Connect with Us

Sejko flet për ndikimin e koronavirusit/ “Nëse zgjat deri në korrik goditet rëndë turizmi”

Lajme

Sejko flet për ndikimin e koronavirusit/ “Nëse zgjat deri në korrik goditet rëndë turizmi”

Publikuar

-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha mbrëmjen e sotme se bankat nuk mund ta shtyjnë shlyerjen e kredive për të gjithë personat, pasi theksoi se kjo do të sillte falimentimin e sistemit bankar.

Gent Sejko deklaroi në emisionin “Real Story” se fusha e parë që do të preket në vendin tonë nga koronavirusi është turizmi, i cili është dëmtuar edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sektori i parë që goditet është turizmi dhe fasoneritë. Turizmi se kjo krizë që në këto moment do kemi anullime dhe nuk do ketë më prurje turistësh. Ne nuk e dimë sa do zgjasë se nëse zgjat deri në korrik do kemi goditje të fortë të turizmit.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e ish deputetit/ “Strategjia e qeverisë kundër koronavirusit po na çon në kolaps!”

Mund të ketë ndikime të sekrorit financiar, mund të ketë zhvlerësime të monedhave të caktuara, mund të ketë falimentime. E rëndësishme është të mos cënohen kursimet dhe depozitat e njerëzve se kanë punuar vite të tëra”, tha Sejko./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Babai i pacientit zero tregon si e kanë përjetuar koronavirusin/ “Është grip normal, u frikësuam nga lajmet”

Publikuar

-

Nga

Babai i pacientit zero të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, i cili është gjithashtu i infektuar, ka folur mbrëmjen sotme lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Ai ka falenderuar stafin e Spitalit të Infektivit, pasi tha se i ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer, ndërkohë që përgënjeshtroi deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj.

“Desha të përgënjeshtroj Besnik Mustafajn për akuzën që na ka bërë, dhe na ka stresuar jashtë mase për sjelljen tonë të keqe, gjë që nuk është e vërtetë. Kryesoja është se sot nuk është koha të rregullojmë kushtet e spitalit”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Arena”. I infektuari deklaroi se më shumë e ka përjetuar nga frika dhe ankthi sesa nga realiteti.

“Të them të drejtën, e përjetova një provë që nuk ja uroj askujt kurrë. Ju them me bindje që përjetimi është më i frikshëm sesa realiteti. Më shumë është frikë, ankth që vjen nga lajmet, nga mediat. Unë e quaj grip normal. Terapia ka qenë që ne merrnim një herë në 12 orë ilaҫe. Ushqimin na binin tek krevati, dhe na kanë shërbyer shum mirë, për mua janë heronj personeli mjekësor”, tha pacienti.
Ai tregoi se djali është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pretendon se koronavirusin nuk e ka sjellë i biri, por e ka pasur ai fillimisht.

LEXO EDHE:  “Paralizohet” e gjithë Shqipëria/ Të gjitha lokalet, baret dhe restorantet të mbyllur deri në 3 prill

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse masat kufizuese funksionojnë?

“Unë fillimisht para se të vinte djali kam pasur shenja, nuk e ka sjellur djali, nuk e di ku e kam marrë në Shqipëri. Djali ka ardhur shum mirë nga Italia, ai ka qëndruar me të afërm në Itali, dhe asnjëri nuk është me koronavirus, ka hipur në Firence dhe ka ardhur në Tiranë me datë 25. Nuk ka ndaluar fare. Mirëpo unë, dy ditë para tij kam pasur dhimbje koke dhe temepraturë, marrje mendësh, shtrëgim gjoksi, pastaj e ka kapur edhe djalin. Shkuam tek Spitali Amerikan për tu vizituar, dhe kishte një mjek, bëmë analizat dhe na rekomanduan infektivin për të bërë testin. Ne u treguam të sinqertë dhe morën nga telefoni 127. Ne shkuam pastaj në shtëpi, erdhi zotëria që na bëri testin dhe na mori ambulanca në shtëpi, dhe më pas erdhëm në spital”, tregon ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rrëfehet mjeku i infektuar me koronavirus/ “Nuk kam frikë, uji është ilaçi më i mirë”

Publikuar

-

Nga

Pasi u konfirmua si i prekur me koronavirus, mjeku Arben Agolli është vetëizoluar në banesën e tij. Agolli ka treguar se në spitalin ku ai punon nuk ka masa speciale, por janë të pajisur me maska, doreza dhe kapele.

Ai tha se infektimi i ndonjërit prej tyre ishte i pritur, pasi pavarësisht se tregojnë kujdes ata përballen me shumë pacientë, ndërsa tregoi se nuk ka frikë.

“Jo nuk kam frikë, për vetë faktin se është një virozë, kemi pasur edhe viroza të tjera. Nga janari deri në 5 mars në spitalin tonë kemi pasur 3 mijë vizita për viroza, unë më shumë shqetësohem për fatin e nënës sime që është moshë e thyer, për të tjerat jo”, u shpreh ai në një lidhje me Euro News.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon burrin e deputetes socialiste me virusin “Korona”

LEXO EDHE:  COVID-19 në Shqipëri/ Maliqi: Të izolojmë “Koronavirusin që drejton timonin e qeverisë”

Ndërkohë Agolli rrëfeu se gjatë kësaj kohe po merr vitamina D3, vitamina C dhe ujë. Ai e cilësoi ujin si ilaçin më të mirë në këto momente./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Diskutimet për negociatat/ Koronavirusi shtyn mbledhjen e KE

Publikuar

-

Nga

Përhapja e koronavirusit ka shtyrë edhe mbledhjen e Këshillit Europian e cila pritej të mbahej më 26-27 mars.

Në këtë mbledhje do të diskutohej për fatin e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Mësohet se mbledhja është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë kujtojmë se për 30 ditë shtetet anëtare do të mbajnë të mbyllura kufijtë, ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm persona të autorizuar si mjekë dhe transportuesit e mallrave dhe medikamenteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE