LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritan Kalo tregon gjendjen e 28 të shtruarve te Infektivi/ Përgjigja terapike nuk është e njëjtë tek të gjithë

18 Mars 2020, 17:54, Sociale CNA
Tritan Kalo tregon gjendjen e 28 të shtruarve te Infektivi/ Përgjigja

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur për situatën në të cilën është përfshirë vendi nga përhapja e koronavirusit.

Kalo ka treguar gjendjen e 28 të sëmurëve të cilët ndodhen në Spitalin Infektiv. Sipas tij, tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik.

?Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit.
Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët?, tha Kalo në studion e Abc news.

Mjeku infeksionist theksoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

?Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë.
Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim.
Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen?, u shpreh ai.

Lajmet e fundit nga