Connect with Us

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë/ Kurti dhe stafi i tij i nënshtrohen analizave

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë/ Kurti dhe stafi i tij i nënshtrohen analizave

Publikuar

-

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lajmëroi pak më parë se numri i të infektuarve ka arritur në 20 perosona.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti dhe stafi i tij i janë nështruar testit për COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se testi është bërë pasi që kryeministri dhe stafi i tij kanë takime të shpeshta me delegacione vendore e ndërkombëtare në funksion të detyrave zyrtare, prandaj edhe u është rekomanduar të bëjnë analizat në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Pas analizave, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit kanë rezultuar negative.

LEXO EDHE:  Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Je përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë, jeni këlysh të Soros

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Një tjetër grua me COVID-19/ 20 të infektuar në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se është regjistruar një tjetër person i prekur me koronavirus.

Mësohet se deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 20, pasi një grua 55-vjeçare nga fshati Bradash i Podujevës ka rezultuar pozitive. Autoritetet kosovare bëjnë me dije se aktualisht janë testuar gjithsej 308 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se po monitoron të gjitha rastet e ardhura nga shtetet e prekura dhe kontaktet e tyre, ndërsa thekson apelin për vetëizolim.

LEXO EDHE:  Andrea Mano perjashton FRPD nga analiza

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosovës nis punën/ Kryeministri Kurti shkel dy premtime

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e  shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHPK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

4 persona rezultojnë pozitivë/ Shkon në 35 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

4 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mesditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 35. Katër personat e konfirmuar orët e fundit janë nga Shkupi dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e stabilizuar.

Ndërkohë, pasagjerët e dy avionëve të mbërritur nga Brukseli i janë nënshtruar testimit dhe pritet të dalin rezultatet e tyre. Momentalisht ata janë këshilluar të vetëizolohen në banesat e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria “Kurti” në rrezik pas shkarkimit të ministrit Veliu

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Agim Veliu, nga partia LDK. Kurti tha se Veliu ka përhapur panik për gjendjen me koronavirus. LDK i ka dërguar ultimatum Kurtit. Koalicioni në rrezik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  për shkak të “mospajtimeve rreth shpalljes apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme”. Shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit po e kërkon Presidenti Hashim Thaçi, të cilën e mbështeti edhe LDK. Por me këtë kërkesë nuk po pajtohet kryeministri Albin Kurti. Në një njoftim të zyrës së kryeministrit, thuhet se ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, në një televizion lokal, “u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në këtë deklarim ai përhapë panik duke thënë se numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

“As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar, duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Më tej thuhet se “përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, ministri Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është. Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit Kurti.

LDK kundër

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti kjo që është në koalicion me Vetëvendosjes e Kurtit, i cili shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm e quajti të papranueshëm dhe kërkoi nga Kurti që të kthej vendimin prapa.

“Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me kryetarin e subjektit politik, me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij të bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merrë vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme. Ato çojnë në prishjen e koalicionit”, thuhet në reagimin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Ambasada amerikane kërkon heqjen e tarifave

Vetëm disa orë më parë Ambasada amerikane në Prishtinë i bëri thirrje  qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

“Në kohërat si këto, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për lëvizjen e lirë të mallrave. Sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të hedhë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat tani”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte paralajmëruar që më 15 mars do të heq tarifat pjesërisht për mallrat që vijnë ng Serbia, duke e zëvëndësuar gradualisht me reciprocitet. Por Kurti pohon se për këtë nuk ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit LDK-në.

LEXO EDHE:  Andrea Mano perjashton FRPD nga analiza

LEXO EDHE:  Humbja e PD, analiza në 8 pika dhe palacot e oborrit

“Zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, pati thënë Kurti. Por, LDK, po kërkon heqjen e menjëhershme të tarifës asht siç po kërkon edhe SHBA-së.

Kriza qeveritare

Sidoqoftë, gjendja me koronavirusin në Kosovë dhe menaxhimi i krizës ka përplasur krerët e institucioneve të Kosovës. Të martën Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilin do ta dërgojë për miratim në parlament. Me këtë nuk po pajtohet asesi kryeministri Albin Kurti, i cili po vazhdon të mbajë qëndrimin se në Kosovë tash për tash mjafton shpallja e gjendjes së kujdesit të shëndetit publik.

Nga ana e tij, presidenti Hashim Thaçi tha të mërkurën në mesditë se “zyra ligjore e tij dhe ajo e parlamentit janë duke u kordinuar në mënyrë që të finalizohet procesi i dekretit të Presidentit të Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha masave të domosdoshme institucionale për preventimin, parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendje në Kosovë”.

“Dekreti përfshinë gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë 30 ditore me mundësi të vazhdimit apo shkurëtimit, varësisht prej situatës së krijuar”. Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kjo nënkupton mobilizimin dhe përfshirjen në menaxhimin e situatës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në tërë teritorin. Dekreti i Presidentit u mbështet nga Partia më e madhe opozitare PDK, e  cila kritikoi qeverinë Kurti për “keqmenaxhim të situatës me koronavirus”.

“Okupimi i veriut”

Dekreti i Presidentit që kërkon miratimin e parlamentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme e ka shqetësuar subjektin politik serb në Kuvendin e Kosovës listën Srpska, e cila e kundërshton këtë, duke thënë se “Prishtina po përpiqet të sistemojë Forcat e Sigurisë në veri të Kosovës me pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, por me qëllim të okupimit të qetë të komunave serbe”. Lista Serbe thekson se “me gjithë situatën e re të krijuar nga pandemia e koronavirusit, refuzon vendosmërisht qëllimin e fshehtë të Prishtinës që të sistemojë në veri të Kosovës forcat ushtarake”.

“Si përfaqësues legal e legjitim të popullit serb i bëjmë thirrje komandës së KFOR-it që me urgjencë të pengojë dhe të hedhë poshtë mundësinë e vendosjes së formacioneve ushtarake të Prishtinës në veri të Kosovës dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjen që garanton se këto formacione nuk mund të vendosen në katër komunat veriore”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe e cila në parlamentin e Kosovës përfaqësohet me 10 deputet./ DW

LEXO TE PLOTE