Connect with Us

Vendi në kolaps/ Rama e thotë troç: Ndoshta deputetët s’do marrin pagat

Politikë

Vendi në kolaps/ Rama e thotë troç: Ndoshta deputetët s’do marrin pagat

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën nga koronavirusi, në një lidhje me Ballkan web, paralamëroi se duhet të jemi gati për çdo skenar të mundshëm pasi në këtë luftë çdo vend është i vetëm.

Shefi i qeverisë tha se mund të vijë koha që qeveria, deputetët apo edhe ata që marrin rroga të larta në këtë vend, mund të mos e marrin pagën e fundit të muajit.

“Skenari më i keq është tragjedia e Italisë që mund të ndodhë edhe këtu, nëse s’jemi strikt me masat .

Ne i kemi marrë dhe do i marrim të gjitha masat, jemi të bindur se çdo ditë po shëtojmë jetë e po lehtësojmë plagë, po e pengojmë virusin të avancojë me shpetjësi por askush se di, në asnjë vend të botës se di në çfare pike agresiviteti i këtij armiku mund të na çojë.

Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha, ti lutemi Zotit që mos gjendemi përballë më të keqes fare se përballë saj gjunojëzohen edhe SHBA.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Prokuroria fillon hetimet për një drejtor të Ramës/ Ja kush është

Nevoja për të financuar në vijimësi këtë lutë, duke financuar armatën në vijë të parë është nevojë jetike e ne do e plotësojmë, të gjithë ata që kërkojnë gjëra që në kohë paqe nuk pranohen, këtu kam parasysh ata që janë të pasur.

Mund të vijë koha që qeveria e deputetët të mos marrin pagat si do e merrnin  në kohë paqe, mund të vijë koha që të gjithë ata që kanë rroga të larta në vend të mos e marrin, e duhet ta pranojmë e duhet të jemi të privilegjuar që mund ta bëjmë këtë sakrificë pa i lënë fëmijët pa bukë por të ndihmojmë të tjerët të ushqehen, në këtë luftë çdo vend është i vetëm, ne kemi veten dhe Zotin që është i madh”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Karantina “lajthit” Monën/ Tit Vasili mjek i mirë, qytetarët e “masakrojnë”

Publikuar

-

Nga

Politikanët tanë i përkasin asaj rrace që flet kur duhet të heshtin dhe fdhe heshtin kur duhet dhe të gjithmonë bëjnë të kundërtën. Shembulli më zhurmues I paccabures politike është Mona.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila nuk mund të qëndrojë po marrë edhe rolin e mjekëve dhe specialistëve të shëndetit, inxhinierin, xhenerikun, ekspertin e midhjes dhe të peshkut, apo edhe psikologun dhe filozofin.

Ndërsa në Shqipëri 59 raste janë konfirmuar pozitiv ndaj Covid-19, dhe shqiptarët tashmë duan dhe duhet të dëgjojnë zërin e specialistëve, në ekrane iu shfaqet Mona me “shokë”, që rivalizojnë kryeministrin Rama që jo vetëm po përhap panik  por  dhe bezdis njerzit duke shtyrë karantinën e tij.

Dy ditë më parë, Kryemadhi ishte një një lidhje direkte në emisionin “Open”, të Eni Vasilit, ku vijoji të thotë broçkullat e saj që nuk bëjnë më për të qeshur as Çim Pekën pa le Lulin pastaj.

Ndërkohë që në studio ishte i ftuar mjeku infeksionit, profesor Pëllumb Pipero, del Mona dhe vijon “luftën” e saj me çizme.

“Sa më gjëra të lumtura të thoni aq më mirë do jetë për shqiptarët. Po i fusni njerëzit në panik me shtetrethim. Urrejtjen e tyre nuk ka virus që ta ndalojë revoltën. Lërini shqiptarët të jenë të lirë e të mendojnë të lumtur, mos i vrisni shqiptarët por vrisni virusin”-ishin disa nga fjalët që artikuloi Kryemadhi.

Por, në vijim të broçkullave të saj, Kryemadhi lëshoi një tjetër perlë, ndërsa Petrit Vasilin e quajti mjekun më të mirë. Zot na ruaj!

“Të përshendes doktor Pipero. Je doktori më i mirë bashkë me Tit Vasilin”-ishte “perla” tjetër e Kryemadhit.

Ndërsa shtoi se “doktoreshë” Mona do të ishte bashkuar me stafin e QSUT-së, por nuk e lejon qeveria. Nuk tha me filxhanin e kafesë apo me bllokun e Likes në dorë.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Prokuroria fillon hetimet për një drejtor të Ramës/ Ja kush është

LEXO EDHE:  Nga Agim XHAFKA/Për debatin Rama-Musabelliu dhe minjtë e vegjël, që po brrejnë buxhetin

“Pershendes të gjithë stafin e QSUT, nuk na lë qeveria se do kishim ardhur atje bashkë me ju” tha Mona.


Thuajse e deformuar mendërisht dhe e çoroditur psiqikisht, Kryemadhi kërkon të dalë edhe para Dr.. Pellumb Piperos, i cili me qëndrimet dhe performancen e tij ka fituar simpatinë e të gjithë shqiptarëve që mezi e presin të dalë në ekran e të dëgjojnë keshillën e tij e të lehtesohen, del Monika dhe thotë që Petrit Vasili është doktor më i mirë.

Po ç’doktor eshte Petrit Vasili, a del njeri të thotë?

A ka në Shqipëri ndonjë njeri të vetëm perceç Monikës që të thotë se është vizituar nga Tit Vasili?!

Se edhe Iliri e ka për ta përdorur, nuk ka luajtur mendsh të vizitohet tek Petrit Vasili. Edhe kryetar partie e la vetëm një muaj dhe pastaj vuri Monen.

Por, për të kuptuar se çfarë niveli ka zonja Kryemadhi dhe se çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për të dhe Ilir Metën, mjafton të lexoni komentet që ndjekësit e saj i bëjnë në rrjetet sociale, të cilat ua sjellim në galerinë më poshtë.

Prandaj miqësisht i kërkojmë zonjës Monikë të merret me punët e shtëpisë këto dite se mbase ia kthen interesin edhe Ilirit meqë the para ca ditesh se nuk kam më interes te Monika, e të na lëre ne të qetë se nuk ja kemi ngenë!

Nuk ja kemi ngenë as si ze e as si pamje!

Se kur del e rregulluar edhe mund ta kapërdijme si një ilaç të hidhur, pa kur del kështu bruto, të ben t’ja marrësh vrapit!

Po hall i madh se jemi edhe të izoluar e nuk kemi nga ikim!/ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën të ditur se 200 pasagjerët shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani, janë nisur drejt Tiranës.

Sipas MEPJ, Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Ëizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

LEXO EDHE:  Rama “dush të ftohtë” ministrave dhe deputetëve/ Paralajmëron shkarkime

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Monikën e braktis gjysma e kandidatëve/ 54 emra refuzojnë dorëheqjen

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ylli Rakipi/ Pse ne të shkretët, duhet të jemi të gjithë sot me Edi Ramën!

Publikuar

-

Nga

Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiqet me të gjitha fuqitë që ka, të bëjë një punë të mirë.

I ndërgjegjshëm, se edhe pa koronavirusin, ai është në krye të një vendi copë copë, që kudo që ta kapësh të mbetet në dorë (të tillë e ka bërë së pari ai vetë, pa harruar edhe paraardhësit e tij), ai po bën sot një gjë të vërtetë.

Edi Rama është në krye të një vendi, pa institucione, me një sistem shëndetësor të nivelit zero, me një shtet të një niveli zhvillimi primitiv.

Kryeministri ynë i di të gjitha këto, ndaj sot po punon me një stërmundim të paparë, për të shpëtuar së pari veten dhe për pasojë edhe ne të tjerët, shtetasit e tij.

Edi Rama ka kyçur vendin në një shtet-rrethim absolut, me pamje nga më surrealet.
Dhe ka arsye të rëndësishme pse Edi Rama po e bën këtë gjë.

Së pari, ai po përpiqet të ngadalsojë sa të mundet përhapjen e infeksionit dhe së dyti, ajo çka është më e rëndësishmja, ai po përpiqet me të gjitha mënyrat, për të mos formalizuar kolapsin e plotë të vendit  dhe sidomos atë në shëndetësi.

Ky kolaps edhe pa koronavirusin, ishte dhe është prezent në çdo qelizë të këtij vendi, por Ramës i intereson vetëm, që ne të mos e shohim atë.

Përfytyroni për një çast, sikur në Shqipëri të kishte sot zyrtarisht të testuar, pesë mijë të infektuar. Përfytyroni, që një mijë prej tyre të ishin në gjendje më të rënduar dhe të kishin nevojë për ndihmë mjekësore, pra hospitalizim. Ku do të shkonin dhe ku do t’i sistemonte Edi Rama ata?!

Përfytyroni sikur 500 prej tyre të kishin nevojë për respiratorë, kur spitalet e Edi Ramës disponojnë vetëm një të tretën e tyre.

Këto janë arsyet që Edi Rama, ndoshta sot për herë të parë në jetën e tij, duke ditur gjendjen ku është shteti, na mbylli të gjithëve brenda, për t’u sëmurur më pak dhe mbi të gjitha, për t’u sëmurur me rradhë.

Dhe po u sëmurëm me rradhë, pak e nga pak, Rama mendon se shmang kolapsin e madh. Këtë ai e sheh si të vetmin shpëtim të tij.

Por, ç’rëndësi ka kjo gjë? Fakt është, se sot Edi Rama po bën gjënë më të mirë që mund të bënte dhe të vetmen gjë që ka në dorë, të na mbyllë brenda.  Kaq mundet, kuptojeni këtë!

Kjo është arsyeja, pse edhe unë, që jam një nga njerëzit që nuk e dua vërtet Edi Ramën, po zbatoj pikë për pikë, shtet-rrethimin e tij. Është hera e parë, që unë dëgjoj me kujdes dhe vëmendje të madhe këshillat e tij, që na i jep orë e çast, i rrethuar nga mjekrra si e Ismail Qemalit dhe betoni i Surrelit.

LEXO EDHE:  Rama “dush të ftohtë” ministrave dhe deputetëve/ Paralajmëron shkarkime

LEXO EDHE:  “Escobari” shoqëroi Edi Ramën në Rodos/ U takua me baronët e drogës

Edi Rama është sot në këto ditë të këqija edhe kryeministri im! Ndaj e dëgjoj me kujdes edhe kur ai gënjen, sepse është e vërtetë që ai gënjen për të shpëtuar veten, por këtë gjë ai mund ta realizojë, vetëm duke na shpëtuar edhe ne, ose të paktën duke u përpjekur të na shpëtojë.

Edi Rama, kryeministri ynë, po bën sot të vetmen gjë që ka në dorë. Të na mbyllë brenda, të na kyçë dhe po u sëmurëm, të paktën të sëmuremi me rradhë.

Ndaj unë, ju lutem të gjithëve, që të jeni sot me Edi Ramën dhe ta dëgjoni atë!

Ju lutem, mos i kërkoni sot Edi Ramës shtretër, mos i kërkoni tamponë, mos i kërkoni tuba dhe respiratorë! Mos i kërkoni gjëra që ai, as i ka menduar kurrë më parë dhe as nuk ka ku ti gjejë!
Ai ka sot me shumicë, koncesione dhe PPP, për check up, sterilizim, laboratorë, kamera dhe dronë propagande… Ka edhe televizion me emrin e tij.
Ai ka sot, koncesione për inceneratorë, ka mender, sa të dhj***, siç thotë ai vet edhe zhvillim edhe modernizim.

Por, mos i kërkoni gjëra të cilat nuk i ka dhe nuk i ka interesuar kurrë t’i ketë!

Le t’i bindemi sot Edi Ramës! Duke dashur të shpëtojë veten, ai ndoshta mund të na shpëtojë edhe ne.
Le të jemi sot të bashkuar rreth Edi Ramës edhe kur ai na gënjen!

E keni dëgjuar, kur çdo ditë thotë, “po zbatojmë këshillat e OBSH-së”? I zuri goja lesh, duke thënë “OBSH, OBSH, OBSH”.
Dhe kur drejtori i OBSH-së, deklaroi se “duhen vetëm teste, teste, teste”, Edi Rama ynë tha se “ne do të ndjekim rrugën e Zvicrës, me sa më pak teste”, duke na shpjeguar gjerë dhe gjatë, si një doktor i madh, që Zoti e ka hedhur në kët humbëtirë, për të na treguar, kur, si  dhe pse bëhen testet.

Dëgjojeni dhe bashkohuni me Edi Ramën sot! Për të shpëtuar veten, ai po përpiqet të na shpëtojë edhe ne.
Le të kyçemi brenda në shtet-rrethim dhe të paktën, nëse sëmuremi, le të sëmuremi me rradhë!

Sot unë jam me Edi Ramën dhe ju lutem të gjithëve edhe po të mos e doni, të jeni me të!

LEXO TE PLOTE