mësimit në shtëpi/ Çfarë do të ndodhë pas 23 marsit?

Publikuar

-

Nga

Ndërsa tashmë kemi hyrë në javën e dytë të mësimit nga shtëpia, pasi të gjitha institucionet arsimore janë mbyllur për shkak të koronavirusit, ende nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë.

Ministrja e Arsimit, Besa është shprehur sot se akoma nuk ka një vendim nëse do të kemi shtyrje të datës së nisjes së shkollës pas datës 23 mars.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Shahini është shprehur se tashmë është arritur që rreth 80% e nxënësve janë në kontakt direkt me mësuesit e tyre. Ndër të tjera ministrja në mesazhin e saj apelon për mësuesit që nuk kanë rënë ende në komunikim direkt me nxënësit e tyre, që ta bëjnë sa më parë, në mënyrë që edhe ky grup i vogël nxënësish të mos mbetet mbrapa me mësime.

LEXO EDHE:  A tremben nga koronavirusi?/ Ja si përgjigjen Rama dhe Basha

LEXO EDHE:  “Përkushtimi juaj është shpresë për të gjithë”/ Meta mirënjohje mjekëve

LEXO TE PLOTE