Connect with Us

Thyen urdhërin e qeverisë/ Ndëshkohen dy këmbësorët e pabindur

Kronika

Thyen urdhërin e qeverisë/ Ndëshkohen dy këmbësorët e pabindur

Publikuar

-

Në kadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, qeveria urdhëroi dy ditë më parë, ndalimin e lëvizjes për të gjithë këmbësorët pas orë 18:00 duke parashikuar dhe sanksione në gjoba deri në 10 mijë lek të reja.

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme policia ka ndëshkuar dhe dy qytetarët e parë në Vlorë, pasi nuk iu bindën urdhërit.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Policia dhunon biznesmenin Altin Bamllari dhe djalin e tij

Ndërkohë që nesër do të futet në fuqi urdhri i ri ku ngushtohet orari për të dalë jashtë si këmbësor.

Të gjithë do të kenë vetëm dy fasha orare për të dalë, nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00, në total vetëm 6 orë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Abuzuan me çmimet e ushqimeve/ E pësojnë dy pronarë dyqanesh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Dy pronarë dyqanesh në Durrës janë proceduar penalisht pasi akuzhen se kanë abuzuar me çmimet produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, evidentuan dhe proceduan shtetasit: A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka shënuar viktimën e dytë në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale./ CNA.al

Koronavirusi shënon viktimën e parë në Shqipëri

LEXO TE PLOTE

Kronika

Situata nga koronavirusi/ Pritet lirimi i hajdutëve dhe mashtruesve nga burgu

Publikuar

-

Nga

Qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin e të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë u ka nisur një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të nxjerrin udhëzime për aplikimin e masave për dënime alternative.

Në kërkesë thuhet se nëpër burgje dhe paraburgim ndodhen rreth 5 200 persona, nga të cilët 2 600 janë të dënuar dhe 2 600 janë të paraburgosur.

Për sigurinë e tyre kujdesen rreth 4050 punonjës.

Ministria kërkon që për personat që janë nën hetim, të jepen vendime alternative. Dënimet alternative jepen për vepra të lehta penale, si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore. Kështu, nga kjo kërkesë pritet që nga burgjet të dalin hajdutë, mashtrues apo persona të tjerë me precedentë penalë.

LEXO EDHE:  Vodhi makinën që u krye vrasja e Denis Kasaj/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  1,900 forca policie në terren/ Ministria e Brendshme informacion mbi situatën pas tërmetit

Sipas asaj që raporton Tv Klan, veç të paraburgosurve, mund të lirohen edhe të dënuar për këto vepra e të tjera, për të cilat parashikohet dënimi alternativ.

Bëhet fjalë për të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament.

Ministria u kërkon 3 institucioneve që të veprojnë në një kohë sa më të shpejtë, çka do të thotë se mjaft biznese që kanë ulur qepenat me urdhër të qeverisë, do të duhen të shqetësohen se një numër i konsiderueshëm hajdutësh do të jenë sërish të lirë.

LEXO TE PLOTE