Connect with Us

Rritet bilanci i të infektuarve me koronavirus në Greqi/ 1000 euro gjobë për ata që shkelin rregullat

Bota

Rritet bilanci i të infektuarve me koronavirus në Greqi/ 1000 euro gjobë për ata që shkelin rregullat

Publikuar

-

Ka shkuar në 418 numri i të infektarve me koronavirus në Greqi, ku vetëm sot janë konfirmuar 31 raste të reja.

Ndërkaq, qeveria ka shtrënguar masat, ku ndalohen takimet me më shumë se 10 persona në vende publike. Për ata që shkelin këtë rregull do të ndëshkohen me gjobë prej 1.000 euro për person.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Chardalias, përsëriti rekomandimin për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të shmangin kontaktin maksimal me njerëzit jashtë rrethit të tyre të ngushtë familjar.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ishin nisur për në Greqi, mbyten në det emigrantët

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë/ Kurti dhe stafi i tij i nënshtrohen analizave

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lajmëroi pak më parë se numri i të infektuarve ka arritur në 20 perosona.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti dhe stafi i tij i janë nështruar testit për COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se testi është bërë pasi që kryeministri dhe stafi i tij kanë takime të shpeshta me delegacione vendore e ndërkombëtare në funksion të detyrave zyrtare, prandaj edhe u është rekomanduar të bëjnë analizat në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Pas analizave, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit kanë rezultuar negative.

LEXO EDHE:  Qipro/ Pranvera e artë në ishullullin e Venusit

LEXO EDHE:  Alarm në BE/ Gati të shpërthejë situata me refugjatët në Greqi

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një tjetër grua me COVID-19/ 20 të infektuar në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se është regjistruar një tjetër person i prekur me koronavirus.

Mësohet se deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 20, pasi një grua 55-vjeçare nga fshati Bradash i Podujevës ka rezultuar pozitive. Autoritetet kosovare bëjnë me dije se aktualisht janë testuar gjithsej 308 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se po monitoron të gjitha rastet e ardhura nga shtetet e prekura dhe kontaktet e tyre, ndërsa thekson apelin për vetëizolim.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i prindërve të 14-vjeçares: Vajza këndonte nga gëzimi, s’kishte bërë kurrë plazh

LEXO EDHE:  Rrëfimi i prindërve të 14-vjeçares: Vajza këndonte nga gëzimi, s'kishte bërë kurrë plazh

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e  shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHPK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Studimi/ Koronavirusi mund të jetojë në ajër disa orë dhe në objekte të ndryshme disa ditë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi i ri që ka shpërthyer si një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edhe disa ditë.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin te një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e sperklave mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe. Studimit u publikua në internet nga “New England Journal of Medicine” të martën shkruan Reuters.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ishin nisur për në Greqi, mbyten në det emigrantët

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ishin nisur për në Greqi, mbyten në det emigrantët

Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.

Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë.

Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.

 

LEXO TE PLOTE