Connect with Us

Shtyrja e afatit të shlyerjes së kredive/ Sejko zbulon kategoritë që nuk përfitojnë nga vendimi

Politikë

Shtyrja e afatit të shlyerjes së kredive/ Sejko zbulon kategoritë që nuk përfitojnë nga vendimi

Publikuar

-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka treguar mbrëmjen e sotem kategoritë që nuk e përfitojnë nga vendimi për shtyrjen e afatit të shlyerjes së kredive.

Sejko tha se nga ky vendim nuk përfiton administrata shtetërore, mjekët dhe mësuesit apo ata që e marrin pagën e tyre në mënyrë automatike dhe i tërheqin nga ATM-të nëpërmjet kartës së kreditit.

“Mësuesit dhe mjekët i marrin pagat në mënyrë automatike dhe i tërheqin nga ATM-të nëpërmjet kartës së kreditit. Problemi është tek pjesa e kredisë. Një pjesë e administratës publike ka kredi. Edhe ata që punojnë në privat. Të gjithë punonjësit kanë një trajtim të ngjashëm bankat aplikojnë kredi, kredi konsumatore dhe kredi për banesa.

Kreditë konsumatore kanë këstet e tyre dhe për banesat kanë këstet e tyre. Mund të kenë probleme financiare por jo thelbësore nga kjo. Nuk janë të ekspozuar dhe të riskuar pasi përderisa i jepet rroga dhe ata do e paguajnë. Mjekët dhe mësuesit do e paguajnë kreditë. Nuk ndryshon asgjë financiarisht tek ata. Një pjesë e tyre e mirë duan ta paguajnë. Të tjerë kanë probleme financiare. Rastet ndryshojnë. Po të hyjmë në analizë mund të kemi aq shumë kategori rastesh sa nuk do i sqaronim dot”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Ai theksoi se nga ky vendim përfitojnë klientët e prekur nga kriza e koronavirusit dhe ata do të duhet të kontaktojnë bankat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama iu përgjigjet kritikave për testimet/ Ja sa teste COVID-19 janë bërë deri dje në rajon

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar një grafikë me shifrat e testimeve për COVID-19 në vendet e Ballkanit Perendimor.

Sipas të dhënave të paraqitura, Shqipëria rënditet e duta sa i përket testimeve me 605 të tilla, 200 më pak se Kroacia e cila ka numrin më të lartë të testimeve dhe pse mos harrojmë që është një vend i BE.

Po ashtu Serbia që ka numër të njëjtë të infektuarish sa Shqipëria ka kryer gjysmat e testimeve që ka bërë vendi jonë.

Numër të ulët testimesh kanë edhe Bosnja, Kosova apo Mali i Zi dhe pse kanë shumë më pak pacientë.

STATUSI I EDI RAMËS

JA SA TESTE COVID-19 JANË BËRË DERI DJE NË RAJONIN TONË

(Sqaroj se mungon Maqedonia e Veriut sepse nuk dispononim shifrën e konfirmuar zyrtarisht të ditës së djeshme)

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha apel Ramës dhe qytetarëve/ “Zbatimi i rregullave nuk bëhet në Facebook”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë një apel mbrënmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët.

Basha tha se qytetarët duhet të zbatojnë rregullat në fuqi, ndërsa kryeministri duhet të zbatojë vendimet që ka marrë qeveria dhe jo t’i postojë vetëm në Facebook.

“Apeli im për qytetarët është zbatimi rigoroz i rregullave në fuqi. Për qeverinë është botimi i këtyre rregullave jo vetëm në Facebook, por sipas formateve që i dikton kushtetuta. Këto nuk janë dëshirat personale të kryeministrit, por janë detyrime ligjore që rrjedhin nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ligjet për fatkeqësitë natyrore, për sëmundjet infektive, për gjendjen e emergjencës. Gjithçka është e rregulluar me ligj, duhet zbatuar në ligj, dhe qytetarët do jenë më të qartë. Masat duhet medoemos të respektohen. Këto kufizime ekstreme janë të domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Është gjëja më e gabuar, e kanë thënë dhe ekspertët, që virusi po përhaphet dhe ne kemi në dorë ta ngadalësojmë, përmes këtyre masave”, deklaroi lideri i demokratëve në një lidhje me News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kërkon testimin e stafit mjekësor/ Flet për tenderin e respiratorëve: Nuk do ta sulmoj

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe sulmet ndaj tij.

Ai tha se nuk është koha për debat politik, ndërsa theksoi se qeveria duhet të marrë masa për mjekët dhe duhet t’i bëjë atyre testim.

“Nuk dua të bëj asnjë aludim për debat politik, pasi sot nuk është çështje debatit mes meje dhe Ramës. Ajo që na shqetëson sot është shëndeti i shqiptarëve. Mënyra më e mirë është distancimi social, kufizimi në grup. Kjo do të vijojë të shkaktojë pasojë në ekonomi. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të përpiqemi të fokusohemi në dy problemet kryesore, shëndeti i njerëzve që nis me personelin mjekësor, stafin mjekësor, gjithë punonjësit e shëndetësisë, ku siguria e tyre është kuqe. Kemi kërkuar të jenë ata përfituesit e parë të testimit të vazhdueshëm, për t’i bërë ballë kësa situate. Së dyti, masat për popullsinë në përgjithësi. Testimi, testimi, testimi për të gjithë”, u shpreh ai në një lidhje me News 24, ndërsa foli edhe për tenderin e respiratorëve.

“Sot është njoftuar më në fund një tender për respiratorët, pajisjet e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Ka mbi 10 ditë që kanë nisur masat shtrënguese, por këto masa duhet të ishin marrë më parë”, deklaroi kryedemokrati, i cili tha se nuk do ta kritikojë këtë veprim por do ta mbështesë.

“E mbështes vendimin për tenderin, më mirë vonë sesa kurrë, e kanë sulmuar mediat se është marrë vendimi me vonesë, por unë nuk do ta sulmoj, unë e mbështes”, nënvizoi më tej Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE