Connect with Us

Studimi/ Koronavirusi mund të jetojë në ajër disa orë dhe në objekte të ndryshme disa ditë

Bota

Studimi/ Koronavirusi mund të jetojë në ajër disa orë dhe në objekte të ndryshme disa ditë

Publikuar

-

Koronavirusi i ri që ka shpërthyer si një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edhe disa ditë.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin te një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e sperklave mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe. Studimit u publikua në internet nga “New England Journal of Medicine” të martën shkruan Reuters.

LEXO EDHE:  PD i nxjerr videon Ramës/ Çfarë deklaronte para dhe pas konfirmimit të koronavirusit

Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.

Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë.

Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi!/ Donald Trump paralajmëron informacion të rëndësishëm për Codvid-19

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar sot se do të zhvillojë një konference shtypi për të dhënë një informacion shumë të rendësishëm të agjencisë federale të medikamenteve përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

“Do të zhvilloj një konference shtypi sot për të diskutuar për një informacion shumë të rendësishëm të FDA-së përsa i përket Virusit kinez!”, shkroi sot në Twitter presidenti amerikan, pa dhënë shumë detaje por, duke përdorur formualën e kundërshtuar me të cilën ai emërton koronavirusin e ri.

(FDA)është organizata federale që mbikëqyr marketingun e medikamenteve në territorin amerikan.

LEXO EDHE:  Koronavirusi, si “mjellma e zezë” për tregjet e financave

LEXO EDHE:  Tabaku mbështet studentët/ Tarifat u rritën me VKM, protesta e ligjshme

Sipas statistikave të Universitetit “Johns Hopkins” pandemia e koronavirusit ka shkaktuar të paktën 100 të vdekur dhe ka kontaminuar rreth 6 000 persona në SHBA.

LEXO TE PLOTE

Bota

Joe Biden fitore në tre shtete të tjera përballë Sanders

Publikuar

-

Nga

Joe Biden siguroi një fitore të lehtë ndaj rivalit Bernie Sanders në zjedhjet partiake të zhvilluara dje në tre shtete.

Ai e dërrmoi pretendentin Bernie Sanders me afro 40% diferencë në Florida, duke shënuar gjithashtu fitore bindëse edhe në Ilinoi dhe Arizona.

Rezultatet e fundit e shtojnë presionin ndaj zotit Sanders për të përmbyllur fushatën, ndërkohë që veniten shanset e tij për fitore.

Me daljen e rezultateve, ish-nënpresidenti Biden mbajti një fjalim serioz nga shtëpia e tij, duke bërë thirrje për unitet në një kohë që vendi përballet me epideminë në koronavirusit.

“Kjo epidemi është një emergjencë kombëtare, e krahasueshme me një situatë lufte”.

Senatori Sanders foli gjithashtu për situatën përballë epidemisë:

LEXO EDHE:  Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

LEXO EDHE:  Rritet në mënyrë të frikshme numri i viktimave nga Koronavirusi/ 2009 raste të reja vetëm në fundjavë

“Bota në fakt po përballet me një seri krizash të papara”.

Me përhapjen e rasteve të infektimit në mbarë vendin anketat, para zgjedhjeve të djeshme partiake tregojnë se shumica e votuesve e konsiderojnë zotin Biden më të aftë se rivalin Sanders në një moment krize të rëndë.

Shtatë ndër 10 të anketuar besojnë gjithashtu se zoti Biden ka shanse më të mira për të mundur Presidentin Trump.

Fitoret e njëpasnjëshme të zotit Biden sinjalizojnë se demokratët kanë filluar të anojnë nga ish-nënpresidenti Joe Biden si alternativa e partisë së tyre për t’u përballuar me Presidentin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

4 persona rezultojnë pozitivë/ Shkon në 35 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

4 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mesditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 35. Katër personat e konfirmuar orët e fundit janë nga Shkupi dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e stabilizuar.

Ndërkohë, pasagjerët e dy avionëve të mbërritur nga Brukseli i janë nënshtruar testimit dhe pritet të dalin rezultatet e tyre. Momentalisht ata janë këshilluar të vetëizolohen në banesat e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE